LIVE UPDATES
Aktualitet

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës/ Pas 31 vitesh ende nuk janë shpronësuar

Ata nuk janë shponësuar prej kaq e kaq kohësh edhe pse për banorët që prekeshin nga ndërtimi i Ujësjellësit të Bovillës janë miratuar plot tre VKM.

5 Maj 2025, 20:52 Nga M.L
5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e
Foto nga emisioni

TIRANË- Pesë familje të lagjes Gjonaj në Bovillë prej 31 vitesh vuajnë përmbytjet dhe jetojnë mes mbeturinave në ujëmbjellësin e Bovillës. Ata nuk janë shponësuar prej kaq e kaq kohësh edhe pse për banorët që prekeshin nga ndërtimi i Ujësjellësit të Bovillës janë miratuar plot tre VKM.

Banorët shprehen për Fiks Fare se që nga viti 1994 kur filloi puna për ujëmbledhësin e Bovillës, përmbyten sa herë rritet niveli i lumit Tërkuzë dhe jetojnë mes mbeturinave që sjell ky lumë, që derdhet në Bovillë.

Ata banojnë në pikën ku lumi Tërkuzë derdhet në ujëmbledhësin e Bovillës. Me ndërtimin e Bovillës u ngrit dhe shtrati i lumit, i cili në vitet e fundit ka shumë prurje dhe shkakton përmbytje. Ndërkohë që prurjet e lumit kanë  ‘gllabëruar’ mijëra metra tokë bujqësore të këtyre banorëve, duke e bërë edhe më të vështirë jetesën e tyre.

Ata kalojnë mes përmes lumit me fëmijët në krahë për të shkuar në shtëpi se nuk kanë as rrugë. Fëmijët në shkollë i çojnë me zetora. Ata shprehen për Fiks Fare se pjesa tjetër e banorëve përfituan nga shpronësimet, këto 5 familje, sot pas 31 vjetësh, nuk kanë përfituar asgjë, janë të detyruar të jetojnë anës Bovillës.

Gjithashtu një problem tjetër  i cili përbën shumë rrezik është fakti se  liqeni nuk është i rrethuar dhe përbën rrezik për fëmijët. Ata tregojnë se një fëmmijë është mbytur në liqen, fatmirësisht një tjetër është shpëtuar nga vetë banorët. Fiksi u interesua në Njësinë Administrative Zall Bastar , ku kryetari Hamza Sita shprehet se ka bërë masimunin e tij me kërkesa dhe sipas tij e ka në dorë Ministria e Bujqësisë shponësimin e këtyre banorëve.

Fiks Fare u interesua edhe  në  Ministrine e Bujqësisë. Zëdhënësja e kësaj ministrie e hoqi pergjegjësinë e insticionit nga procesi i shpronësimit duke ia adresuar atë Bashkisë Tiranë. Nga ana tjetër Bashkia Tiranë në përgjigjen e saj për Fiks Fare sqaron se  nuk ka asnjë përgjegjësi dhe as ka ndjekur ndonjëherë procesin e shpronësimit të këtyre banorëve.

Bashkia thotë se 31 vite më parë kur u miratua ndërtimi i ujëmbledhësit të Bovillës , u morën masat për të gjitha familjet që përmbyteshin nga ujëmbledhësi në rrethinën e Tiranës dhe të Krujës që të shpërnguleshin në zonën e Bathores dhe të Babrrusë. Për këtë proces u ngarkuan Këshillat e rretheve Krujë dhe Tiranë që brenda muajit Mars të vitit 1994 të përcaktonin numrin e saktë të familjeve që do shpërnguleshin.

Më pas u miratuan 3 VKM në vite të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk zgjidhi problemin e banorëve të lagjes Gjonaj. Në vitin 2000 u miratua një VKM për shpronësim dhe kompesimin e tokës bujqësore të familjeve të fshatrave Zall Mner dhe Bulçesh, që përmbyten nga ujëmbledhësi i Bovillës. Pika  5 e këtij vendimi ngarkon  Ministria e Punëve Publike dhe Këshillin e rrethit të Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Në vitin 2016 doli një tjetër VKM, e cila  ngarkonte Aluizmin e atëhershëm për kalimin e pronësisë mbi objektin dhe truallin për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës. Edhe VKM e miratuar në  vitin 2017 për kompensimin e familjeve të fshatrave Zall Mner dhe Bulçesh  ku u ngarkua Ministria e Infrastrukturës dhe Enerigjisë, nuk bëri shponësimin për lagjen Gjonaj.

Pra 3 VKM për të njëjtin qëllim, por asnjëra nuk zgjidhi problemin e 5 familjeve që prej 31 vitesh kërkojnë të drejtën e tyre./ Top Channel

boville

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë