Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Agravohet situata/ Macron bën deklaratën e fortë: Turqia nuk është më një partner i BE-së
11 Shtator 2020, 16:45Nga DOSJA
Ditën e djeshme në Francë Emmanuel Macron priti homologët e gjashtë vendeve të tjera të BE-së në samitin e Korsikës, përfshirë Greqinë, rivalin më të madh të Turqisë, i cili është në mosmarrëveshje për fushën e gazit natyror në Mesdhe.
Në këtë samit, drejtuesit e shtatë vendeve evropiane në Mesdhe kanë deklaruar ditën e djeshme se janë të gatshëm të mbështesin sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Turqisë nëse ky vend shmang dialogun mbi përshkallëzimin e tensioneve në det.
Ndërkohë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në konfernencë ëhstë shprehur se Turqia nuk është më një partner i BE-së dhe se evropianët duhet të jenë të vendosur.
“Na vjen keq që Turqia nuk ka pranuar thirrjet e BE-së për t’i dhënë fund aktiviteteve të saja të njëanshme dhe të paligjshme në Mesdheun Lindor dhe Egje. Nëse nuk e bën këtë dhe nuk bie dakord për dialog, BE është e gatshme të hartojë një listë të masave të tjera kufizuese”, shtuan udhëheqësit.
Franca ka mbështetur fuqimisht Greqinë dhe Qipron në një konflikt në rritje me Turqinë mbi burimet e gazit dhe ndikimin detar në Mesdheun lindor, duke shkaktuar frikë nga konflikte më serioze. Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje shkaku i rezervave të gazit natyror dhe caktimit të territorit në det.
Greqia dhe Turqia pretendojnë të drejtën për të shfrytëzuar burimet e energjisë në zonën e diskutueshme. Turqia ka dërguar anije kërkimore në zonën e diskutueshme, ndërsa anëtarët e BE-së kanë dërguar anije për të mbështetur Greqinë. Ankaraja dhe Athina po kryejnë stërvitje ushtarake me anije luftarake dhe aeroplanë.
SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Greqisë dhe Turqisë të ulen në dialog për të zgjidhur tensionet që kanë nisur në Mesdheun Lindor për k...
RUSI- Prokuroria e Përgjithshme e Berlinit tha në Twitter se po i përgjigjej një kërkese të autoriteteve ruse në emër të Administratës së Senatit të Drejtësisë....
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka propozuar ditën e sotme që të gjithë personat në qeveri të heqin dorë nga makinat zyrtar...
ITALI- Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
SERBI– Marrëveshja e cila u nënshkrua më 4 shtator në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë përmbante një sërë pikash ku një ndër këto pika 16-të, parashikonte zhv...
KOSOVË– Sipas një propozimi brenda koalicionit qeverisës, Nexhat Daci mund të rikthehet në skenë, si president konsensual i vendit. Gazeta Express më...
GREQI– Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë nuk marrin fund. Së fundmi, Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren, duke dërguar anijet ushtarake në brigje...
ITALI– Policia italiane ka arrestuar 4 persona në Matera, pasi dyshiohen se kanë përdhunuar dy vajzat britanike që kishin shkuar për pushime në zonën e t...
MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona si shkak i COVI...