18 Korrik 2023, 11:02
Nga k.m.
Pamje nga aksioni
KORÇË- Një 35-vjeçar, i identifikuar si E. Selima është arrestuar nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Korçës. Prangosja e tij është bërë mbrëmjen e djeshme, teksa 35-vjeçari ishte në afërsi të banesës së tij, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 16 doza heroinë.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Korçë/ Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar "Night sales 4". Posedonte në banesë dhjetëra doza të lëndës narkotike heroinë, me qëllim shitjen, vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohet një automjet që ky shtetas e drejtonte pa leje drejtimi dhe dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike. Sekuestrohen edhe dozat e heroinës që u gjetën në banesë, bashkë me 2 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Night sales 4", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: - E. S., 36 vjeç, banues në Korçë. Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë lokalizuan automjetin tip "Audi" me të cilin po lëvizte 36-vjeçari. Gjatë verifikimit të kryer rezultoi se shtetasi E. S. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
korce operacioni night sales 4
Aktualitet
18 Korrik 2023, 10:54
k.m.
Foto ilustruese
Homoseksualiteti mund të jetë dekriminalizuar në Shqipëri në vitin 1995, por vetë termi ende gjendet 21 her&e...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 10:44
I.A
Momenti i zjarrvenies
VLORË- Fotoja e mësipërme tregon momentin kur një person i ka vërë zjarrin makinave në Vlorë ...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 10:46
k.m.
Pamje nga Komisioni
TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është mbledhur sërish sot për të d&eum...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 09:54
I.A
Nerizan Hoxha
VLORË- Pronari i një prej makinave të djegura në Vlorë ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se kush mund ta...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 09:18
I.A
Mallra kontrabande
TIRANË- 2 persona në Tiranë janë arrestuar ditën e sotme për shkak se sillnin mallra kontrabandë...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 08:55
I.A
Kanabisi
KRUJË- 875 bimë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se aksioni është b&...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 07:26
I.A
Foto ilustruese
VLORË- Tre makina kanë marrë flakë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se fillimisht kan&...
Aktualitet
18 Korrik 2023, 07:21
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Dita e enjte do të jetë me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten n&...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 23:00
policia
BALLSH- Një sherr mes dy të rinjve për arsye banale, ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre në Ballsh. Armelin H...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 22:44
Ola Xama dhe Erion Veliaj
TIRANË- Gazetarja Ola Xama pak më herët zbuloi një artikull të publikuar në BIRN, se sipas SP...