16 Prill 2024, 21:12
Nga r.ll
spak
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka thënë se sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen. Në një reagim në Facebook, ai thotë se SPAK dhe GJKKO për momentin gëzon përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët.
Sipas deputetit demokrat, fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.
REAGIMI I PLOTË:
Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen! Në 2016, reforma në Drejtësi mori 140 votat e deputetëve. U duartrokit nga të gjithë. Me kalimin e viteve, drejtësia e re ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve.
SPAK dhe GJKKO gëzon për momentin përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët. Të gjithe jemi të vetëdijshëm se drejtësia e re mund të bëj më mirë. Por që drejtësia të bëj më mirë, duhet të ndalim një orë e më parë sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj. Fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.
Drejtësinë e reformuar ndaj e kërkuam në fakt: të depërtojë tek të “paprekshmit”. Por menjëherë sapo krijohet perceptimi se po kalohen hendeqet, javët e fundit kanë nisur sulme nga të gjitha anët ndaj SPAK. Kjo është e patolerushme. Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet.
dashnor sula spak
Politike
16 Prill 2024, 20:47
N.F
David J. Kostelancik
TIRANË- Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën...
Politike
16 Prill 2024, 20:36
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështësve të mbl...
Politike
16 Prill 2024, 20:18
N.F
Berisha
TIRANË- Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në K...
Politike
16 Prill 2024, 20:07
r.ll
igli hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i hapi rrug&eum...
Politike
16 Prill 2024, 19:46
N.F
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TIRANË-Pas deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj drejtuesit...
Politike
16 Prill 2024, 19:02
N.F
Salianji
TIRANË- Kreu i Komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS, Ervin Salianji ka folur në lidhje me denoncimet e kryera nga opozita nd&eum...
Politike
16 Prill 2024, 18:58
r.ll
seanca
STRASBURG- Në seancën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës po diskutohet dhe shqyrtohet kë...
Politike
16 Prill 2024, 18:51
N.F
Ervin Salianji
TIRANË- Kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, Ervin Salianji ka folur sërish në lidhje me hetimet që ...
Politike
16 Prill 2024, 18:47
r.ll
endrit braimllari
TIRANË- Ka dhënë dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Laj...
Politike
16 Prill 2024, 18:04
N.F
Ervin Mete
TIRANË- Qeveria Shqiptare ka nënshkruar sot rinovimin e marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi me Qeverin...