LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksioni i SPAK kundër Call Center, Lala tregon mënyrën se si kryhej mashtrimi: Qytetarët investonin 250 euro filimisht por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1.5 mln euro

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala u shpreh investigimi mbi këtë rast kishte nisur mbi bazën e rrëfimit të një operatori, i cili pretendonte e ishte një punonjës i policisë në Itali që rekrutonin shtetas që të punonin në call center.

19 Janar 2026, 21:37 Nga E.d
Aksioni i SPAK kundër Call Center, Lala tregon mënyrën se si
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala treguar detaje nga aksioni i SPAK, i bërë pak ditë më parë në dy kulla në Tiranë. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala u shpreh investigimi mbi këtë rast kishte nisur mbi bazën e rrëfimit të një operatori, i cili pretendonte e ishte një punonjës i policisë në Itali që rekrutonin shtetas që të punonin në call center.

Ajo tha se për shkak të masave të lara të sigurisë, ishte e pamundur që gazetarët të hynin në ato godina. Lala tha se në momentin kur ka ndërhyrë policia në kullë, disa nga punonjësit, kanë tentuar të zhdukin disa materiale, duke i hedhur në një kosh plehrash për të zhdukur gjurmët.

Gazetarja shpjegoi mënyrën se si kryhej mashtrimi. Ajo tha se ftoheshin qytetarët europianë, bindeshin të investonin 250 euro filimisht, por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1 apo 1.5 mln euro, me idenë se kanë investuar në kriptomonedha, por më pas zhdukeshin.

"Ishte emisioni Le Iene që në muajin Janar, mbërriti në SPAK dhe i dorëzoi prokurorëve, disa materiale filmike dhe të dhëna të tjera, që flisnin për një call center në një nga kullat e Tiranës. Sipas tyre ky call center ka mashtaur qytetarë të BE-së. Investigimi kishte nisur mbi bazën e rrëfimit të një operatori. Ai pretendonte në rrëfimin e tij, se ishte një punonjës i policisë në Itali që rekrutonin shtetas që të punonin në call center.

Për shkak të masave të lara të sigurisë, pasi bëhej fjalë për një nga kullat kryesore në Tiranë, ku është edhe ambasada e Israelit ishte e pamundur që gazetarët të hynin atje. Ata infiltruan një person, që siguroi jo vetëm kartën për të hyrë në call center, por të filmonte edhe disa nga punonjësit kryesorë. Në momentin që SPAK arriti të sigurojë materialin, iu drejtua gjykatës për urdhër kontrolli, pasi nuk kishte të dyshuar ende. Gjykata e Posaçme firmosi urdhër kontrolli për 28 ambjente.

Në 16 Janar agjentët e BKH, pa njoftuar policinë, ndërhynë në momentet e para. Ka qenë interesant aksioni. Agjentët e BKH, marrin njërin nga punonjësit, për të siguruar kartën e ashensorit, hyrjes, pasi nuk hyhej dot. Kur shkon me ta, hyjnë në ambjent, hetuesit befasohen, pasi në ambjentin e call center, ishte boshatisur gjithçka. Agjentët e BKH, e konsideruan si dështim në fillim, por mbetën edhe të habitur. Më pas, përmes teknikave të specializuara, përmes kamerave të sigurisë, morën targat e disa automjeteve dhe rezultoi se këto automjete kishin bërë zhvendosjen e kompjuterave, nga kulla, në një tjetër kullë.

U vunë në gjurmim dhe u shpallën në kërkim. Një prej mjeteve u ndalua dhe u shoqërua drejtusi ne Polici. Gjatë marrjes në pyetje, u zbërthye dhe tregoi se kishin bërë zhvendosjen e call centerit.  Me iniciative, agjentët njoftuan policinë dhe zbarkuan në kullën te rrugë a Elbasanit. U zbuluan materialet, serverat, portofolet ne kriptomonedha, që mendohet të ishin 10-12 milionë në muaj.

Në këto momente, pasi u bë sekuestrimi, policia arrestoi 6 persona, dy të tjerë u arrestuan me iniciative. Sot kanë dalë 8 persona për masë, 6 janë lënë në burg dhe 2, arrest në burg me afat 20 ditor. Nga ana tjetër, 3 organizatorët kryesorë, tre vëllezër me mbiemër Preka. Njëri prej tyre zotëron kompani call center. Janë shpallur në kërkim. Policia ka sekuestruar edhe prova të tjera.

Në momenton kur ka ndërhyrë policia në kullë, disa nga punonjësit, kanë tentuar të zhdukin disa materiale, ti hidhnin në një kosh plehrash për të zhdukur gjurmët. Për fat të keq, call center mashtrues janë kthyer në shqetësim serioz. Kam patur dosje hetimore që e kanë treguar këtë. Miliona që përfitohen, pastrohen edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në fokus të autoriteteve.

Mekanizmi, ftoheshin qytetarët europianë, bindeshin të investonin 250 euro filimisht, por ka patur raste që mund t’ju kenë marrë deri në 1 apo 1.5 mln euro, me idenë se kanë investuar në kriptomonedha, por më pas zhdukeshin. Sipas bisedave me hetues që merern më çështje të tilla, dyshohet se shkojnë 10-12 mln euro portofolet dixhitale vetëm në një muaj. Mund të ketë muaj të tjerë që është më e lartë. Maksimumi ka qenë 30 mln euro. Për tu ndalur në rastin konkret, duhet parë i gjithë aktiviteti, por nuk duhet të nxitohemi për të arritur në konkluzione", tha Lala./Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!