LIVE UPDATES
Aktualitet

A po reagon mjaftueshëm shteti shqiptar për Baki Goxhajn? Familjarët kritikojnë heshtjen institucionale: Deklarata të vakta dhe asnjë kërkesë publike

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se po vazhdon të ndjekë me vëmendje e përparësi situatën lidhur me shqiptarin Baki Goxhaj.

20 Maj 2026, 23:00 Nga E.d
A po reagon mjaftueshëm shteti shqiptar për Baki Goxhajn?
Foto ilustruse

TIRANË- Ndalimi i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj nga autoritetet izraelite ka nxitur reagime dhe kritika nga familjarët e tij, të cilët akuzojnë institucionet shqiptare për mungesë reagimi. Por nga ana tjetër institucionet deklarojnë se po e ndjekin me seriozitet rastin e tij.

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me aktivistin Baki Goxhaj i cili është ndaluar nga autoritetet izraelite. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se po vazhdon të ndjekë me vëmendje e përparësi situatën lidhur me shqiptarin Baki Goxhaj.

Goxhaj është pjesëmarrës në flotiljen “Sumud”, e cila është ndaluar nga autoritetet izraelite së bashku me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Sipas informacioneve zyrtare, ai është transferuar në Izrael. Ministria theksoi se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite.

Ku sipas tyre së shpejti do të zhvillojë takim me Goxhaj, për t’i ofruar asistencën e nevojshme konsullore dhe në këtë kuadër, për të mundësuar kthimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të shtetasit shqiptar në atdhe.

Fasadë apo përkushtim real, çfarë thotë bashkëshortja e tij?

Pas kësaj ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Eriselda Balliu. Ajo ka kërkuar një reagim më të fortë nga ana e insitucioneve vendase, pasi bën me dije se ka marrë informacione që në anijen ku ndodhej aktivisti shqiptar dhe parteneri i saj janë përdorur plumba plastikë. Ky informacion ka rritur frikën dhe shqetësimin e saj për gjendjen shëndetësore të aktivistit, Baki Goxhaj. 

Eriselda Balliu krahasoi mënyrën e reagimit të shetetve si Italia, Turqia, Irlanda me Shqipërinë, duke theksuar se ata kërkuar për qytetarët e tyre informacion, transparencë dhe mbrojtje konsullore. Ndërsa, Shqipëria sipas saj ra në një heshtje, ku Ministria e Jashtme lau gojën me një deklaratë të vakët dhe opozita zgjodhi të mos përfshihej. 

“Ndërsa Italia, Turqia, Irlanda dhe vende të tjera reaguan ashpër për qytetarët e tyre, kërkuan informacion, transparencë dhe mbrojtje konsullore, në Shqipëri ra heshtja. Ministria e Jashtme lau gojën me një deklaratë të vakët dhe më pas heshti. Edhe më e rëndë është heshtja e opozitës. Asnjë reagim, asnjë kërkesë publike, asnjë zë për të pyetur ku ndodhet një shtetas shqiptar i ndaluar në një operacion ndërkombëtar. Pres që përfaqësuesit e shtetit shqiptar të tregohen më këmbëngulës për të mësuar mbi gjendjen e Bakiut dhe atë që ka ndodhur me të” shkruan Balliu në rrjetet sociale.

Kush është Baki Goxhaj?

Baki Goxhaj është një aktivist shqiptar, i cili ishte në bordin e anijeve të flotiljes humanitare me destinacion Gazën, e cila u ndalua nga autoritetet izraelite. Ai u arrestua nga autoritetet izraelite, ndërsa ndodhej në ujërat ndërkombëtare. Pas raportimeve për arrestimin, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi duke konfirmuar se është vënë në dijeni të rastit dhe se po ndjek zhvillimet përmes kanaleve diplomatike. 

Arrestimi i Goxhajt erdhi në një moment tensioni të shtuar rreth flotiljeve humanitare që synojnë të çojnë ndihma në Rripin e Gazës, territor që ndodhet nën bllokadë detare izraelite. Aktivistët pro-palestinezë kanë deklaruar se forcat izraelite kanë ndaluar në ujërat ndërkombëtare, në perëndim të Qipros, një flotilje me më shumë se 50 mjete lundruese që transportonin ndihma humanitare drejt Gazës.

Sipas organizatorëve të Global Sumud Flotilla, anijet janë ndaluar rreth 250 milje detare (afro 460 kilometra) larg Gazës, në atë që ata e cilësuan si “një tjetër agresion të paligjshëm në det të hapur”. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti operacionin, duke deklaruar se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte një plan keqdashës për të thyer izolimin e vendosur ndaj terroristëve të Hamasit në Gaza./Dosja.al

 

baki goxhaj izrael gaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet