Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qyno shton se fakti që policia nuk ka emra, tregon se gjithçka ka qenë një show për të prodhuar disa lajme nga Shkodra.
TIRANË- 21 kamerat e sigurisë që u çmontuan në Shkodër mund t’i çonin efektivët e policisë në banesat e personave që i kishin vendosur për të monitoruar të gjitha lëvizjet, por blutë ‘harruan’ të ndiqnin kabullin në të cilin ishin lidhur ato. Kështu shkruan gazetari Elton Qyno, në një postim në Facebook. Në postim, Qyno shton se fakti që policia nuk ka emra, tregon se gjithçka ka qenë një show për të prodhuar disa lajme nga Shkodra. Sipas gazetarit, ndjekja e fijes mund të zbulonte gjëra më të mëdha se sa thjesht një kamerë sigurie, ndoshta një sallë të tërë montazhi.
“Për mendimin tim ndjekja e fijes do të sillte më tepër rezultat se heqja e kamerës. Ku dihet çfarë mund të gjendej pas fijes, ndonjë sallë e tërë montazhi. Shkodra, po gëlon nga bixhozi i të gjitha formave dhe çuditërisht askush nuk kryen asnjë ndërhyrje, për të ndaluar sadopak fenomenin dhe ulur fitimet grupeve kriminale,”- shkruan ai.
Postimi nga Elton Qyno
Kryerja e një inskursioni policor në Shkodër, për heqjen e disa kamerave sigurie nga shtyllat elektrike, duhet përshëndetur publikisht. Krimi dhe bandat kontrollojnë Shkodrën përmes sallave të monitorimit që kanë krijuar brenda bazave të tyre. Sapo shfaqet një motor me skafandër apo qoftë dhe një makinë e dyshimtë në zonat e kuqe, kontrollohet me imtësi dhe monitorohet përmes kamerave e gjithë silueta e lëvizjes në qytet.
Por heshtja e policisë së Shkodrës, se kujt i përkisnin këto kamera me emra dhe mbiemra, tregon se gjithçka ka qënë një show për të prodhuar disa lajme nga Shkodra. Ato kamera, dikush hipi dhe i instaloi në shtyllat e Shkodrës. Ato kamera, kanë një fije transmetuese të imazheve filmike që rregjistrojnë.
Në këtë inskursion, policia e Shkodrës hoqi kamerat nga shtyllat por “harroi” të ndjekë fijen, për të mësuar nyjen lidhëse me sallën e monitorimit.
Për mendimin tim ndjekja e fijes do të sillte më tepër rezultat se heqja e kamerës. Ku dihet çfarë mund të gjendej pas fijes, ndonjë sallë e tërë montazhi. Shkodra, po gëlon nga bixhozi i të gjitha formave dhe çuditërisht askush nuk kryen asnjë ndërhyrje, për të ndaluar sadopak fenomenin dhe ulur fitimet grupeve kriminale.
Ku ishin vendosur kamerat?
21 kamerat ishin të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. Këto rrugë lidhin lagjet Dobraç dhe Kiras, ‘zonat e nxehta’ që kanë qenë kryefjalë e mediave shumë herë për shkak të atentateve të kryera si pasojë e përplasjeve dhe e rivalitetit mes familjeve që jetojnë në to. Në lagjen Kiras banojnë familjet Lici dhe Bilali, ndërsa në lagjen Dobraç familja Bajri. Përplasjet mes palëve kanë sjellë një numër të madh viktimash ndër vite. Anëtarë të të treja familjeve janë marrë në pyetje, por askush s’pranon autorësinë.
Kleanthi Laçi TEPELENË- Kleanthi Laçi, mësuesi i fiskulturës që u dhunua dy ditë më parë në Tepelen&e...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi luft&...
Statuja në Pallatin Mbretëror Veror në Durrës TIRANË- Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe...
Blerina Gjoka TIRANË- Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka ka zbuluar edhe një gafë në marrëveshjen për ndër...
Mjeku TIRANË- Emisioni “Stop” trajton këtë të martë çështjen e prerjes së tubave gjenitalë pa di...
Foto ilustruese Prokurori Urim Buci lexoi të martën pretencën në procesin ndaj dy të akuzuarve për “shpërdorim de...
Havier dhe Rozeta Dobi TIRANË- Prokuroria e Tiranës po heton për pastrim parash zyrtaren e shtetit Alda Klosin, por edhe pastruesen e saj, R...
Fleta e shënimit ITALI- Një shënim me një mesazh me një referencë të qartë për arrestimin e bosit të mafi...
Foto ilustruese ITALI- Arrestohet shefi i konsideruar i bosëve, bosi i bosëve të Cosa Nostra-s, mafias siçiliane në Itali, nj&eu...
Foto ilustruese SHKODËR- Pas reshjeve të rëna gjatë orëve të natës, në Shkodër janë shfaqur probleme dit&...