LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen ekonomike

Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi direkt vlerësohet i kontrolluar, ndërsa aftësia përthithëse e ekonomisë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

15 Maj 2026, 18:02 Nga D.S

Analiza e BSH: Shtrenjtimi i naftës ka shtuar rreziqet për rritjen

TIRANË- Ekonomia shqiptare është e ekspozuar ndaj luhatjeve në çmimet globale të naftës, por ajo paraqet aktualisht një kapacitet më të mirë për t’i përballuar ato krahasuar me goditjet paraardhëse. Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi direkt vlerësohet i kontrolluar, ndërsa aftësia përthithëse e ekonomisë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Ky pozicion mbështetet nga përmirësimi i eficiencës energjetike të ekonomisë, ekspozimi i kufizuar i konsumatorëve, për shkak të peshës së ulët të karburanteve në shportën e konsumit; dhe një tablo makroekonomike e përmirësuar, e cila ofron hapësirë të shtuar për reagim.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se ndikimi përfundimtar do të varet nga kohëzgjatja e goditjes dhe zhvillimet gjeopolitike. Në vitin 2025, importet e naftës arritën rreth 740 mijë tonë, duke përfaqësuar rreth 5.9% të totalit të importeve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo tregon ndjeshmërinë e bilancit tregtar ndaj luhatjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Episodi i vitit 2022 ilustroi qartë se rritjet e forta të çmimeve mund të përkeqësojnë deficitin tregtar dhe të ushtrojnë presione shtesë mbi bilancin e pagesave.

Ekspozimi ndaj goditjes nuk është i njëtrajtshëm nëpër sektorë të ekonomisë.

Bizneset mbajnë peshën kryesore të konsumit të naftës, me rreth 78.3%, ndërsa familjet rreth 21.7%. Për më tepër, pesha e naftës në shportën e konsumit familjar është e ulët, rreth 3.47%.

Megjithatë, ndikimi i rritjes së çmimit në buxhetet e familjeve mund të ndihet edhe përmes kanaleve indirekte, që burojnë nga rritja e çmimeve të transportit dhe të mallrave të prodhuara me intensitet të lartë energjetik.

Brenda kategorisë së bizneseve, sektorët me intensitet më të lartë përdorimi të naftës dhe, rrjedhimisht, më të ekspozuar ndaj goditjeve në çmime janë transporti, industria përpunuese, akomodimi dhe ndërtimi.

Nga këndvështrimi i kostove, pesha e shpenzimeve për naftë rezulton më e lartë në transport, industri nxjerrëse, akomodim, tregti dhe ndërtim. Në nivel ekonomie, shpenzimet për lëndë djegëse përbëjnë rreth 6.4% të kostos totale.

Rritja e çmimit të naftës përbën një goditje negative nga ana e ofertës, e cila mund të përcillet në ekonomi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.

Banka e Shqipërisë vlerëson se intensiteti dhe kohëzgjatja e ndikimit do të varen nga kohëzgjatja e konfliktit, rikthimi i prodhimit në nivelet përpara luftës dhe qëndrueshmëria e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, duke e bërë këtë proces të kushtëzuar nga zhvillimet gjeopolitike dhe objekt të një monitorimi të vazhdueshëm.

Sipas analizës, transmetimi në inflacion ndodh përmes dy kanaleve kryesore: kanali i drejtpërdrejtë dhe me veprim të menjëhershëm reflekton rritjen e çmimeve të karburanteve për konsumatorin në transportin individual dhe kanalet e tërthorta, me veprim të ngadaltë, por më të qëndrueshëm, përfshijnë disa mekanizma ndërveprues.

Së pari, rritja e kostove për bizneset, e cila transmetohet gradualisht në çmimet e mallrave të tjera dhe të shërbimeve, duke gjeneruar presione më të gjera inflacioniste.

Së dyti, dobësimi i kërkesës agregate, në kushtet kur kërkesa për naftë është relativisht joelastike dhe rritja e çmimeve përkthehet në përkeqësim të termave të tregtisë. Së fundi, ndikimet që burojnë nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e inflacionit në partnerët tregtarë.

Ndonëse në këtë fazë, vlerësimi i plotë i të gjitha kanaleve të mësipërme, me një shkallë të lartë saktësie, mbetet i vështirë për t’u realizuar, sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, mund të evidentohen dy përfundime kryesore.

Për sa i takon kahut të ndikimit, goditja pritet të prodhojë efekte të kundërta mbi inflacionin dhe rritjen ekonomike: rritja e qëndrueshme e çmimeve të naftës ushtron presion në rritje mbi inflacionin, ndërkohë që frenon aktivitetin ekonomik përmes reduktimit të fuqisë blerëse, zhvendosjes së të ardhurave drejt financimit të importeve dhe rritjes së pasigurisë.

Në aspektin kohor e sasior, një goditje e përkohshme dhe e kufizuar pritet të ketë efekte kalimtare mbi inflacionin, ndërsa një rritje e zgjatur dhe e lartë e çmimeve energjetike, e reflektuar në kostot e prodhimit dhe në pritjet inflacioniste, mund të gjenerojë presione më të qëndrueshme, me pasoja më të theksuara si për inflacionin, ashtu edhe për rritjen ekonomike./Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë