Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Agjencia për mediat dhe informimin, PD: Cënon lirinë e shprehjes, të reagojë Këshilli i Medias dhe Etikës
18 Shtator 2021, 17:52Nga DOSJA
TIRANË– Krijimi i strukturës Agjensia për Mediat dhe Informimin është një ogur i kq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, sipas Partisë Demokratike. Në një reagim zyrtar, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole shkruan se duket qartë që ky mandate do të jetë i propagandës dhe cendusrës së ligjëruar me vulë kryeministrore. Godole shton se shpreson që Këshilli i Medias dhe Etikës dhe gjithë organizmat e tjera të shprehen kundër kësaj VKM-je që cënon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri.
Reagimi zyrtar: Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine. Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore! Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare. Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.
Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama tha para ministrave të tij se do të krijohet një agjensi për mediat dhe informimin e cila bazohet në disa modele që janë praktikuar dhe ne shtete të tjera të botës. Rama shtoi se kjo agjenci siguron njohjen e institucioneve të qeverisjes qendrore me gjithçka lidhet drejtpërdrejtë me publikun dhe qëndrimin e publikut e medias mbi çështje me interes public.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 500 mijë dollarë! Kjo është vlera e makinës “GMC Custom Luxury Vehicle” me të cilën kryeministri Edi Rama po shihet të lëvizë të paktën në dy...
Politike18 Shtator 2021, 12:50
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë dhe një herë vendimet e qeverisë së re. Ai thotë se fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid deri në m...
TIRANË– Gazetarja Ambrozia Meta ka nxjerrë në pah kontrastin mes predikimit të kryeministrit Edi Rama për thjeshtësi para kabinetit të tij qeveritar ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndërruar makinë, duke lënë pas mjetin “Lincoln” me të cilin është parë për shumë kohë. Në një status në rrjetet soci...
TIRANË– Qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet për mjekimin e prokurores së Prokurorisë së Pukës, Elidiana Kasa në masën një million e 200 mijë le...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me betimin e qeverisë së re, duke nxjerrë një foto nga kabineti i ri qeveritar. Përmes një postimi...
TIRANË– Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”. Ajo thotë se partia thek...