LIVE UPDATES
Aktualitet

12 bashkitë e mëdha investuan 160 mln euro në vitin 2023, “diskriminohet” Veriu

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara.

7 Maj 2024, 07:17 Nga N.F
12 bashkitë e mëdha investuan 160 mln euro në vitin 2023,
Foto ilustruese

TIRANË- Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krahasuar me Jugun dhe Qendrën, por në vend që të favorizohen me financime ato diskrimohen më tej, si nga buxheti qendror edhe nga ndarja e buxheteve lokale. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara.

Nga shuma e investuar prej 16,6 miliardë lekësh (158 milion eurosh) në 12 bashkitë e mëdha vetëm 986 milionë lekë ose 9,3 milionë euro u investuan në bashkitë e Veriut (Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës).

Kjo shumë përfaqëson vetëm 5.9% të fondeve totale që u investuan vitin e kaluar nga 12 bashkitë. Nga programi i investimeve në 12 bashkitë e mëdha për vitin 2023 (31.6 miliardë lekë) vetëm 4.8% e fondeve ishin planifikuar për t’u investuar në 4 bashkitë e Veriut.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera. Në total, të 12 bashkitë e mëdha realizuan vetëm 52% të programit të investimeve më 2023, ndërsa bashkitë e Veriut e realizuan 64% të programit.

Bashkia e Shkodrës dhe Kukësit paraqiten me realizimin më të lartë të zërit të investimeve kapitale përkatësisht me 86% dhe 82% secila. Nga investimet e realizuara në 12 bashkitë e mëdha gjysma e fondeve janë investuar në Bashkinë më të madhe të vendit në atë të Tiranës, e cila alokoi vetëm 45% të programit të investimeve me 2023. Bashkia e Durrësit u rendit e dyta me 3,3 miliardë lekë investime, me një realizim 58,3%.

Nga 12 bashkitë më të mëdha ajo e Elbasanit kishte realizimin më të dobët të fondit të investimeve me vetëm 30 % të programit, e Korçës me 43.7% të programit dhe e Tiranës me 45 për qind të programit. Rindërtimi pas tërmetit kishte projektet më të mëdha të investimeve të bashkive më 2023. Projekti më i madh ishte rikonstruksioni dhe riparimi i banesave individuale në Bashkinë e Durrësit me një vlerë të realizuar 1,98 miliardë lekë në vitin 2023 nga 3.5 miliardë lekë të programuara në këtë zë.

Projekti i dytë më i madh ishte rindërtimi i banesave individuale në Bashkinë e Tiranës me një vlerë 1,29 miliardë lekësh nga 1,46 miliardë lekësh që ishin në program. Projekt i tretë më i madh ishte rindërtimi i objekteve arsimore në Bashkinë Kamze me 927 milionë lekë. I katërti për nga vlera është rindërtimi i banesave individuale në Kavajë me vlerë 636 milionë lekë.

Marrë nga Monitor

investine veri bashki

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet