LIVE UPDATES
Bota

Afgano-amerikanët të zemëruar dhe të trazuar nga tërheqja e forcave amerikane: Nuk duhej vendosur 31 gushti

29 Gusht 2021, 18:27 Nga DOSJA
Afgano-amerikanët të zemëruar dhe të trazuar nga

AFGANISTAN– Afgano-amerikanët po ndihen të revoltuar dhe të shqetësuar për vendimin e administratës së Presidentit Biden për t’iu përmbajtur afatit të 31 gushtit për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatiten plane emergjence për të tërhequr qytetarët me shtetësi të dyfishtë afgane dhe amerikane që mund të kenë mbetur në vend edhe pas datës 31 gusht.

Që kur talebanët pushtuan kryeqytetin afgan më 14 gusht, më shumë se 82 mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani në një nga operacionet më të mëdha të transportit ajror në historinë amerikane. Megjithëse ritmi është rritur ditët e fundit, është ende një situatë kaotike ndërsa njerëzit kërkojnë të ikin.

“Data e 31 gushtit u vendos në mënyrë arbitrare pa planifikim, por talebanët e kanë bërë edhe më të vështirë arritjen e saj. Do të ketë dhjetëra mijëra afganë që nuk do të arrijnë të largohen”, thotë Mizgon Zahir Darby, aktiviste afgano-amerikane në Kaliforni.

Presidenti Biden caktoi afatin e 31 gushtit për të përfunduar evakuimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, por presidenti gjithashtu ka kërkuar hartimin e planeve të emergjencës nëse do të duhet të evakuohen njerëzit përtej kësaj date.

“Nëse do të qëndrojnë, duhej të kishin arritur një lloj marrëveshjeje. Përndryshe ka për të patur një luftë të hidhur në rajon”, thotë afgano-amerikani Farhad Farzon, pronar restoranti.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha të mërkurën se administrata po punon për opsionet për njerëzit që ende dëshirojnë të largohen nga Afganistani pas 31 gushtit, kur ushtria amerikane pritet të tërhiqet nga Kabuli.

Zonja Psaki tha se administrata e Presidentit Bidenit mendon se shumë prej 1 mijë amerikanëve të mbetur brenda vendit janë me shtetësi të dyfishtë afgane dhe amerikane.

Pentagoni thotë se do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Afganistani derisa Shtetet e Bashkuara të largohen të martën, por gjatë ditëve të fundit do të duhet të ketë prioritet nxjerrja e forcave amerikane dhe pajisjeve ushtarake nga vendi. Çdo vendim i Presidentit Biden për të qëndruar më gjatë mund të rindezë luftimet mes talebanëve dhe forcave perëndimore që menaxhojnë transportin ajror.

“Ka njerëz që janë lënë pas. Jemi të dëshpëruar, si afganë, si amerikanë, si qenie njerëzore. Jam shumë i hidhëruar për këtë situatë. Bota nuk ka parë diçka të tillë më parë. Kjo është më keq se Vietnami”, thotë Mohammad Mehdavi, udhëheqës i komunitetit afgano-amerikan.

Pamjet satelitore të marra në kufirin Afganistan-Pakistan para dhe pas marrjes së kontrollit nga talebanët tregojnë aktivitetin e shtuar ndërsa njerëzit kërkojnë me dëshpërim të largohen nga vendi. Që nga 24 gushti, shihet se rrugët pranë kufirit janë të mbushura me njerëz që kërkojnë të shkojnë drejt Pakistanit apo Iranit.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota talebanet pushtojne afganistanin talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet