LIVE UPDATES
Aktualitet

AKSHI: Do të hapen edhe 216 laboratorë të tjerë, smart, në shkollat 9-vjeçare të vendit 

Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit, nënshkruar në korrikun e vitit që shkoi, mes dy institucioneve, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nina Guga, firmosën sot gjatë një eventi të organizuar në mjediset e TechSpace, Planin e Implementimit dhe Monitorimit të Smartlabeve, hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërorë.

1 Dhjetor 2023, 16:16 Nga I.A

AKSHI: Do të hapen edhe 216 laboratorë të tjerë, smart,

TIRANË- Pas implementimit me sukses të 100 labeve të para, realizuar në kuadër të projekteve për rritjen e aftësive digjitale, që në moshë të hershme (një prioritetet i qeverisë ky dhe pjesë e Agjendës Digjitale 2022 – 2026) ku hyjnë dhe integrimi i kurrikulës TIK që në arsimin fillor, ndryshimi i kurrikulës nga klasa e 4-rt e në vijim për t’iu përshtatur kurrikulës së re si dhe trajnimet e nevojshme për mësuesit, AKSHI, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, po nisin zbatimin e fazës së dytë për krijimin e 216 labe-eve të tjera, në 200 shkolla në mbarë vendin, me suportin e Bankës Botërore, si pjesë e programit ‘GovTech’ që AKSHI po implementon aktualisht.

Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit, nënshkruar në korrikun e vitit që shkoi, mes dy institucioneve, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nina Guga, firmosën sot gjatë një eventi të organizuar në mjediset e TechSpace, Planin e Implementimit dhe Monitorimit të Smartlabeve, hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërorë.

Ky është një tjetër hap cilësor në drejtim të edukimit digjital të fëmijëve për një brez të aftë në një të ardhme të afërt, të përshtatshëm me nevojat e tregut, ku teknologjia po zë vendin kryesor, ndërkohë, me synimin për të pajisur të gjitha shkollat e vendit me smartlabe, me grant të WBIF dhe suportin e Bankës CEB, brenda dy viteve të ardhshme do të implementohen edhe 654 smartlabe të tjera në 615 shkolla të vendit, me mbështetjen e CEB dhe WBIF.    

“Strategjia Agjenda Digjitale 2022-2026 ka në fokus zhvillimin e teknologjive të reja, Inteligjencën Artificiale, Machine Learning, të cilat i kemi në proces, pa lënë mënjanë aftësitë digjitale, një pikë shumë e rëndësishme dhe që janë kthyer në fokus kryesor. Kemi patur një patur një pilotim shumë të suksëshsëm të 100 laboratorëve të parë, falë punës së përbashkët ndërinstitucionale. Kemi marrë feedback shumë pozitiv nga mësuesit lidhur me laboratorët e rinj, kurrikulat e reja dhe platformën ‘Code Monkey’, duke stimuluar të mësuarit nëpërmjet argëtimit”, u shpreh Karçanaj. Para se të vendosej që do të kalonim me smartlab-et – shpjegoi më tej drejtoresha e AKSH-it, - kemi analizuar të gjithë studimet e bëra në këtë drejtim që qartësisht na kanë treguuar se futja e kodimit që në klasë të parë i ndihmon fëmijët për të patur një logjikë kritike për të gjetur zgjidhje edhe për problemet më të vështira”.  

Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Guga shprehu gaditshmërinë e plotë për të vijuar më tej me zbatimin e projektit, duke vlerësuar bashkëpunimin me AKSHI-n, koherencën dhe sinkronizimin në ecurinë e deritanishme me projektin e laboratorëve inteligjentë dhe jo vetëm.  

Por cilat janë risitë e këtij viti?

Duke shfrytëzuar takimin e sotëm, drejtuesja e AKSHI-t vlerësoi punën e jashtëzakonshme që është bërë me SMIP, që për vitin e kaluar shkollor mundësoi për herë të parë shpërndarjen e dëftesave me vulë elektronike, si nga shkollat publike ashtu edhe ato private.

“Këtë vit iniciativa është që nëpërmjet SMIP prindërit të informohen në kohë reale për mungesat e fëmijëve të tyre. Do të kalojmë në Regjistrin Elektronik, që do t’u mundësojë prindërve që në kohë reale të mësojnë notat e fëmijëve por edhe mungesat, që nganjëherë bëhen nga fëmijët, por prindërit nuk e dinë”, u shpreh Karçanaj.  

Inteligjenca Artificiale planifikohet gjithashtu të zbatohet në sistemin e edukimit, për identifikimin e atyre fëmijëve që janë me një aftësi më të madhe teknologjike që do të orientohen në arsimin e duhur.

akshi mirlinda karçanaj


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës