LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot/ Humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë (EMRAT)

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes”, me drejtues Radvan Maja, banues në Borizanë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga Ndrecë Ruci, nga Mirdita.

24 Prill 2026, 18:34 Nga D.S

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot/ Humb jetën një

FUSHË-KRUJË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në superstradën Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, ku ka humbur jetë një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Mercedes”, me drejtues Radvan Maja, banues në Borizanë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga Ndrecë Ruci, nga Mirdita.

Si pasojë e përplasjes së fortë, pasagjerja Tereze Laska, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa drejtuesi i "Passatit" Ndrecë Ruci, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. 

Gjithashtu bëhet me dije se, nga aksidenti është lënduar edhe një grua e cila ndodhej në ambientin e biznesit të saj pranë vendngjarjes. Ajo është goditur nga pjesë të shkëputura të automjetit “Passat” dhe është dërguar për mjekim.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi nga “Passat”-i dhe shpejtësia e lartë e automjetit tjetër, por hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./Dosja.al

 

fushe kruje milot

Sondazh

Poll

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar