E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Gjykata e dënoi me 12 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese, duke refuzuar gjykimin e shkurtuar. Çështja u ankimua nga mbrojtja e autorit në gjykatën e lartë, e cila e rrëzoi pretendimin për të përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
TIRANA- Në tetor të vitit 2018, Florjan Gega 17 vjeç, nga fshati Dërmenas i Fierit, vrau me thikë një të mitur 16 vjeç. Gjykata e dënoi me 12 vite burg për vrasje në rrethana cilësuese, duke refuzuar gjykimin e shkurtuar. Çështja u ankimua nga mbrojtja e autorit në gjykatën e lartë, e cila e rrëzoi pretendimin për të përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Në kushtet kur nuk ka një vendim unifikues ose njësues të Gjykatës së Lartë në drejtim të zbatimit të gjykimit të shkurtuar për të miturit në konflikt me ligjin për veprat penale që parashikojnë dënimin me burgim të përjetshëm, Gjykata çmon se pritshmëritë e kërkuesit për pranimin e kërkesës për zbatimin e gjykimit të shkurtuar nga Gjykata e Lartë janë të pabazuara.
Por, gjykata e lartë ka dhënë vetë dy vendime kontradiktore. Në një tjetër vendim të vitit 2022, ku sërish një i mitur vrau një të mitur, gjykata e lartë ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të njëjtat rrethana, duke mos unifikuar vendimin. Edhe Gjykata kushtetuese e rrëzoi pretendimin e Florjan Gegës, për të përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe aktualisht çështja e tij ndodhet në Strasburg.
“Kodi i drejtësisë penale për të mitur është një nga kodet më të mira që mund të ketë ekzistuar dhe tani e kemi të gatshme për implementim, por pyetja shtrohet a kemi ne infrastrukturë që ta implementojmë dhe a zbatohet në mënyrë të rregullt? Nga kush kontrollohet? Mua nuk më rezulton që të jetë zbatuar në mënyrë të rregullt”, u shpreh avokati, Bledar Meminaj.
Pas vendimit të gjykatës kushtetuese, në korrik të vitit 2024 gjykata e lartë bëri vendim unifikues, sipas të cilit nuk pranohet gjykim i shkurtuar kur parashikohet burgim i përjetshëm. Por ky vendim nuk është zbardhur ende.
“Të miturit në rrafshin e ligjit janë parë si fidanë të rinj dhe janë ushqyer me vitamina nga kodi penal dhe kanë një kriter lehtësues”, u shpreh avokati, Bledar Meminaj.
“Vendimi njësues e përcakton qartë se nuk duhet të aplikohet gjykimi i shkurtuar”, u shpreh avokati, Gentian Sejrani
Në sentencën e tij, Kolegji Penal la në fuqi një vendim të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, e cila kishte refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të një personi të akuzuar për një vepër që dënohej me burgim të përjetshëm. Në kohën e kryerjes së krimit, autori ishte i mitur.
“Ndalimi i parashikuar nga neni 403, pika 2 i Kodit të Procedurës Penale, zbatohet edhe për subjektet ndaj të cilëve ligji penal ndalon dhënien e dënimit me burgim të përjetshëm.”
Mirëpo edhe në këtë pikë ekspertët kanë qëndrime të ndryshme, kur vjen puna tek dënimi i të miturve. Një pjesë e juristëve thonë se sipas këtij vendimi e autorët e veprave penale që kanë dënim maksimal burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojnë gjykim të shkurtuar, pavarësisht se në kohën e kryerjes së krimit të rëndë kanë qenë të mitur apo madhorë./ Top Channel
Protesta KOSOVA- Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është mbajtur so...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në...
Mario Përlleshi TIRANA- Në kartelat zyrtare të spitalit është pasqyruar edhe në dosjen hetimore. Aty, zbulohet edhe...
Foto ilustruese GRAMSH- Tragjedia e Martinit 14-vjeçar, duket një kopje e tragjedisë së vitit 2023 në Gramsh ku nxën&e...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se hetimet për organizatat kriminale të drejtuar nga Suel Çela po vijojn&...
Foto ilustruese TIRANA- Referuar dosjes, grupi hetimor ka sekuestruar celularët e adoleshentëve të përfshirë në sherr, k...
foto nga vendngjarja SHKODËR- Një banesë në fashtin Shtoj të Shkodrës është përfshirë nga flakët mbr...
foto nga emisioni TIRANË- Policia e Shtetit me një reagim publik rrëzoi pretendimet për pjesëmarrjen e një personi të dy...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se edhe gjuha shqipe është prezente në platformën “Matrix”. Lal...
Foto ilustruese GREQIA- Akademiku grek Dimitris Christopoulos ka bërë një analizë të gjithë shfaqes së festës s&eum...