LIVE UPDATES
Aktualitet

23 gusht 1948, përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare në Shqipëri

Në Gjirin e Porto Palermos, një kala e vogël trekëndore në det, që lidhet me një rryp të hollë me tokën ruan benda vetes histori dhe dhimbje njerëzore. Në dokumente historike e dëshmi thuhet se kalaja ishte 75 vite më parë një vend vuajtjeje për kundërshtarët politikë të regjimit komunist dhe familjet e tyre, ndërsa më herët në vitin 1942-1943 ishte një vend dënimi për shqiptarët që kundërshtuan pushtimin fashist.

23 Gusht 2024, 18:10 Nga N.F
23 gusht 1948, përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare në
Përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare

TIRANË- Në Shqipëri u zhvilluan aktivitete në kuadër të 23 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Në kalanë e Porto Palermos, Autoriteti i Dosjeve kujtoi vuajtjet e qindra personave që u internuan gjatë regjimit komunist por edhe pushtuesit fashistë. Ndërsa në Malësinë e Madhe, Unioni Mbarëkombëtar i ish të Burgosurve Politikë kujtoi ngjarjen e Koplikut në Gusht të vitit 1948, ku regjimi komunist vrau dhe torturoi banorë të Malësisë.

Në Gjirin e Porto Palermos, një kala e vogël trekëndore në det, që lidhet me një rryp të hollë me tokën ruan benda vetes histori dhe dhimbje njerëzore. Në dokumente historike e dëshmi thuhet se kalaja ishte 75 vite më parë një vend vuajtjeje për kundërshtarët politikë të regjimit komunist dhe familjet e tyre, ndërsa më herët në vitin 1942-1943 ishte një vend dënimi për shqiptarët që kundërshtuan pushtimin fashist.

“Më 23 gusht, Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, e zgjodhëm këtë kala pasi flet në tre kohë”, thotë për Zërin e Amerikës kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

“Porto Palermo ka histori që lidhen me ditën e viktimave të totalitarizmit në tre kohë: qoftë në kohën e luftës, qoftë në vitet e para të instalimit të sistemit komunist, njëkohësisht edhe në vitet e “Luftës së Ftohtë”, thotë ajo.

"Ky kamp u mbajt vetëm një vit. Në ekspozitën që ne kemi hapur ka një hartë që tregon vendet nga vijnë personat dhe harta përfshin gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për njerëz që janë të moshave të ndryshme deri të mitur, disa prej të cilëve sot janë 80-90 vjec. Ne i kemi mbledhur dëshmitë e tyre. Janë pesë persona të mbijetuar që na kanë besuar, kanë hapur dyert e trauëms së tyre historike dhe i kanë treguar ato ngjarje që kanë ndodhur në këtë kamp", thotë ajo.

Të mbijetuarit Lek Mirakaj, Dine Dine, Bibjan Mirakaj dhe Rudina (Dema) Mane, atëherë fëmijë e kanë rrëfyer jetën në kampin-burg të Porto Palermos, ndërsa Lek Pervizi e ka përshkuar edhe me skica të cilat janë pjesë këto ditë e një ekspozite në Kalabë e Porto Palermos.

Në ceremoninë e thjeshtë brenda mureve të kalasë kryetarja e parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali tha se “ rikujtohen me dhimbje e respekt, 82 burrat, 62 gratë dhe 37 fëmijët, të cilët bashkëjetuan me vdekjen në birucat e kësaj kalaje, për 13 muaj”.

"Shpesh këshillohet se për të ecur përpara nuk duhet kthyer koka pas. Po aq shpesh thuhet dhe e kundërta. Që të kesh siguri dhe garanci për të mos u përsëritur e liga në të ardhmen një sy duhet mbajtur gjithherë nga e shkuara", thotë ajo.

Zonja Spiropali premtoi më tej mbështetjen e Kuvendit për ish të persekutuarit politikë.

"Kuvendi do të bëjë më të mirën për të plotësuar e përmirësuar legjislacionin për trajtimin, dinjitetin dhe prosperitetin e ish të përndjekurve, njohjen e trashëgimisë së tyre politike, njerëzore e kombëtare, si pjesë e historisë dhe e trashëgimisë kombëtare", thotë zonja Spiropali.

Edhe në Malësi të Madhe u kujtua sot Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.

Unioni Mbarëkombëtar i Integtimit të Ish të Burgosurve Politike të Shqipërisë solli në kujtesë ngjarjen e gushti të vitit 1948 në qytetin e Koplikut, ku regjimi i kohës vrau dhe torturoi banorë të Malësisë në përpjekje për nënshtrimin e qëndresës së tyre antikomuniste.

“Po në muajin gusht është kryer masakra e Koplikut ku janë persekutuar dhe torturuar 56 burra dhe 56 gra dhe janë vrarë pesë patriotë që i kanë dhënë kombit shqiptar, mes tyre shkencëtari Dom Aleksandër Sirdani, Dom Pjetër Cuni, luftëtari antifashist i Spanjës Taro Keci, Nik Mark Rexha dhe Sadik Ulaj”, tha kreu i Unionit të të ish të Burgosurve Politike të Shqipërisë Besim Ndregjoni .

Zoti Ndregjoni tha se, ndryshe nga Europa, e cila ka një ditë kujtese, shteti shqiptar ende nuk ka caktuar një ditë të tillë për viktimat e diktaturës, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i komunizmit.

“Mesazhi i kësaj dite është: shteti shqiptar t`i bashkohet Europës dhe të caktojë “Ditën e Kujtesës”. Parlamenti shqiptar të përcaktojë me ligj dënimin e krimeve të komunizmit si e ka kërkuar Konferenca Ipeshvnore e Shqipërisë, tre komunitetet fetare dhe Unioni Mbarëkombëtar i ish të Përndjekurve Politikë. Pa u dënuar krimet e komunizmit shoqëria shqiptare nuk do të ketë paqe, nuk do ketë drejtësi”, thotë ai.

Sipas Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri mbi 6000 persona u ekzekutuan, gjatë regjimit komunist, me ose pa urdhër të gjykatës (kryesisht me pushkatim ose varje). Pjesës më të madhe të tyre ende nuk u dihet vendvarrimi, ndërsa mijëra të tjerë u burgosën dhe internuan në burgjet politike dhe kampet e punës.

Persekutimi i regjimit komunist, ra edhe mbi gratë e fëmijët ku vetëm në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953 regjistrohen të kenë vuajtur mbi 1163 gra dhe fëmijë. Po sipas Autoritetit të Dosjeve vetëm nga viti 1940 deri në vitin 1942, u arrestuan dhe vuajtën në kampet e përqëndrimit në Shqipëri edhe Itali nga 1369 shqiptarë që kundërshtuan pushtimit fashist./ VOA

përkujtohen viktimat e regjimeve totalitare shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës