Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu Shërbimet e Policisë kanë asgjësuar bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një makinë bujqësore traktor si dhe sende të tjera që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.
VLORË- 320 bimë kanabisi janë asgjësuar në Vlorë nga megaoperacioni “Territor i pastër”. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy persona të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, të kultivuara në Trevllazër. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre. Po ashtu Shërbimet e Policisë kanë asgjësuar bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një makinë bujqësore traktor si dhe sende të tjera që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”. Pas një hetimi proaktiv, finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”. Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, të kultivuara në Trevllazër.
Shpallet në kërkim dhe një 30-vjeçar, bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike. Asgjësohen 320 bimë kanabisi dhe sekuestrohen 1 makinë bujqësore traktor dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet kriminal.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.
Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Forest”. Në kuadër të këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V., 23 vjeç dhe A. Ç., 49 vjeç, të dy këta shtetas me masë sigurie “Arrest shtëpie” në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë thyer gjatë kohës që merreshin përsëri me kultivimin e bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas, brenda një parcele me ullinj në fshatin Trevllazër, kishin kultivuar 320 bimë kanabisi. Gjatë operacionit, 2 shtetasit e vënë në pranga u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.
Shërbimet e Policisë kanë asgjësuar bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një makinë bujqësore traktor si dhe sende të tjera që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Euro 2024 GJERMANI- Ndeshjet e Kombëtares gjatë këtij Kampionati Europian ngjallën interes shumë të madh mes shqiptarëve...
Arrestimi SHIJAK- Ditën e sotme është vënë në pranga koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli. Arrestimi i tij ka n...
pamje nga vendngjarja FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në afërsi...
Foto ilustruese TIRANË- Ish-agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale dhe njëherësh miku i biznesmenit të basteve Ervis...
Astrit Avdylaj TIRANË- Arrestohet koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është arre...
foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar 25 vite burg për autorin e vrasjes së Haxhi Ballës, dhe plagosjen e të birit,...
Aurela Saliaj VLORË- Rektorja e zgjedhur e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, Aurela Saliaj ka festuar fitoren e saj m...
pamje nga ngjarja LEZHË- Arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër. Mësohet se gjatë kontrolleve n&eu...
Raheem Sterling dhe grabitesit ANGLI- Një familje shqiptare, babë e birë dhe disa kushërinj kanë bërë gjithsej 33...
Foto ilustruese TIRANË- Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Dyshohet se i mituri k...