LIVE UPDATES
Aktualitet

2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat

Rritja e detyrimeve për tarifën e pastrimit dhe taksën e infrastrukturës arsimore erdhi pas rivlerësimit të xhiros vjetore. Pasi për biznesin me xhiro nga 0 deri 2 milionë lekë në vit tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë referuar kategorizimeve të vendimit të këshillit bashkiak të 2019-s.

6 Maj 2025, 07:26 Nga r.ll
2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë
foto ilustruese

TIRANË- Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kërkuar informacion për rivlerësimin e detyrimeve të taksave vendore për vitin 2025, sipas të dhënave të Drejtorisë së Tarifave dhe Taksave Vendore.

Për ta konfuzioni u krijua pasi në fillim të muajit maj, nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore, iu është dërguar detyrimi i rishikuar për 2024 dhe 2025, pasi kishin paguar detyrimin për 2024 dhe 2025-n, sipas afatit brenda datës 20 Prill 2025.

Rritja e detyrimeve për tarifën e pastrimit dhe taksën e infrastrukturës arsimore erdhi pas rivlerësimit të xhiros vjetore. Pasi për biznesin me xhiro nga 0 deri 2 milionë lekë në vit tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë referuar kategorizimeve të vendimit të këshillit bashkiak të 2019-s.

Ndërsa për kategorinë e xhiros nga 2 deri 8 milionë lekë tarifa është 11,5 mijë lekë në vit. Ndërsa për subjektet p.sh njësi shërbimi me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit, taksa e infrastrukturës arsimore është 2,500 lekë dhe për xhiro nga 2 deri 8 milionë lekë taksa është 4 mijë lekë.

Në mungesën e një sqarimi publik (edhe pas 2 kërkesave të Monitor ndaj institucionet të tarifave dhe taksave vendore Tiranë për të cilën nuk mori përgjigje më datë 2 Maj) shumë prej tyre nuk e dinin nëse fatura e re që u është lëshuar përfaqëson një detyrim të ri për shkak të rivlerësimit të xhiros, apo është shtesë mbi një detyrim ekzistues.

Pas kërkesës për Informacion Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka dhënë sqarime mbi përllogaritjen e detyrimeve për subjektet që nuk kanë vetëdeklaruar ndryshimet në xhiron e biznesit të tyre.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV), përllogaritja e detyrimit është kryer, duke marrë parasysh informacionin e ri të xhiros së subjekteve të siguruar nga DRTT dhe në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

DPTTV sqaron se vlera e muajit mars nuk reflektonte detyrimin e plotë për subjektet me xhiro të rivlerësuar dhe shtesa e detyrimit u reflektua në faturën e muajit maj.

“Rrjedhimisht, njoftimi që subjekti ka marrë në muajin Mars 2025 nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, ka pasqyruar vlerën e detyrimit të përllogaritur sipas fashës 0-2 milionë, sipas informacionit që kishte institucioni, në kushtet e mosdeklarimit dhe mungesës së informacionit. Pra sqarojmë se vlera e njoftuar në muajin Mars 2025 nuk ka pasqyruar detyrimin e plotë për shkak të mosdeklarimit nga ana e subjektit.

Ndodhur në kushtet e mosdeklarimit, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka vlerësuar detyrimin e plotë, nisur nga informacioni i marrë nga DRTT në Prill 2025, duke bërë përllogaritjen edhe të gjobave dhe kamatëvonesave, nga momenti i lindjes së detyrimit, sipas përcaktimeve ligjore të sipërcituara”.

Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore sqaron se rivlerësimi bëhet me qëllim që të parandalohet fshehja e të ardhurave dhe të sigurohet një trajtim i drejtë dhe i barabartë për të gjithë tatimpaguesit.

Përveç rivlerësimit të detyrimit bizneset u përballën dhe me gjoba dhe kamatvonesa për mosdeklarim në afat të ndryshimit të xhiros që sjell automatikisht ndryshimin e kategorisë për taksat e infrastrukturës arsimore dhe pastrimit.

Sipas informacioneve të dhëna nga institucioni, kur një subjekt nuk paraqet ndryshimin e xhiros brenda afatit ligjor të 15 ditëve, që përcakton neni 43 i Ligjit numër 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar përllogarit detyrimin e taksave bazuar në të dhënat e mëparshme që janë regjistruar në sistem.

Ky përllogaritje, për shkak të mosdeklarimit nga ana e subjektit, mund të përfshijë gjoba dhe kamatëvonesë, të cilat shtohen në detyrimin e përgjithshëm për tatimet vendore.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaron se çdo detyrim tatimor duhet të deklarohet nga subjekti brenda afateve të caktuara, dhe se çdo kërkesë për informacion lidhur me këto ndryshime mund të adresohet në adresën [email protected] ose mund të bëhet pranë sporteleve të tatimeve.

Por ekspertët vijojnë të sqarojnë se ligji për procedurat tatimore nuk përcakton detyrimin e tyre për vetëdeklarim të ndryshimeve të xhiros në tatimet vendore. Audituesi Ligjor Julian Saraçi thotë se asnjë nga dispozitat ligjore apo nënligjore përcakton detyrimin e tatimpaguesit për ndryshimin e statusit të xhiros te taksat vendore.

“Referuar nenit 43 të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, tatimpaguesi që ndryshon statusin sipas përcaktimeve në ligjet tatimore të veçanta, është i detyruar të njoftojë administratën tatimore përkatëse, konkretisht drejtorinë rajonale tatimore (DRT), brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit.

Për më tepër, kur ndryshimi diktohet nga një kontroll i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, është vetë administrata që kryen kontrollin ajo që njofton administratën tjetër përkatëse brenda 10 ditëve kalendarike.

Gjithashtu, sipas pikës 43.2.1 të Udhëzimit nr. 24, datë 02.09.2008, në rastet kur ndryshon përgjegjësia tatimore pas regjistrimit fillestar, personi i tatueshëm është i detyruar të njoftojë DRT-në e juridiksionit për ndryshimet e ndodhura.

Ky deklarim mund të bëhet edhe online përmes portalit e-Albania, dhe formulari i plotësuar i dërgohet elektronikisht DRT-së përkatëse, e cila pas verifikimit brenda 2 ditëve pune miraton ndryshimin dhe e njofton tatimpaguesin në llogarinë e tij elektronike ose në një nga mënyrat e tjera të komunikimit ligjor.

Për ilustrim, udhëzimi parashikon disa raste konkrete të ndryshimit të përgjegjësisë tatimore:

· Tejkalimi i pragut të qarkullimit prej 8 milionë lekësh, kur tatimpaguesi kalon nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël në tatimpagues të tatimit mbi fitimin;

· Shtimi i përgjegjësisë për tatimin në burim;

· Shtimi i përgjegjësisë për TVSH-në;

· Ndryshimi i përgjegjësisë për kontributet e sigurimeve shoqërore, p.sh., kur një person i vetëpunësuar kalon në statusin e punëdhënësit me punëmarrës.

Edhe në këto raste, tatimpaguesi ka detyrimin të njoftojë DRT-në përkatëse, e cila reflekton ndryshimet në sistemin e administrimit tatimor.

Në asnjë nga këto dispozita ligjore dhe nënligjore nuk parashikohet që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Të Ardhurat nga Taksat Vendore (DPTTV) të jetë organ pritës apo miratues i njoftimeve për ndryshimin e statusit.

Procedura është e qartë dhe kompetenca i takon vetëm DRT-ve përkatëse, të cilat trajtojnë dhe formalizojnë këto ndryshime në sistem dhe koordinojnë më tej dhe përcjellin informacionet te DPTTV përkatëse”, sqaron Saraçi.

Përditësimi i të dhënave të regjistrimit

Çfarë parashikon neni 43 i ligjit “Për procedurat Tatimore”

1.Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

1/1. Në përputhje me ligjin për regjistrimin e biznesit, aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend.

Për hapjen e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm. Kjo certifikatë lëshohet për të identifikuar vendndodhjen e ushtrimit të veprimtarisë, kur është e ndryshme nga selia.

1/2. Edhe personi fizik tregtar i pajisur me NIPT/NUIS, për çdo veprimtari të re që kërkon të regjistrojë, pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numërserial të ndryshëm, me qëllim identifikimin e vendndodhjes të veprimtarisë së re.

2. Tatimpaguesi, statusi i të cilit ndryshon nga një kategori në tjetrën, sipas parashikimeve në ligjet e veçanta tatimore, duhet të njoftojë administratën tatimore përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit.

Kur një ndryshim i tillë i statusit diktohet nga një kontroll, i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, administrata që kryen kontrollin njofton administratën tjetër, brenda 10 ditëve kalendarike pas këtij ndryshimi./MONITOR

detyrimet e bizneseve taksa vendore

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale