LIVE UPDATES
Aktualitet

Amerika i kërkon Kosovës të bëhet pjesë e gazit amerikan me çdo kusht

Sipas saj, Kosova vazhdon të mbështetet në termocentrale të vjetruara me linjit, ndërkohë që importi i energjisë po rëndon ekonominë dhe po e ekspozon vendin ndaj luhatjeve të tregut energjetik.

6 Qershor 2026, 07:23 Nga E.d
Amerika i kërkon Kosovës të bëhet pjesë e gazit
Foto ilustruse

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për qasjen në gazin e lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një thirrje të tillë e ka bërë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara. Amerika po e shtyn hapur Kosovën drejt projekteve amerikane të gazit natyror, ndërsa paralajmërimi është i qartë: nëse vonohet, Kosova rrezikon të mbetet jashtë hartës së re energjetike të Ballkanit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë që qasjen në gazin e lëngshëm natyror amerikan dhe ndërtimin e infrastrukturës së gazit ta trajtojë si prioritet strategjik kombëtar. Sipas saj, Kosova vazhdon të mbështetet në termocentrale të vjetruara me linjit, ndërkohë që importi i energjisë po rëndon ekonominë dhe po e ekspozon vendin ndaj luhatjeve të tregut energjetik.

Në reagim thuhet se remontet e kapaciteteve ekzistuese, rritja e kërkesës për energji dhe pasiguria në tregjet ndërkombëtare po e bëjnë të domosdoshëm diversifikimin e burimeve energjetike.

Oda Amerikane thekson se shtetet e rajonit tashmë po lidhen me korridore të reja të gazit dhe me projekte të LNG-së, ndërsa Kosova rrezikon të mbetet jashtë kësaj arkitekture të re energjetike rajonale.

“Sfida me të cilën përballet Kosova nuk është më disponueshmëria e furnizimit, por gatishmëria e vendit për ta shfrytëzuar atë”, thuhet në reagim, ku kërkohen investime në infrastrukturë, ndryshime ligjore dhe angazhim më i madh me partnerët strategjikë.

Sipas Odës Amerikane, lidhja me gazin amerikan nuk shihet vetëm si çështje energjie, por edhe si çështje strategjike dhe gjeopolitike për Kosovën. Ata vlerësojnë se qasja në gaz do të ulte varësinë nga importi i shtrenjtë i energjisë elektrike, do të ndihmonte integrimin e energjisë së ripërtëritshme dhe do të rriste konkurrueshmërinë e industrive kosovare përballë rregullave gjithnjë e më të ashpra të Bashkimit Evropian për emetimet e karbonit.

Në fund, Oda Amerikane i kërkon Qeverisë “vullnet politik” dhe hapa konkretë për integrimin e Kosovës në rrjetet rajonale të gazit, duke paralajmëruar se mungesa e veprimit mund ta zgjasë cenueshmërinë energjetike dhe ta kufizojë potencialin ekonomik të vendit.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka rishpërndarë editorialin e të Ngarkuarës me Punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ku kërkohet që Kosova t’u bashkohet projekteve amerikane të gazit natyror në Ballkan.

Prattipati ka theksuar se Kosova duhet të veprojë shpejt, pasi “mundësia po mbyllet”. Sipas saj, nëse vonohet, Kosova mund të mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa qasje në gazin natyror të lëngshëm amerikan.

“Mundësia për t’iu bashkuar këtyre projekteve po mbyllet. Vonesa e këtij vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të GNL-së të zotohen diku tjetër”, ka paralajmëruar ajo.

Diplomatja amerikane ka përmendur projektet rajonale si Korridori Vertikal i Gazit, terminali lundrues i LNG-së në Kroaci dhe gazsjellësi që lidh terminalin e Aleksandrupolisit në Greqi me Shkupin, si mundësi konkrete ku Kosova mund të përfshihet.

Ajo ka theksuar se lidhja me një projekt ekzistues do të ulte kostot dhe afatet e ndërtimit, ndërsa ka bërë të ditur se Qeveria amerikane posedon mekanizma financimi për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror.

Prattipati ka rikujtuar edhe faturën e rëndë energjetike të Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës, sipas të cilave vendi ka shpenzuar rreth 735 milionë euro për import të energjisë elektrike në katër vitet e fundit.

Sipas saj, centralet me gaz natyror do të ndihmonin stabilizimin e çmimeve, rritjen e prodhimit vendor dhe uljen e varësisë nga fqinjët, ndërsa ka nënvizuar se prioritet i Administratës Trump mbetet ulja e varësisë së Evropës nga energjia ruse.

“Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike”.

Për një vend si Kosova, ku rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet ende nga qymyri, dhe vetëm rreth 10 për qind vjen nga burime të ripërtëritshme si uji, era dhe dielli, gazi mund të shërbejë si alternativë për të thyer varësinë e thellë nga një burim i vetëm.

Kosova deri më tash ka mbetur jashtë sistemit të ndërlidhjes në rrjetin që sjellë gazin amerikan në rajon, por këtë mund ta bëjë duke u ndërlidhur me Shqipërinë ose Maqedoninë e Veriut./Monitor

amerika kosovë gazi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës