Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Agjentët e BKH kanë 9 muaj pa rroga/ Zvarritjet me ndryshimet ligjore lënë pa trajtim punonjësit
14 Maj 2021, 18:44Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Aida Hajnaj vazhdon të mos paguhet pavarësisht detyrës së rëndësishme që mban. Por i njëjti fat po ndjek edhe 28 hetuesit e parë të BKH të cilët mbasi i kaluan sprovat për tu kualifikuar si krahu i djathtë i SPAK, ende nuk kanë marrë rrogën e parë. Nga komunikimi që TCH pati me disa prej tyre u deklaruan vështirësi ekonomike pasi hetuesit janë dorëhequr nga detyrat e mëparshme prej muajsh.
Deri më tani 28 hetuesit e FBI shqiptare kanë mbyllur fazën e parë të trajnimit dhe po specializohen mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe sigurinë e jetës së oficerëve .
Por përse këto vonesa? Një grup ekspertësh shqiptare dhe të huaj u përfshinë gjatë muajve tetor – shkurt 2021 në përmirësimin e kuadrit ligjor mes tyre pagat dhe benefitet që duhet të fitojnë hetuesit e ardhshëm që do të luftojnë të korruptuarit dhe krimin e organizuar.
Së bashku me ndërkombëtarët që po ndjekin nga afër plotësimin e SPAK u konstatua se trajtimi financiar i BKH ishte i shpërndarë në disa akte nën ligjore dhe për këtë shkak u ripa ligj i SPAK që më datën 31 mars ju përcoll presidentit. Por pak përpara zgjedhjeve presidenti e ktheu për rishqyrtim të gjithë paketën përfshirë edhe projektligjin për SPAK, kurse dekretet për prapësimin e tyre u publikuan nga presidenca në fillim të muajit maj.
Rezulton se gjatë këtij afati kushtetues të 20 ditëve nuk pati asnjë publikim në faqen zyrtare ,çka krijoi përshtypjen se presidenti kishte ushtruar të drejtën e tij për të mos e shpallur ligjin dhe as për ta rikthyer në kuvend , ndërkohë që pas këtij qëndrimi të presidentit, kuvendi e rrëzoi dekretin e tij në 7 maj.
Megjithatë, ndryshimet në ligjin e SPAK nuk janë botuar ende në fletoren zyrtare, çka do të thotë se së paku deri në muajin qershor edhe Aida Hajnaj edhe hetuesit e BKH do të vijojnë pa rrogë dhe në një farë mënyrë vullnetare të hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Marrë nga Top Channel
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KUKËS– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme në një dalje për mediat, se do të niste menjëherë operacioni nga Velipoja deri në Ksamil për palig...
TIRANË– Finalizohet operacioni “Baroni”! Informacionet e marra në rrugë operacionale për trafikun e kokainës në kryeqytet, kanë sjellë prangosjen e një efe...
KOLONJË-Janë bërë publike fotot e dy viktimave që humbën jetën ditën e sotme në aksidentin që ndodhi në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë.Aurora Basha rret...
ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar lidhur me të arrestisurin nga ambientet e paraburgimit të Elbasanit, Mirjan Dedja. 39-vjeçari, i shoqëruar pas vrasje...
TIRANË– Personi që shihni në foton e mëposhtme është efektivi i forcave speciale RENEA, Xhulio Liçi, i cili u prangos ditën e sotme me 1 kilogram ko...
TIRANË– Ditën e sotme një efektiv i forcave RENEA është prangosur pasi është kapur me 1 kilogram kokainë. Mësohet se roli i Xhulio Liçit ishte trans...
TIRANË– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me operacionin e zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku ka përfunduar në pranga një efektiv i fo...