LIVE UPDATES
Aktualitet

Lala zbulon detaje nga hetimet: Sadikajt iu vu 500 gr C4. Shpresa e vetme janë qelizat

Ka rrëfyer detaje të reja nga hetimet.

13 Qershor 2022, 21:41 Nga F.M
Lala zbulon detaje nga hetimet: Sadikajt iu vu 500 gr C4. Shpresa e vetme
Klodiana Lala

TIRANË- Hetuesit dyshojnë se ka qenë një sasi e konsiderueshme, rreth 500 gram lëndë eksplozive C4 e vendosur në makinën e Aleksandër Sadikajt, i cili u vra të shtunën teksa po lëvizte në zonën pranë TEG-ut. Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Open” në News24, duke rrëfyer detaje të reja nga hetimet.

Kjo është një ngjarje që ka kthyer frikë dhe terror. Nga 2013 ishin bërë më të rralla shpërthimet me eksploziv. Në 2013-2014 ishte banda e Julian Sinanaj që mori përsipër disa shpërthime dhe më pas u pendua. Kemi pasur më pas raste sporadike. Më i rëndi ai i gjyqtarit Ikonomi në 2009. Një ngjarje që tenton të përçojë mesazhe, të mbjellë frikë dhe terror. Në këtë aspekt ekzekutorët ia kanë dalë sepse edhe sot në vend janë gjurmët e krimit. Aleksandër Sadikaj ka dalë në orën 13:20 nga banesa e tij që kishte në Saukun e vjetër, jetonte prej rreth 1 viti me bashkëjetuesen e tij, e cila ka rrëfyer detaje nga dita e fundit. Nga dalja nga shtëpia deri te shpërthimi kanë kaluar 15 minuta e 30 sekonda. Hetuesit dyshojnë se ishte vendosur afro gjysmë kg C4 në makinën me targa AB 077PO, nisur nga përmasat e shpërthimit. Për fat të mirë nuk ka pasur distancë të afërt dhe një automjet që ka qenë disi larg, ka pasur dëmtime të lehta.

Ekzekutorët e kanë ndjekur dhe kanë zgjedhur momentin kur rruga ngushtohet dhe s’mund të futen shumë makina. Nga grupi hetimor janë duke parë të gjitha kamerat e sigurisë dhe qelizat e telefonit. Sadikaj, tre ditë para ngjarjes ka qenë në Memaliaj sipas bashkëjetueses. Në datë 8 kishte qenë në Memaliaj ku kishte një fermë, në datë 9 kanë ardhur në Tiranë, kanë darkuar në një lokal afër komunës së Parisit dhe shpjegon se ka parë në parkim kapakun e serbatorit të hapur, por i riu nuk i kishte kushtuar rëndësi. Të nesërmen vijoi jetën normalisht. Vajza shpjegon më pas dhe faktin se ai nuk ruhet, se bizneset po i ecnin shumë mirë dhe se ishte i lumtur. Tregon më pas dhe momentin tragjik kur ka marrë vesh lajmin. Kur një nga miqtë e Aleksandrit e kishte telefonuar.

Janë pyetur shumë persona. Do të jetë një ngjarje e vështirë për t’u zbardhur sepse shpërthime me eksploziv janë ngjarje që shkatërrojnë prova. Të tre celularët e viktimës të shkrumbuar, është dëmtuar dhe pistoleta. Tre pista kryesore, njëra trafiku i kokainës. Sadikaj kishte njohje të forta me personazhe të botës së krimit në Holandë….Dhe një për borxhet, por hetuesit nuk besojnë se është pista më e fortë e mundshme. Ne sot duhet të diskutojmë pse Shqipëria ka ardhur në këtë pikë. Shpesh ne kapemi me detajet, por nuk shkojmë më tej për të zbuluar a ka një mënyrë për t’i parandaluar ngjarje të tilla, për personazhe me rekorde. A ka një strategji? Është ngjarja e katërt në Tiranë në pak muaj që është pa autorë. E vetmja e shpresë janë qelizat e telefonit të autorëve të dyshuar, ose mundësia që të kenë bërë ndonjë gabim gjatë vendosjes së eksplozivit”, tha Lala.

Marrë nga Balkanweb

klodiana lala

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet