Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dy prej të arrestuarve janë punonjës policie të Komisariatit të Fierit. Ata janë Spartak Gjiçali specialist për krimet dhe Roland Ndreko polic i zonës.
FIER- Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas zbulimit të disa bimëve kanabisi të kultivuara në fshatin Mujalli të Fierit më 20 Korrik 2022. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën të ditur se dy prej të arrestuarve janë punonjës policie të Komisariatit të Fierit. Ata janë Spartak Gjiçali specialist për krimet dhe Roland Ndreko polic i zonës. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre dhe Gjykata e Fierit ka caktuar arrest në burg.
Masa 'arrest në burg' është vendosur edhe për Sejdi Genica e Vezir Genica të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, të cilët janë arrestuar. Në kërkim janë shpallur Robert Bego alias Fatmir Qelia alias Xheki Qelia si dhe Elez Qelai, pasi nuk u gjetën në banesë. Ndaj Robert Bego gjykata ka vendosur arrest në burg, ndërsa për Elez Qelai arrest shtëpie.
Parcela me kanabis në fshatin Mujalli të Fierit u konstatua më 20 Korrik 2022. Lëndët narkotike ishin kultivuar pranë shtratit të lumit Seman. Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
NJOFTIMI I AMP:
Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, pas Vendimit datë 24.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier mbi caktimin e masave të sigurimit personal për dy punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, si edhe katër shtetasve të tjerë, si më poshtë vijon; - S. GJ., me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. - R. N., me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.- S. G., me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
- V. G., caktuar me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. - R. B. (alias F. Q. dhe XH. Q.), me masë sigurimi personal “Arrest me burg” ”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.- E. Q., me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.
Ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit e mësipërm u krye mbështetur në materialet e kallëzimit të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat, pasi në datë 20.07.2022 janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli-Fier, për të cilën Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistruar Procedimin Penal Nr.828/2022.
Nën drejtimin e Prokurorit të çështjes janë kryer veprime hetimore duke përdorur edhe mjete të posaçme, proces nga i cili u dokumentua autorësia e veprës penale të dyshuar, si ndaj shtetasve, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre favorizuan këtë veprimtari të paligjshme.
Përmbytje në Shkodër SHKODËR- Edhe në qarkun e Shkodrës situata me përmbytjet është drejt përmir&eum...
Policia LEZHË- Ngjarje akoma më tronditëse u zbulua pas arrestimit të tre të rinjve në Lezhë. Indrit Puka dhe Arman...
Përmbytjet në Lezhë LEZHË- Situata pas përmbytjeve në Lezhë duket e qetë, kjo edhe nisur nga kushtet e përmir&...
Sendet e sekuestruara LEZHË- Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit 'Ndëshkimi'. Indrit Puka, Armando Gega ...
E mitura është dëguar pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psiko...
Policia Italiane ITALI- Një 29- vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Fermos në Itali, pasi ak...
Trannos GREQI- Reperi grek, Trannos është arrestuar mëngjesin e sotëm në zonën e Omonias, së bashku me tre persona ...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë mi...
Shqiptari GREQI- 26-vjeçari me origjinë shqiptare i cili përplasi me makinë 21-vjeçaren në rrugën Egnatia, n&eu...
Moti TIRANË- Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin gjatë orëv...