Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të pranishëm në protestë ishin dhe prindërit e 14-vjeçarit. Nëna e të ndjerit u shpreh shkurtimisht se mesazhet i ka dhënë dhe se do vetëm drejtësi.
TIRANA- Qytarët kanë protestuar sërish sot lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Të pranishëm në protestë ishin dhe prindërit e 14-vjeçarit. Nëna e të ndjerit u shpreh shkurtimisht se mesazhet i ka dhënë dhe se do vetëm drejtësi. Nga ana tjetër, babai i Martin Canit thotë se ata kanë dy muaj që përjetojnë këtë dramë të madhe dhe nuk kanë asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia. Ai shton se nuk kanë kaluar 2 muaj dhe nuk kanë informacion.
“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokurori as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës duke dërguar në spitalin ushtarak për arsye se spitali ushtarak nuk kishte asnjë makineri për t'i mbajtur zemrën atij.
U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë, të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë. Por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve, institucioneve…sepse na ka kapur frika. Njëherë më kam shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do t'i shkojmë deri në fund. Por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë. Nuk ishte një grup i madh i strukturuar, ajo mund të zbardhej brenda 3 ditëve”, tha babai i 14-vjeçarit.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me ta, por stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Foto ilustruese MORINË- 39-vjeçari turk Bayram Yildiz është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tent...
fotot ilustruese TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë vënë në pran...
fotot ilustruese FIER- Një 33 vjeçar është arrestuar në Fier dhe një 30 vjeçar është proceduar pasi kan&eu...
fotot ilustruese VJOSË- Një 63-vjeçar është zhdukur, pasi shkoi të peshkonte në lumin Vjosë së bashku me sho...
fotot ilustruese SPANJË- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën me drogë me vler...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur hetimet për pesë zyrtarë t&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavaj&...
Foto ilustruese VLORA- Dy vëllezër në Vlorë, përkatësisht 32 dhe 34-vjeç, janë shpallur në kërkim ...
foto ilustruese BELGJIKË- Policia belge ka çmontuar një grup kriminal shqiptar që ishte i përfshirë në trafikun e...
Foto ilustruese VLORA- Një 60-vjeçar, drejtues i një trajleri ka ndërruar jetë pas përplasjes në kantierin e nd&e...