6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Dje më 21 gusht, Veliaj u mor në pyetje për disa orë në SPAK. Kjo është paraqitja e tij e dyte brenda një javë në një hark kohor dy ditor.
TIRANË- Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj është paraqitur edhe pasditen e sotme në ambiente e SPAK. Mësohet se paraqitje e tij ka të bëjë me dorëzimin e disa dokumenteve tek hetuesit e BKH-së.
Dje më 21 gusht, Veliaj u mor në pyetje për disa orë në SPAK. Kjo është paraqitja e tij e dyte brenda një javë në një hark kohor dy ditor. Ai dje para gazetarëve preferoi të përgjigjej shkurtimisht para se të largohej.
"Kam ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim," tha ai dhe më pas u largua teksa gazetarët i drejtonin pyetje.
Ai u mor në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj vëllait të tij Erion Veliaj. Gjykata e Posaçme e Apelit më 31 korrik rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë dhe në biznesin e tij.
Më 14 maj, Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim në Apel ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024. Vendimi asokohe u dha nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Foto ilustruese BULQIZË- Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Bulqizë. Arrestimi i të...
foo ilustruese KUKËS- Erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu kanë përfshirë mëngjesin e sotëm qy...
foo ilustruese FUSHË-ARRËZ- Disa vatrja zjarri në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz janë shuar plotësisht gjat...
Foto SELENICË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Selenicë. Arrestimi i tij ka ardhur pa...
Foto PEJË- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Konferenca e Bujanit...
foto TIRANË- Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratu...
pamje nga zjarret VLORË- Disa vatrja zjarri përfshinë mbrëmjen e kaluar zonat e Dukatit, Drashovicës në qarkun e V...
Foto TIRANË- Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes...
Foto TIRANË- Treguesi i eficiencës së energjisë në ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi hap pas në...
Foto TIRANË- Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Au...