Aktualitet

Goditet baza e prostucionit në hotelet e Kavajës, arrestohen 2 pronarë hoteli, 5 punonjëset e seksit dhe klienti, bisedat: Ka rënë puna, s’ka refugjatë (EMRAT+SKEMA)

VIDEO
  • “Më dha 20 mijë lekë dhe sa hoqi pantallonat…”, dalin PËRGJIMET e reja për prostitucionin te Bishti i Zhurit
  • Operacioni "Zhuri" vë në pranga 8 persona. 5 punonjëse seksi, dy pronarë hotelesh, Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, bashkë me një klient janë arrrestuar nga policia. Përgjimet kanë fundosur grupin, duke zbuluar rrjetin e prostitucionit në Kavajë. Dosja.al mëson se kryesorët e grupit kanë qenë pronarët e hoteleve. 
    Featured image of article: Goditet baza e prostucionit në hotelet e Kavajës, arrestohen 2 pronarë hoteli, 5 punonjëset e seksit dhe klienti, bisedat: Ka rënë puna, s’ka refugjatë (EMRAT+SKEMA) Momentet e arrestimit dhe foto ilustruse

    KAVAJE- Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, pronarë të hoteleve “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”, janë arrestuar pasi akuzohen nga autoritetet se kishin kthyer bizneset e tyre në ambiente ku zhvillohej prostitucioni. Bashkë me ta janë arrestuar edhe 5 punonjëse seksi, identiteti i të cilave nuk dihet, përkatësisht me inicialet: M.M;, D.M., G.D., Q.R., V.M. Po ashtu, në momentin ku forcat e policisë kanë mësyrë në ambientet e njërit prej hoteleve, është arrestuar një klient, me inicialet B.Gj, i cili është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me njërën nga punonjëset e seksit. 

    Por si u zbulua grupi i Zhurit? 

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesmenët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi. Në dosjen hetimore ka përgjime mes dypunonjëseve të seksit, të cilat kanë diskutuar me njëra-tjetrën për punën. Vajzat shprehen se iu ka rënë puna, pasi janë larguar refugjatët. Ndërsa në një tjetër bisedë, njëra prej tyre shpreson që me largimin e njërës prej vajzave do të ketë më shumë punë. 

    Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, “kokat” e grupit të Zhurit

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja.al mëson se kryesorët e grupit kanë qenë pronarët e hoteleve. Ata merrnin 1/3 e fitimit për pagesën e dhomës, kur njëri nga klientët shkonte me një punonjëse seksi, e cila varionte nga mosha 20 deri në 56 vjeç. Siç bëjnë me dije burimet, pagesa për një orë me punonjëset varionte nga 50-100 euro. 

    (J.V; F.G/Dosja.al)

     

    • 21:24

      Dalin FOTOT/ Ky është hoteli “Alessio”, streha e prostitucionit tek ‘bishti i Zhurit’ ku vajzat ‘qaheshin’ se kishte rënë puna, klientët priteshin në këto shtretër

      Fotot që po shikoni vijnë nga hoteli “Alesio”, një nga ambientet që ishin kthyer në fole prostitucioni nga dy biznesmenët që tashmë kanë rënë në pranga, Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi. Siç shihet edhe në pamje, skuta ku pesë punonjëset e seksit ushtronin aktivitetin e tyre i përngjan një biznesi me kushte minimale. Në katin e parë të tij ndodhet edhe një restorant që më tepër duket si një mensë.

      Karriget prej druri, shtrati me çarçafet me vija që ka mbi të peshqirët e bardhë dhe blu është pikërisht vendi ku të arrestuarat fusnin klientët e tyre dhe u kryenin ‘shërbime’ në këmbim të 50 apo 100 eurove në orë në varësi të vajzës që zgjidhnin. Hoteli ndodhet në zonën e quajtur si bishti i Zhurit në dalje të Kavajës.

    • 20:28

      Kush është ‘Luli’? Dalin të tjera përgjime nga dosja e prostitucionit tek hoteli në Rrogozhinë, vajza jep lajmin me telefon: Ja mora 20 mijë lekëshin. Personi X: Mirë…

      Foto ilustruese

      Përgjime të tjera janë publikuar nga dosja e protitucionit në hotelet “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”. Në një nga përgjimet, një nga vajzat thotë se i ka marrë 20 mijë lekë të vjetra një klienti me emrin “Luli”. Ndërsa bashkëbiseduesi i thotë që kur të shkojë tek zona e Malit të Robit ta telefonojë për t’u takuar. Megjithatë nga Policia pas zhvillimit të operacionit, janë publikuar vetëm emrat e pronarëve të hotelit dhe vetëm inicialet e vajzave.

      BISEDA:

      Vajza: Ja mora njëzet mijë lekëshin Lulit.

      Personi X: Mirë, kur të vish në mal të Robit me merr në telefon.

    • 10:39

      "Iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët", zbardhen bisedat e punonjëseve të seksit në Kavajë, vajza: Po shplodhet robi, Inshallah më ecën pasditja (PËRGJIMET)

      Grupi i punonjëseve të seksit në Kavajë, ka qenë tejet i organizuar. Prej muajsh grupi ishte vënë në përgjim, ku dhjetëra biseda mes vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion dhe biznesmenëve të arrestuar janë dëgjuar. Në një përgjim, njëra prej vajzave bisedon me një shoqen e saj, ku i tregon se ka kapur vetëm 2 klientë, por që shpreson që pasditja të jetë frytëdhënëse.  “Dje dhe pardje nuk dola se u ç’lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta kam kapur deri tani. Në 11:00 dola, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, thotë vajza në përgjime. 

    • 8:28

      Kthyen hotelet në “fole” prostitucioni, arrestohet dy pronarët në Kavajë, në pranga edhe 5 punonjëset e seksit

      Momentet e arrestimit

      Policia jep detaje për operacioni në Zhuri në Rrogozhinë, ku u arrestuan 8 persona.

      Njoftimi i Policisë:

      Finalizohet operacioni policor i koduar “Zhuri”. Operacioni pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion. Vihen në pranga dy pronarë hotelesh, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin. Gjithashtu arrestohet edhe një shtetas tjetër në flagrancë.

      Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsiariatin e Policisë Kavajë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal.

      Në këtë kuadër, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në bashkëpunim me Sektorin e Forcave Operacionale të DVP Tiranë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zhuri”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata, pas provave të siguruara gjatë hetimit dhe konkretisht ndaj shtetasve:

      B. Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur”Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

      F. H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

      M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”.

      Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R.

      Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë.

      Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion“ dhe “Prostitucioni“.

    • 9:52

      “Qenka dobët, nuk ka punë fare”/ Dalin përgjimet nga rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë, ankohen vajzat: Dy veta kam kapur sot

      Pamje nga arrestimi dhe foto ilustruse

      Zbardhen detaje të reja nga operacioni Zhuri në Kavajë, ku u arrestuan 8 persona. Mësohet se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesmenët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi.

      Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv janë përgjimet e dy punonjëseve të seksit, të cilat kanë diskutuar me njëra-tjetrën për punën.

      “Ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”, shprehet në një vajzat. Ndërkohë tjetra i përgjijet: “Kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”. 

    • 9:39

      Kthyen hotelet në “fole” prostitucioni, zbardhet emrat e biznesmenëve që u arrestuan në Rrogozhinë

      Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi

      Zbardhen emrat e dy biznesmenëve të arrestar në Rrogozhinë, të cilët akuzohen për shfrytëzim prositucioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije 2 pronarët e hoteleve janë Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi. Të njëjat burime bëjnë me dije dije se biznesmenët kishin kthyer në “fole” prostitucion dy hotelet, “Alesio” dhe “Pishat”.

    Shto Koment