LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksidentet rrugore: Si shndërrohet në një skemë korrupsioni vendi i ngjarjes

14 Tetor 2021, 05:36 Nga DOSJA
Aksidentet rrugore: Si shndërrohet në një skemë korrupsioni

Sipas statistikave në Shqipëri janë 670 mijë mjete, por vetëm 470 mijë prej tyre janë në qarkullim.

Me rreth 10 mijë viktima përgjatë tre dekadave të fundit, dhe mijëra të plagosur, aksidentet rrugore janë kthyer në një shqetësim serioz. Referuar INSTAT nga viti 2014-2020, në 12.366 aksidente rrugore të regjistruara, mbetën të plagosur 16.631 persona. Ky numër golapant i aksidenteve rrugore rezultoi fatal për 1.646 persona të cilët humbën betejën me jetën në rrugë.

Përgjatë periudhës së fillimit të viteve 90-të, kur edhe numri i atyre që zotëronin një automjet ishte më i vogël, nga 1992- deri më 2009 janë regjistruar 11.300 aksidente dhe kanë humbur jetën 5.638 persona. Sipas ligjit konsiderohet vepër penale, çdo aksident rrugor, që ka dy plagosje të lehta, ka një plagosje të rëndë ose humbje jete.
Të parët që shkojnë në vend ngjarje janë patrullat e policisë rrugore, të cilët nisin edhe hetimin. Më pas krijohet grupi i punës që udhëhiqet nga prokurori, oficeri i policisë gjyqësore që shkon në vend ngjarje dhe eksperti kriminalist. Ky grup merret me përpunimin e procesverbalit të vendngjarjes, skicës së vendngjarjes dhe përpunimit të të gjitha të dhënave që lidhen me ngjarjen aksidentale.

Ekspertët gjykojnë se që në fillim jemi në një situatë konflikt interesi dhe në kundërshtim me Kodin rrugor, pasi policia rrugore që shkon e para në vendngjarje, ka të drejtë të përcaktojë ekspertët që janë po pjesë e saj, dhe po ajo ngre akuzën që e çon në prokurori.
Nisur nga denoncimet e shumta njohësit e kësaj fushe akuzojnë se vendi i ngjarjes së aksidentit, është kthyer në një skemë të mirëfilltë korrupsioni, ku shpeshherë fajtore shpallet viktima.

Ata akuzojnë ekspertët autoteknikë se ndryshojnë vendin e ngjarjes, manipulojnë të dhënat duke bërë që “drejtësia” të shkojë tek të fortët apo ata që japin para.
Sipas tyre, në këtë skemë korrupsioni ekspertët autoteknikë nuk janë vetëm, por ekspertiza të tilla të manipuluara bëhen me dijeni të plotë të prokurorit dhe gjyqtarëve të çështjeve.

Fillesa e të gjithë skemës, sipas ekspertëve, ndodh në momentin që prokuroria duhet të zgjedhë një ekspert autoteknik për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes.
“Këtu fillon manipulimi i të gjithë dosjeve dhe manipulimi bëhet nga ekspertët autoteknikë. Në të gjitha dosjet penale që kemi pasur për aksidentet rrugore në asnjë çështje nuk kanë qenë dy akte njësoj, të gjitha aktet manipulohen, janë kundër njëri-tjetrit, janë akte jo shkencore”, u shpreh avokati, Arben Llangozi.
Madje ato shkojnë edhe më larg kur thonë se gjithçka ndodh për lekët e siguracioneve, dhe janë kompanitë e sigurimit ata që menaxhojnë të gjithë skemën.
“E them me plot bindjen se ata janë të lidhur me kompanitë e sigurimit për arsye të ndryshme”, tha avokati, Arben Llangozi.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksidente aksidente rrugore skeme korrupsioni top story aksidente aksidente rrugore skeme korrupsioni top story

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës