LIVE UPDATES
Aktualitet

3 vite pas tragjedisë së tërmetit, Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kishin ëndërruar! T’ia dini Ramës se lypi fonde në dyert e botës

Socialistja u shpreh se fajtor për mos përfundimin e të gjitha shtëpive është edhe Covid-19, pasi po të mos kishte rënë pandemia, gjithçka do të ishte sistemuar.

26 Nëntor 2022, 18:33 Nga F.M
3 vite pas tragjedisë së tërmetit, Bozo: Fshatarët hynë
Luljeta Bozo

TIRANË- Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë mjaft e njohur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe që sot ka një vend në Kuvendin e Shqipërisë thotë se rindërtimi u ka dhënë mundësinë shumë fshatarëve që të jetojnë në vila që nuk i kishin ëndërruar kurrë më parë. E ftuar në “OraNews”, Bozo tha se vetëm 10% e qytetarëve nuk janë sistemuar pasi ende nuk u ka ardhur radha, por që edhe ata do ta marrin shtëpinë e tyre. Deputetja tha se me ekonominë shqiptare nuk mund të bëheshin të gjitha dhe që mjaft ndihmë për rindërtimin e vendit, kanë qenë fondet nga jashtë. Socialistja u shpreh se fajtor për mos përfundimin e të gjitha shtëpive është edhe Covid-19, pasi po të mos kishte rënë pandemia, gjithçka do të ishte sistemuar.

“Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pa stabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha. U bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë. Me këtë ekonomi që kemi nuk mund ti bëjmë të gjitha. Ne e dimë ekonominë e shtetit, një ekonomi jo shumë e fuqishme. Por kush do ta dinte se 1 vit më vonë do të binte Covid. Fondet e BE shkuan për shkolla, kopshte dhe një pjesë u mbulua nga buxheti i shtetit. Nëse nuk do të kishte rënë pandemia sot nuk do të kishim asnjë njeri pa shtëpi. Unë e di që fondet janë transparente. Kanë marrë fonde dhe duke i riparuar vetë personat shtëpitë por nuk mund t’i riparojnë vetë. Firma e ndërtimit do t’i tërheqë lekët. Deri në një farë shume i jepej vetë personit. Dhe sot e kësaj ditë ka banor ku është akorduar fondi por nuk ka vijuar puna pasi mungon projekti dhe asgjë nuk mund të bëhet pa projekt. Janë disa procedura që njerëzit nuk mund t’i shkelin sepse së pari shkelet ligji si dhe nëse shkelen rregullat pasojat janë mbrapa do të vijë tërmete të tjera,”- tha Bozo.

Deputetja nuk e kurseu dhe një falenderim për kryeministrin Edi Rama, kur tha se ai shkoi të ‘lypte’ fonde dhe që njerëzit nuk duhet ta harrojnë këtë gjë.

“Njerëzit duhet të jenë të qartë, që nga puna e jashtëzakonshme e Ramës që shkoi në dyert e botës, lypi dhe siguroi fonde. Shumë fonde siguroi. Fondet që premtuan nuk erdhën të gjitha se ndodhi COVID”, tha ajo më tej.

Luljeta Bozo dha dhe një këshillë për të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi të re. me kredi ose jo, Bozo thotë se pa u siguruar që shtëpia është e qëndrueshme, lekët nuk duhen çuar dëm.

“Për ata që kanë siguruar një kredi dhe duan të blejnë një shtëpi këshilla ime është që, lekët mos i çoni kot. Domethënë për të hyrë në një shtëpi kudo apo në një apartament do të kërkoni kontrollin nëse ajo është apo jo e qëndrueshme dhe ka shumë instanca që bëjnë kontroll. Dhe kontroll fizik dhe me llogaritje. Në një shtëpi të re në asnjë mënyrë nuk duhet të futesh nëse nuk është kolauduar dhe nuk është marrë në dorëzim,”- përfundoi ajo.

luljeta bozo edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje