LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandal/ Mandarinat nuk ishin të vetmet! 35 pesticide të tjera të ndaluara qarkullojnë në Shqipëri

Vetëm për vitin 2024 janë gjetur plot 35 pesticide të ndaluara gati në të gjitha zonat e vendit, në një gamë produktesh që ne i konsumojmë çdot ditë, duke filluar nga produktet bimore, erëzat, bimët medicinale, frutat, perimet, e deri te ulliri, vaji i ullirit, peshku i rezervatit apo dritherat.

28 Shkurt 2025, 21:06 Nga B.Z
Skandal/ Mandarinat nuk ishin të vetmet! 35 pesticide të tjera të
Foto ilustruese

TIRANË - Pak kohë më parë, mandarina u kthye në armikun më të madh të konsumatorëve shqiptarë. Kjo, për shkak të pranisë së dy pesticideve të ndaluara, të cilat rrezikojnë rëndë shëndetin.

“Ka efekte kancerogjene, ka efekte mbi sistemin e qarkullimit të gjakut, ka efekte mbi çrregullimet, keqformimet në lindje. Ka problem me infertilitetin, çrregullon sistemin imunitar. Patjetër, të gjitha problemet në sistemin tonë tretës, gjitha këto kancer dhe tumore që shikojmë në zorrën e trashë, patjetër që vijnë nga efektet që kanë këto pesticide. Demencia sot ndjehet në një mënyrë kolosale dhe patjetër vjen nga dëmtimet që këto pesticide shkaktojnë në sistemin tonë nervor. Nuk përjashton asnjë, por fëmijët e ndiejnë akoma më tepër, nënat shtatzanë… janë fatale për ato”- shprehet mjeku specialist Ilir Alimehmeti.

Por a ishin mandarinat produktet e vetme me ngarkesë pesticidesh të ndaluara në vendin tonë? Duket se jo.
Menjëherë pas skandalit të mandarinave, Piranjat u interesuan pranë laboratorit të akredituar në Shqipëri, Tenuis për të mësuar nëse kanë konstatuar pesticide të tjera të ndaluara nga analizat e vetkontrollit të subjekteve dhe përgjigja që morën ishte shokuese. Vetëm për vitin 2024 janë gjetur plot 35 pesticide të ndaluara gati në të gjitha zonat e vendit, në një gamë produktesh që ne i konsumojmë çdot ditë, duke filluar nga produktet bimore, erëzat, bimët medicinale, frutat, perimet, e deri te ulliri, vaji i ullirit, peshku i rezervatit apo dritherat.

“Ka pesticide që gjenden në briosh, pasi vijnë për shkak të produkteve që kanë, drithërave dhe mund të jenë futur. Në ullinj, për shembull, në konserva ullinjsh, në vaj ulliri, nuk i vete mendja njeriut, pasi është një produkt që ka për brenda produkte bimore. Janë gjetur në bimë medicionale apo bimë aromatike, majdanoze apo kopër. Ai që është gogoli i të gjithëve është Clorpirifosi, pasi ka besoj 3-4 vite që është ndaluar dhe akoma mbeturinat që gjenden kudo në vende jo shumë të zhvilluara të Europës. Klorpirifosi, metilin, cikloate, dikofenol, dieldrin. Diel Drina është përdorur që në kohën e Enverit dhe përsëri gjendet akoma këtu. Dime piperate, ditalmifozë, dodemorfë gjenden jo vetëm në mandarina, por gjenden në të gjitha frutat dhe perimet, në bimë medicinale. I gjen edhe në tokë, në ujë të pijshëm.”- sqaroi eksperti i sigurisë ushqëimore, Sokol Abazi.   

Ky është alarmi që ngrenë ekspertët. Po Ministria e Bujqësisë, institucioni përgjegjës  për këto raste, si ka reaguar? Pas informacionit që Piranjat morën nga laboratori “Tenuis”, iu drejtuan me shkresë zyrtare ministrisë për të kuptuar nëse janë në dijeni të kë kësaj situate skandaloze. Në përgjigjen e kthyer, ky institucion sqaron se AKU nuk disponon informacion mbi rastet e konstatimit të pesticideve, edhe pse ai është organi përgjegjës për garantimin e sigurisë ushqimore në vend. Gjithashtu, shton se janë interesuar pranë laboratorëve që kryejnë këto analiza, por nuk kanë mundur ta marrin informacionin për shkak të konfidencialitetit që laboratorët duhet të ruajnë ndaj klientëve të tyre.

Domethënë, ekspertët dalin publikisht duke folur për prezencë të pesticideve të ndaluara që qarkullojnë lirshëm në vendin tonë. Komisioni europian ngre alarmin për mandarinat me pesticide të rrezikshme, ndërsa ministria deklaron se nuk mund ta marrë atë informacion?

“Mjafton vetëm një urdhër prokurorie dhe ministria mund t’i identifikojë fare lehtë produktet që kanë këto ngarkesa dhe kompanitë që i tregtojnë”- sqaron Sokol Abazi.

Në këto kushte, Piranjat u përballen me ministren Anila Denaj për ta pyetur se cila është arsyeja që nuk kanë marrë masa deri më sot, pasi ende vazhdojnë të qarkullojnë 35 pesticide edhe pas skandalit të mandarinave. Por në vend që të jepte një sqarim, ministrja zgjodhi të bëjë lojëra fjalësh duke dhënë përgjigje cinike.

Pas këtyre fakteve skandaloze, Piranjat i bëjnë vetëm një thirrje kryeministrit të qeverisë shqiptare: Merrni masa urgjente sot, sepse nesër do të jetë vonë./Piranjat

skandal pesticide

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet