LIVE UPDATES
Aktualitet

Abuzoi me të miturën shqiptare, italiani del jashtë kontrollit në momentin që përballet me kamerat! Historia e trishtë e 16-vjeçares

Një histori si qindra të tjera, kur njerku bëhet një baba i dytë për fëmijën. Madje përkujdeset që çdo gjë të shkojë mirë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vajzë emigrante, e cila përveçse një minorene 16 vjeçare, ka dhe disa probleme shëndetësore.

28 Shkurt 2025, 21:33 Nga B.Z
Abuzoi me të miturën shqiptare, italiani del jashtë kontrollit
Foto ilustruese

TIRANË - Është mbrëmja e 17 Shkurtit 2025, dhe së bashku me kolegët italianë të emisionit Le Iene, po përballemi me një person tepër agresiv, i cili ka bërë diçka vërtetë të tmerrshme.

Gjithçka po ndodh brenda shtëpisë të këtij të riu shqiptar, në Selci Lama, një fshat i vogël pranë Citta del Castelo, në zemër të Italisë. Paskuale, personi i dhunshëm i nisjes së kësaj historie, është një 50 vjeccar napoletan, me të cilin Fatjoni do të niste një marëdhënie punë, që pak nga pak do të kthehej në miqësi. Shkak më shumë për këtë raport të ngushtë, ishte lidhja e tij me një grua shqiptare.

Një histori si qindra të tjera, kur njerku bëhet një baba i dytë për fëmijën. Madje përkujdeset që çdo gjë të shkojë mirë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vajzë emigrante, e cila përveçse një minorene 16 vjeçare, ka dhe disa probleme shëndetësore. Deri këtu, asgjë për të dyshuar. Fatjoni 25 vjeçar, i cili është miqësuar me familjen italo-shqiptare, deri kur një ditë të bukur Pasquale e fton në një takim me një Shqiptar tjetër.

Dhe ishte pikërisht Tik tokeri me emrin e artit Aron, I cili shquhet për stilin e veccantë në performancat e tij që i ndan në këtë platformë që është promovimi i dhunës. Fatjoni i pyet për motivin pse kërkojnë Pasqualen, por Aroni kërkon të takohet veçmas me italianin, ndërkohë që 25 vjeccari qëndron në tavolinë me dy shoqëruesit e tiktokerit të cilët i tregojnë arsyen e vërtetë pse janë aty.

Biseda merr një tjetër drejtim, dhe për herë të parë i riu kupton se është përpara një situate vërtetë serioze. Fatjoni kupton që janë disa video intime të Pasquales me vajzën e gruas së tij Shqiptare. Ndërkohë që pas disa minutash Aroni dhe Pasquale, rikthehen fare të qetë në tavolinën ku ndodhet Fatjoni, i cili vetëm pak kohë më vonë merr vesh se si ishte mbyllur ajo bisedë që nisi e tensionuar. Pasquale i kishte premtuar Aronit 50 mijë euro.

Por pas atij akordi me Aronin, duket se Paquale ndërron mendje dhe vendos të mos ia dërgojë paratë. Madje të nesërmen e hap për herë të parë bisedën delikate me mikun e tij. Ky refuzim i Pasquales per te paguar, zemëron Aronin dhe personat pranë tij. Grupi i shqiptarëve rikthehen sërish në Sansepolcro, për tu përballur me 50 vjeçarin napoletan.

Pamjet origjinale që ne disponojmë janë vërtetë të tmerrshme, dhe pavarësisht se janë të mbuluara, na japin një panoramë të asaj se çfarë ka pësuar vajza minorene.... 16 vjeccarja abuzohet disa herë në ditë të ndryshme nga njerku, i cili e detyron atë të kryejë akt seksual oral dhe anal. E gjitha kjo në krevatin ku flinte ccdo natë me nënën e saj.

Këtu duhet të sqarojmë diccka tepër të rëndësishme në këtë histori me një viktimë të pafajshme. Vajza, përveccse është minorene, vuan edhe nga prapambetja e lehtë mendore dhe nga epilepsia... Fakt që vërtetohet edhe nga kjo dëshmi e mëvonshme e nënës përpara karabinierëve, ku deklaron që vajza është invalide civile që trajtohet me kemp, parashikuar në nenin 104.

E ndërsa ngjarja e rëndë dhe e përsëritur dukej se po kërkohej të fshihej me dakordësinë e të gjithëve, dhe vajza ishte hequr qafe nga nëna duke e rikthyer në Shqipëri, Fatjoni arrestohet për një motiv komplet tjetër. Në fakt denoncimi ishte bërë disa ditë më përpara, dhe kjo vërtetohet nga këto dokumenta të siguruara nga avokatët e 25 vjeçarit. Nëna e vajzës akuzonte Aronin dhe Fatjonin si bashkëpunëtorë në abuzimin dhe më pas rrëmbimin e mundshëm të vajzës së saj minorene.

Ajo që kemi dëgjuar në këtë rrëfim të 25 vjeccarit, kalon ccdo lloj imagjinate. Kemi  një person që sicc e thamë duhej të ishte baba i dytë për një vajzë 16 vjeccare, por që në fakt e abuzon sistematikisht atë. Kemi një influencer të rrjeteve sociale të cilit vajza i ka kërkuar ndihmë, por ai mundohet të përfitojë sa më shumë duke shkelur me të dy këmbët besimin e saj. E mbi të gjitha kemi një nënë që nuk dihet se për çfarë motivesh, jo vetëm që nuk reagon aspak por bashkëpunon për të fshehur abuzimin e tmerrshëm ndaj vajzës së saj.

Por sa të vërteta janë këto që dëgjuam, pavarësisht se videot tregojnë qartësisht abuzimet e 50 vjeccarit italian. Ccfarë roli ka nëna e vajzës? Po Tiktokeri me emrin Aron, apo vetë Fatjoni, denoncuesi ynë? Për të zbardhur të vërtetat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme me shumë aktorë, nisim të interesohemi për vendndodhjen e vajzës, e cila pas ngjarjeve që kishin ndodhur, ishte sjellë në Shqipëri nga nëna e saj.

Dhe kërkimet na ccuan në një fshat pranë Laccit, atje ku banon babai i vajzës, bashkë me gruan e dytë. Është e papranueshme se si ky baba i sheh me shumë dyshim akuzat e vajzës së tij ndaj njerkut, madje trembet se mund të ndiqet penalisht për shpifje. Do të donim shumë që ta bindim të besojë ato që vajza i ka thënë që ditën e parë kur e ëma e ka kthyer në Shqipëri, por për fat të keq, faktet janë brenda atyre videove, të cilat është e kuptueshme që nuk mund t’ia tregojmë.

E kuptojmë që është fare e kotë ta vazhdojmë këtë bisedë, por për fat, në ndryshim nga ai, bashkëshortja, njerka e vajzës, jo vetëm që arsyeton, por na rikthen me detaje në abuzimin e tmerrshëm që ka pësuar 16 vjeçarja. Duket se e vetmja që e ka dëgjuar dhe e ka kuptuar vajzën, është njerka e saj, e cila teksa flet me ne, mundohet të na transmetojë sadopak tmerrin e përjetuar nga vajza.

Ajo rren, është mashtruese.... Këto janë fjalët e një nëne, e cila pasi ka insistuar që ta marrë vajzën në Itali, ka lejuar abuzimet sistematike ndaj saj, dhe më pas nga frika se gjërat do të zbuloheshin, e ka kthyer sërish në Shqipëri. Fillimisht tek i ati, i cili duke parë gjendjen e rënduar emocionale të 16 vjeçares, është detyruar të kërkojë ndihmë...

Pasi kemi marrë ok nga babai, së bashku me njerkën snisemi drejt qendrës ku është strehuar vajza. Sapo ulemi, pavarësisht që mundohemi të jemi sa më të kujdesshëm në pyetjet tona, ajo tregohet e drejtpërdrejtë... Dhe rrëfimi përputhet i gjithi me videot e abuzimit ndaj saj.

Nga kjo që sapo dëgjuam mësojmë një tjetër fakt shokues. Vajza ka shkuar te nëna e saj dy vite më parë, në moshën 14 vjeccare, dhe sipas saj që ditën e dytë në Itali, njerku ka nisur të abuzojë me të. Përveçse një pedofil me mendje të sëmurë, Pasquale dukej se kishte qëllim ta mbante nën vëzhgim gjatë gjithë kohës vajzën e gruas, edhe në momentet kur nuk ishtë në shtëpi. Prandaj kishte instaluar kamera në çdo ambient.

Në këtë situatë terrori fizik dhe psikologjik, vajza vendos t’i drejtohet dikujt për ndihmë, dhe ai dikush ishte pikërisht Aroni, personazhi i njohur i tiktokut. Sipas vajzës minorene, ky raport me Aronin nuk ka qenë thjeshtë një komunikim mes miqsh të njohur në Tiktok, por një lidhje emocionale në distancë.

Nga ajo që thotë 16 vjeçarja, videot që ajo vetë ka regjistruar gjatë abuzimit nga Pasquale, janë kërkuar nga Aroni. Kuptohet me premtimin se do ta ndihmonte vajzën për të demaskuar njerkun pervers. Duket qartë që vajza minorene është manipuluar vazhdimisht nga ky person, 22 vite më i madh, i cili e ka bërë të besojë se po përkujdeset për ta larguar nga tmerri që po kalon. E gjitha një farsë. Po nëna?

Pasi kemi dëgjuar edhe vajzën, kuptojmë që versioni i deritanishëm Fatjonit është ai i sakti. Të gjitha detajet mes të dyve përputhen më së miri. Prandaj rikthehemi sërish në Itali, atje ku bashkohemi me kolegët tanë të emisionit Le Iene. Sipas planit, Fatjoni ka lënë takim me Aronin, për të kuptuar situatën në cilën ndodhen të dy pas denoncimit të bërë nga nëna e vajzës. Dhe për këtë udhëtojmë rreth 400 km nga Citta del Castello drejt Novi Ligure.... Pak plane rruge.... Nëse ajo ccfarë na ka thënë Fatjoni lidhur me shantazhin dhe gjobvënien e Aronit është e vërtetë, atëherë ky i fundit ka shkelur ligjin, prandaj prezentë aty pranë është edhe një skuadër karabinierësh, të gatshëm për të ndërhyrë.

Sapo i prezantohemi, Aroni si person që e njeh mjaft mirë botën e live-t dhe të kamerave, ka një pyetje direkte. Aroni nuk duket aq i lumtur me prezencën e karabinierëve, dhe pamja e tij është krejt e pazakontë nga ajo që fansat janë mësuar të shohin në daljet e tij të tiktokut. Sidoqoftë, fakti që ka pranuar të bashkëpunojë për denoncimin e gjithë asaj që ka ndodhur, është diccka që ia vlen të theksohet, pavarësisht se çdokush në pozicionin e tij do të ishte i detyruar të bënte të njëjtën gjë.

Aroni ishte një pjesë e rëndësishme e fajit në këtë abuzim kolektiv ndaj vajzës, por pjesa më e rëndësishme nis tani.... Për këtë na duhet të udhëtojmë sërish, drejt shtëpisë së Fatjonit, atje ku do të takohemi për herë të parë me Pasqualen, pedofilin abuzues të vajzës 16 vjeçare. Pasquale është ulur tepër i qetë me idenë fikse se do të jetë ai në rolin e akuzuesit ndaj Fatjonit që sipas tij i ka ngulur një thikë pas shpine.

Pasquale e pranon menjëherë faktin që ekzistojnë video intime të tij me vajzën minorene të gruas, por ardhja e tij ka tjetër qëllim. Ai mundohet të akuzojë Fatjonin i cili sipas tij në bashkëpunim me Aronin kanë kërkuar t’i vënë gjobë. Ka diccka që duhet të dini për këtë person. Jeta e tij ka kaluar mes shkeljes së ligjit dhe dyerve të burgjeve. Thënë shkurt është një individ nga i cili mund të pritet gjithccka... përfshi edhe dhunën fizike. Pjesa jonë e skenarit ishte deri këtu. Tani në katedër ngjitet kolegu italian. Në diskutime e sipër gjendja tensionohet dhe Pasquale nis të godasë gazetarin Luigi Pelazza dhe grupin e xhirimit të tij dhe “Piranjave”

Pasi ka marrë përpara më grushte e shkelma ccdokënd e ccdo gjë që i ka dalë përpara, 50 vjeccari napoletan është nxjerrë jashtë shtëpisë së Fatjonit, duke na lënë të gjithëve të shokuar. Ndoshta në mendjen e tij ka patur shpresë se do të ishte personi që do të mbetej në kujtesën e shikuesve si ai tipi që rrahu gazetarët. Në fakt ai do të kujtohet nga opinioni vetëm si përdhunuesi i një vajze të mitur dhe me zhvillim të vonuar....

Kemi edhe diçka të fundit. Është dikush që mund ta konsiderojmë si shkaktaren e gjithë asaj që i ka ndodhur vajzës për dy vite me radhë. Përveç arrogancës së demonstruar në ato pak çaste që foli, nëna e viktimës së abuzuar e mbylli telefonin e painteresuar aspak për ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur rregullisht brenda shtëpisë. Shpresojmë që këtë përgjigje të munguar, t’ia japë autoriteteve të drejtësisë italiane./Piranjat

skandal

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale