E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Gazetarja tha se SPAK ka konfirmuar zyrtarisht që është kërkuar ekstradimi i Ervin Matës në drejtim të Shqipërisë.
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e Ervin Matës në Brazil. Gjatë një interviste televizive, Lala deklaroi se në momentin e arrestimit ai mbante letra britanike të falsifikuara, por u identifikua nga gjurmët e gishtërinjve.
Gazetarja tha se SPAK ka konfirmuar zyrtarisht që është kërkuar ekstradimi i Ervin Matës në drejtim të Shqipërisë. Lala theksoi se Mata akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, të llojit kokainë dhe për grup të strukturuar kriminal.
Klodiana Lala: Që Ervin Mata kishte dyshime të forta që fshihej në Brazil normalisht këto diheshin që në momentet e para kur u shpall në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”, në atë kohë u godit një grup i strukturuar kriminal ku kreu i grupit dyshohej Ervin Mata, i cili njihej me nofkën “Boli i kokainës”. Ishte një personazh i njohur si i përfshirë në atë që njihet si masakra në zonën e ish-Bllokut, ku pati të vrarë dhe një përplasje shumë të fortë me Ervis Martinajn, i zhdukur pa gjurmë që nga viti 2022.
Është arrestuar në fakt disa ditë më parë, por News24 e ka mësuar lajmin dhe më pas është konfirmuar përmes njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, të llojit kokainë, dhe po ashtu për grup të strukturuar kriminal. Në momentin e arrestimit në Brazil ai mbante dokumente dhe pasaportë, por edhe letra të tjera britanike të falsifikuara.
Dhe pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, por edhe të dhënave të tjera, është konfirmuar që Ervin Mata është personi që fshihej në shtetin e Brazilit. Ditën e sotme, pas informacioneve të News24, kemi pasur kontakte edhe me SPAK, e cila ka konfirmuar zyrtarisht që është kërkuar ekstradimi i Ervin Matës në drejtim të Shqipërisë.
Ngjarja te “Monopol” ka qenë një nga masakrat më të rënda, ndërkohë sa i përket akuzave, ju e dini bëhet fjalë për një grup shumë të madh që fillon që nga vrasja, përfshirja e zyrtarëve të lartë të policisë, korrupsioni deri te trafiku i kokainës. Ardhja e tij në Shqipëri do të sjellë një panoramë tjetër. Të gjitha vendet po i dorëzojnë të kërkuarit nga Shqipëria, e konkretisht nga SPAK./Dosja.al
Ervin Meta BRAZIL- Pamjet e arrestimit të Ervin Matës gjatë arrestimit në Brazil janë publikuar. 39-vjeçari fshihej du...
Ervin Mata BRAZIL- Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuar në Brazil. 39-vjeçari akuzohet p&eu...
Pamje nga arrestimi i Ervin Matës BRAZIL- Ervin Mata, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK ës...
Foto ilustruse FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, ku një moloçikletë është...
Foto ilustruse TIRANË- 4-vjeçari i cili u godit aksidentalisht nga motra teksa luanin së bashku ka ndërruar jetën ditë...
Ervin Mata BRAZIL- Arrestimi i Ervin Matës në brazil është raportuar edhe nga CNN. Filiali i CNN në Brazil shkruan se manjati...
Ervin Mata TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se është arrestuar në Brazil Ervin Mata, i cili shpallur në k&eum...
Ervin Mata BRAZIL- Ervin Mata i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Brazil. 39-vjeçari...
VLORË- Një aksident ka ndodhur në afersi te qafes se i Llogarasë, në aksin Orikum–Himarë. Mësohet se një automje...
Foto ilustruse SPANJA- Një bandë shqiptare e cila grabiste bankomatet me kamionë-vinç, rrezikon dënime të rë...