LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i Kajmakut, Lala: Droga që iu gjet dyshohet se u nis nga Shqipëria

E ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Lala tha se lajmi nuk është që ai u kap me 20 kg drogë, por është fakti se si Agim Kajmaku ngjiti shkallët e politikës, duke u bërë dhe kryebashkiak i një prej bashkive më të mëdha në vend.

13 Qershor 2022, 22:05 Nga F.M
Arrestimi i Kajmakut, Lala: Droga që iu gjet dyshohet se u nis nga
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku është një ngjarje ulëritëse për Shqipërinë. E ftuar në emisionin 'Open' në News 24, Lala tha se lajmi nuk është që ai u kap me 20 kg drogë, por është fakti se si Agim Kajmaku ngjiti shkallët e politikës, duke u bërë dhe kryebashkiak i një prej bashkive më të mëdha në vend.

“Kam folur një javë më par ëme drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Nuk kanë pranuar se kishin informacion për arrestimin e Kajmakut. Në këndvështrimin tim, ata e mbrojtën Agim Kajmakun, sepse nuk e pranuan lajmin. Kemi të ruajtura të gjitha mesazhet. Neës24 u lajmërua nga një burim në Itali për arrestimin e Kajmakut. Problemi është se përtej përfshirjes së tij në trafik droge, ulëritëse është se Agim Kajmaku, i skeduar që në vitin e largët 1991-1995 arriti të ngjiste shkallët politike. Nuk është lajm kapja e tij me 20 kg drogë, sepse në vendin tonë janë kapur tonelata kokainë. Kjo bën lajm, sepse bëhet fjalë për një ish-kryetar bashkie, të një ndër bashkitë më të mëdha në vend. Nga informacionet që kemi, që policia nuk i pranoi në asnjë moment, Kajmaku është arrestuar dy javë më parë, sepse pronari i fidanishtes, ku ai merrte lulet, kishte dyshime. Ai sinjalizoi policinë atje. Por nuk është ende e qartë nëse droga ka ikur nga Shqipëria, pra nëse është trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë.

Nëse bëhet fjalë për një sasi droge të shkuar nga Shqipëria drejt Italisë, jemi përpara faktit se ku kaloi kjo drogë, si u fut në territorin italian. Nëse ka ikur nga Shqipëria, ka dyshime se mund të ketë dhe bashkëpunëtorë. Është një strukturë e tërë që operon, që nga momenti si kamuflohet, mënyra si kamuflohet, fakti që bëhej në vazo lulesh. Kjo histori kërkon minimalisht një kërkesë falje nga politika, por dhe një hetim shterues nga policia. Zyrtarët që fshehën lajmin duhet të kërkojnë falje, e të ketë edhe dorëheqje. Ata duhet të shpjegojnë arsyet pse një ish-kryebashkiak, i prekur nga dekriminalizimi, i mbrojtur hapur nga kryeministri, arrestohet atje dhe nuk ka informacion në vendin tonë. “Nuk kemi konfirmim nga pala shqiptare”, është mesazhi i zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit. Unë nuk besoj që nuk ka pasur konfirmim. Pasuria e Agim Kajmakut, pas këtij momenti, duhet t’i nënshtrohet verifikimit”, tha gazetarja Lala.

klodiana lala agim kajmaku

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet