LIVE UPDATES
Aktualitet

Aksidentet në punë, kreu i Inspektoriatit: Në 2021 numri është ulur

31 Tetor 2021, 06:08 Nga DOSJA
Aksidentet në punë, kreu i Inspektoriatit: Në 2021 numri

Flet Kreu i ISHPSHSH, z. Ardit Kaja

Aksidentet në vendin e punës kanë qenë ndër vite në fokus të Inspektoratit të Punës, kryesisht sektorët e ndërtimit dhe ai minerar, që raportohet si më problematik.

Megjithatë, është vënë re një ulje e ndjeshme e numrit të aksidenteve vitet e fundit. Kreu i ISHPSHSH, z. Ardit Kaja, thotë për “Monitor” se, rol të rëndësishëm në parandalimin e aksidenteve në punë luan forcimi i bashkëpunimit nëpërmjet të gjitha institucioneve dhe autoriteteve kompetente sipas specifikave përkatëse në trajtimin dhe hetimin e çdo ngjarje apo aksidenti të ndodhur.

Si paraqitet situata lidhur me aksidentet në vendin e punës? Si ka qenë trendi ndër vite? (statistika)

Treguesit statistikorë të aksidenteve në punë, të trajtuara dhe hetuara nga ISHPSHSH, zënë një vend të rëndësishëm në raportet që publikon institucioni periodikisht. Kjo për faktin se analiza e këtyre treguesve na ndihmon të orientojmë dhe organizojmë punën në drejtim të çështjeve, apo fenomeneve që rezultojnë të gjenerojnë situata, që cenojnë jetën apo sigurinë e punës së punëmarrësve.

Sipas të dhënave që disponojmë na rezulton se ka një trend në rënie të numrit të të aksidentuarve, si të atyre të lënduar në punë apo gjatë kryerjes së saj, ashtu dhe të atyre me pasojë humbjen e jetës.

Kështu për periudhën janar – gusht 2021, janë 138 subjekte të cilat kanë pasur histori aksidenti në punë me gjithsej 121 punëmarrës të aksidentuar, nga të cilët me pasojë humbjen e jetës rezultojnë 23 punëmarrës.

Nëse mesatarja mujore e numrit të punëmarrësve të aksidentuar në punë për vitet 2019 dhe 2020 ishte rreth 15 në muaj, këtë vit kjo shifër është ulur në 10 punëmarrës të aksidentuar mesatarisht në një muaj. Edhe numri i të aksidentuarve me pasojë humbjen e jetës, në mesatare mujore, reflekton këtë trend, ku për vitet 2019 dhe 2020 ishte mesatarisht 3 punëmarrës/muaj, për 2021 ky tregues është ulur në 2 punëmarrës/muaj.

Si institucion i ngarkuar me hetimin e aksidenteve që ndodhin në punë, apo gjatë kryerjes së saj, e trajtojmë çështjen e aksidentit në punë në disa këndvështrime;

Së pari: Hetimin e thelluar të aksidentit, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandaluese për të mos pasur përsëritje të aksidentit në të ardhmen për të njëjtat kushte dhe në të njëjtat rrethana.

Së dyti: Ndjekjen e praktikës administrative të njohjes së aksidentit për të vijuar më pas përfitimi për punëmarrësin/it e aksidentuar nga skema e sigurimeve shoqërore. Në këtë këndvështrim në disa sektorë apo situata aksidentesh, edhe pse ISHPSHSH-ja nuk është i vetmi institucion përgjegjës për hetimin e plotë të ngjarjeve, bashkëpunon ngushtësisht me agjenci të tjera ligjzbatuese, duke përfunduar procedurën, me qëllim përfitimin nga skema e punëmarrësve të aksidentuar.

Më konkretisht, edhe pse sektori minerar ka ligj të posaçëm për sigurinë e punës në miniera, si dhe autoritete të specializuara që hetojnë aksidentet e ndodhura nëntokë apo në tunele e diga, inspektorët bashkëpunojnë ngushtësisht me këto autoritete për hetimin e aksidenteve.

Për periudhën janar – gusht të këtij viti:

-18% të aksidenteve i përkasin sektorit minerar, dhe

-7% janë pjesë e sektorit të elektricitetit

-9% e rasteve janë aksidente rrugore, por klasifikohen si aksidente në punë, për shkak se kanë elementet ligjore të klasifikimit të aksidentit, p.sh., punëmarrësi ka qenë në përmbushje të detyrës sipas përshkrimit të punës së tij, me urdhër të punëdhënësi,t apo në linjën e drejtpërdrejtë të rrugës që përshkon nga shtëpia për në punë dhe anasjelltas.

-66% të rasteve u përkasin aksidenteve në vendin e punës në sektorët si ndërmarrje prodhuese, ndërtim dhe të tjera.

Pas hetimit të rasteve, na ka rezultuar se shkaqet lidhen drejtpërdrejt me mosrespektimin e kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke mos përjashtuar dhe shkaqe të tjera që nuk lidhen drejtpërdrejt me punën. Këtu mund të përmendim:

Gjendjen shëndetësore të punëmarrësit, edhe pse ky i fundit nuk ka pasur sëmundje të përgjithshme. Gjatë orarit të punës ka pësuar infarkt, duke sjellë humbje të menjëhershme të jetës në vendin e punës.

Kushteve atmosferike ekstreme, ngricat, dëbora, duke sjellë lëndime për punëmarrësit gjatë kryerjes së punës.

Vlen të theksohet se për këtë vit kemi vetëm 1 rast, të aksidentit masiv, ku të paktën dy apo më shumë persona dëmtohen në të njëjtën kohë dhe për shkak të së njëjtës arsye, që edhe ky rast ka qenë aksident rrugor. Ky fakt tregon përmirësim të kulturës së ndërgjegjësimit nga subjektet sa u takon investimeve për sistemin e sigurisë dhe shëndetit në punë, por duhet ta pranojmë që ende ka shumë për të bërë në këtë drejtim.

Shkaqet e aksidenteve me pasojë vdekje të punëmarrësve janë rënia nga lartësia, moszbatimi i rregullave të sigurimit teknik, rënia në kontakt me energjinë elektrike, shembjet e materialeve, si dhe një përqindje të konsiderueshme zënë dhe aksidentet rrugore.

53 sanksione në vlerë 9.990 mijë lekë, ose 60% e sanksioneve gjobë të vendosura nga trupa inspektuese, u përkasin inspektimeve për hetim aksidenti në punë. Krahas sanksionit me gjobë në inspektime të aksidenteve është operuar me të gjithë format ligjore të masave administrative, kompetencë e inspektorit të punës, si paralajmërim apo pezullim i plotë apo i pjesshëm i punës. Në çdo rast hetimi janë lënë detyra për realizim.

Në bazë të detyrave të lëna që përkojnë me gjetjet e konstatuara si shkelje, janë evidentuar:

-mungesa e një vlerësimi të risqeve

-mospërdorimi i pajisjeve mbrojtëse individuale

-moszbatimi i rregullave të sigurimit teknik

-mungesa e pajisjeve mbrojtëse individuale dhe kolektive

-mungesa e informimit të punëmarrësve

Cilat kategori/sektorë janë më të rrezikuar? Cilat janë arsyet?

Ashtu siç e citova më lart, sektorët më të rrezikuar për aksidentet në punë janë sektori minerar, elektricitetit, ndërtimi, ndërmarrjet prodhuese etj.

Për shkak të një zhvillimi kohët e fundit të sektorit të ndërtimit dhe riskut të lartë që mbart ky sektor, kemi përmirësuar qasjen e inspektimit në këtë sektor. Tashmë nuk ka një inspektim të veçuar vetëm në subjektin, punëmarrësi i të cilit pëson një aksident në punë, por pjesë e inspektimit dhe hetimit bëhen të gjithë subjektet ndërtuese që punojnë në raporte nënkontraktimi në kantierin ku ka ndodhur aksidenti.

Kjo qasje po jep ndikim pozitiv sa i takon punëdhënësve të këtij sektori, të cilët po reflektojnë përmirësim të kushteve të punës dhe masave për parandalimin e aksidenteve. Por ashtu siç ka shembuj pozitivë, jemi të vetëdijshëm që ende shumë punëdhënës duhet të investojnë të bëjnë funksionale sistemet e sigurisë dhe shëndetit në punë, nëpërmjet koordinatorit të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Këtë vit, numri i aksidenteve fatale në ndërtim është më i ulët krahasuar me një vit më parë. (Nëse një vit më parë kishim 10 raste fatale në ndërtim për këtë periudhë të 2021 numërohen 4 aksidente me pasojë vdekjen e punëmarrësit).

Për shkak të situatës së pandemisë pati një hov shërbimi taksi apo delivery, gjë që ka reflektuar shtimin e rasteve të aksidenteve në punë në këtë sektor. Pavarësisht se kemi të bëjmë me aksident rrugor, këtu mjeti që drejtonte punëmarrësi i aksidentuar në fakt është mjet pune për këtë të fundit, që kërkon një vlerësim risku të detajuar për këtë proces pune.

Duhet theksuar se asnjë sektor nuk është i përjashtuar nga aksidenti në punë, por sigurisht sektorët e vështirë kanë dhe riskun më të lartë të ndodhjes së aksidentit.

Çfarë masash mund të merren nga autoritetet ose nga punëdhënësit që të parandalohen ndodhi të tilla?

Qëllimi i Ligjit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është garantimi i sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të punëmarrësve nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eliminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimit, këshillimit, formimit të punëmarrësve e të përfaqësuesve të tyre. Duke qenë se Inspektorati i Punës është një nga institucionet kryesore në zbatimin e këtij ligji, është shumë i rëndësishëm njoftimi për çdo rast aksidenti të ndodhur në punë pranë nesh.

Bazuar në Ligjin nr. 10237, datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë” i ndryshuar, çdo punëdhënës ka detyrimin për deklarim dhe njoftim të çdo ngjarje të ndodhur në subjektin e tij, pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Në këtë kontekst theksojmë se rastet e njoftimit të aksidenteve në punë pranë institucionit tonë nga ana e punëdhënësve, si dhe nga burime të tjera, janë në rritje.

Kjo si pasojë e punës së bërë në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit nëpërmjet takimeve, tryezave të ndryshme, inspektimeve këshilluese, si dhe informacionit të publikuar në faqen tonë zyrtare për detyrimet ligjore që duhet të zbatohen nga të gjithë punëdhënësit. Lehtësimi i krijuar për njoftim aksidenti në punë online, nëpërmjet faqes zyrtare çdo ditë dhe orë të javës, përfshirë ditën e pushimit javor apo ditët e festave zyrtare është një proces ndihme për punëdhënësit që përballen me situata të aksidentit.

Historiku i një subjekti, i cili është përfshirë në një incident në punë konsiderohet element risku për programim të inspektimeve periodike të këtij subjekti nga inspektorët. Struktura e analizës së riskut për programimin e inspektimeve po funksionon dhe po jep ndikim në mbikëqyrjen periodike të këtij targeti subjektesh, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tjera.

Duke u nisur nga analiza e thelluar e treguesve të aksidenteve të hetuara në punë, me apo pa pasojë vdekjen e punëmarrësit, sektorët në të cilët ndodhin më së shumti këto aksidente, si dhe specifikat që e shoqërojnë këtë proces, aktualisht jemi në fazën e përmbushjes së objektivit të ISHPSHSH-së për këtë vit, që lidhej me zhvillimin dhe ngritjen e një bërthame me inspektor pune, të mirëtrajnuar për rastet e hetimit të aksidenteve në punë, si raste specifike inspektimi.

Kjo njësi, do të shërbejë në trajnimin e përgjithshëm të inspektorëve të punës, duke rritur kapacitetet vëzhguese të inspektimit, si kyç e parandalues për ngjarje aksidentale në vendin e punës. Rritja e cilësisë së inspektimit nëpërmjet këshillimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të punëdhënësve për ngritjen dhe mikroorganizmin e sistemeve të sigurisë dhe shëndetit në punë në ndërmarrje.

Rol të rëndësishëm në parandalimin e aksidenteve në punë luan forcimi i bashkëpunimit nëpërmjet të gjitha institucioneve dhe autoriteteve kompetente, sipas specifikave përkatëse, në trajtimin dhe hetimin e çdo ngjarje apo aksidenti të ndodhur.

Rritja dhe zhvillimi i një kulture parandaluese nëpërmjet ndërgjegjësimit të organizatave, të punëdhënësve, punëmarrësve, shoqërisë civile dhe të gjithë aktorëve që operojnë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Si funksionon skema e dëmshpërblimit për arsye aksidenti në punë? Po në rast humbje jete?

Në fakt, në shumë shtete të tjera, funksionojnë me ligj skemat e sigurimit të jetës, por në Shqipëri vetëm naftëtarët dhe minatorët, si punëmarrës të sektorëve që paraqesin risk të lartë për sigurinë dhe shëndetin në punë, kanë sigurim jete të detyrueshëm, sipas legjislacionit specifik të tyre, ndërsa për llojet e tjera të aktiviteteve, ky lloj sigurimi nuk është i detyrueshëm.

Në rastin e ndodhjes së një aksidenti në punë, punëdhënësi, përveç njoftimit pranë Inspektoratit të Punës, ka detyrim të njoftojë dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore, i cili i lëshon punëdhënësit me kërkesë të tij, procesverbalin tip (kompetencë e ISSH). Ky procesverbal firmoset nga punëdhënësi dhe inspektori i punës (i cili e firmos atë vetëm pasi vërteton ndodhjen nëpërmjet hetimit të aksidentit), me qëllim përfitimin në masën 100% të raportit të paaftësisë për punë, nga skema e sigurimeve shoqërore për punëmarrësin e aksidentuar.

Për punëmarrësit e aksidentuar në punë, zbatohet ligji Nr. 7701, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Sipas këtij ligji, personat e siguruar në rast aksidenti në punë, sëmundje profesionale, përfitojnë të drejtën e së ardhurës,

pavarësisht nga vjetërsia në punë:

-Për kujdesin mjekësor shtesë dhe riaftësim

-Në rast paaftësie

-Kompensimin për dëme të ndryshme

Në rast vdekje

Kodi i Punës, Neni 39 shprehet;

Sipas Kodit të Punës, punëdhënësi, duhet të paguajë diferencën midis dëmit dhe shpërblimit që merr punëmarrësi nga sigurimet shoqërore, kur aksidenti ose sëmundja profesionale është pasojë e fajësisë së rëndë të punëdhënësit. Ky dëmshpërblim përcaktohet nga gjykata, kur çështja bëhet objekt shqyrtimi gjyqësor.

Në rastet kur punëdhënësi nuk ka regjistruar punëmarrësin në sigurimet shoqërore, ai duhet të përballojë të gjitha shpenzimet që ka bërë punëmarrësi, si rezultat i aksidentit, ose sëmundjes profesionale, si dhe të gjithë dëmet si rrjedhojë e mosregjistrimit.

Duhet të theksojmë se në këndvështrim të Inspektoratit të Punës, përfitimi i një punëmarrësi nga skema e sigurimeve shoqërore është vetëm një pjesë e procedurës inspektuese të një aksidenti në punë, pasi ky proces ka për qëllim trajtimin e fenomenit, shkaqet, arsyet që çuan në ndodhjen e aksidentit, numrin e punëmarrësve që përfshihen nga mosmarrja e masave nga punëdhënësi dhe se çfarë detyrash duhet të realizojë punëdhënësi në drejtim të përmirësimit dhe parandalimit të ndodhjes së një ngjarje në vendin e punës.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidente ne pune ardit kaja aksidente ne pune ardit kaja


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale