LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Afera e inceneratorëve, PD padit në SPAK Sekretarin e kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi

4 Mars 2022, 12:46 Nga DOSJA
VD-Afera e inceneratorëve, PD padit në SPAK Sekretarin e

TIRANË– Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Sekretarin e kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Në një deklaratë për shtyp, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se historia e koncesionit te Elbasanit nis në momentin që Engjëll Agaçi vihet në dijeni, nga një shkresë e cila vjen nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Sipas Zhupës, Agjencia e Prokurimeve Publike ishte vënë në lëvizje nga një shkresë e dërguar nga ish ministri Lefter Koka në datën 11.11.2014, përmes të cilës Koka i kërkonte mendim APP-së në lidhje me atë që kishte zgjedhur procedurë për koncesionin, për partneritetin publik privat, për Elbasanin. Zhupa shton se në përgjigje APP thotë se ligji nuk njeh asnjë procedure tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; procedurë e hapur, procedurë e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake dhe se ajo që kërkonte Koka ishte joligjore. E sipas deputetes së PD-së, Engjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese sepse është autoriteti dhe e pohoi vetë në komisioni hetimor të inceneratorëve, në dëshminë e tij në datë 22 shkurt.


Konferenca e plotë:

PD ka vite që denoncon aferën e inceneratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’i provonim shqiptarëve që Edi Rama ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro. Sot do t’ju sqaroj provat që PD ka paraqitur në një padi penale që do të depozitohet sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e z. Engjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit, në shkeljet ligjore që janë bere me vetëdije të plotë në rolin e tij si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Historia e koncesionit te Elbasanit nis në momentin që Engjëll Agaçi vihet në dijeni, nga një shkresë e cila vjen nga Agjencia e Prokurimeve Publike. Agjencia e Prokurimeve Publike ishte vënë në lëvizje nga një shkresë e dërguar nga ish ministri Lefter Koka në datën 11.11.2014. Në këtë shkresë Koka i kërkonte mendim APP-së në lidhje me atë që kishte zgjedhur procedurë për koncesionin, për partneritetin publik privat, për Elbasanin. Një procedurë me negocim pa shpallje dhe i kërkonte mendim sipas rregullit, edhe APP-se. APP-ja po vononte për përgjigje dhe ish ministri Koka i dërgon një letër të dytë. Letrën e dytë e dërgon në datën 17.11.2014 dhe ky institucion i kthen përgjigje me datë 18.11.2014, për dijeni të së cilës është edhe Ëngjëll Agaçi. Dhe nuk është rastësisht sepse APP-ja është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave e ka në përgjegjësi ketë institucionin dhe duhet të jetë i informuar për ligjshmërinë e projekt akteve që duhet të kalojnë në Këshillin e Ministrave. Në përgjigje APP thotë “Ligji nuk njeh asnjë procedure tjetër përveç tre procedurave ligjore që janë; procedurë e hapur, procedurë e kufizuar dhe procedurë me negocim me shpallje paraprake. Kjo që ju kërkoni (ish ministri Koka), është një procedure që nuk e njeh ligji, një procedurë jo ligjore”. Dhe Engjëll Agaçi ishte në dijeni të plotë të kësaj shkrese sepse është autoriteti. Engjëll Agaçi kur erdhi në komisioni hetimor të inceneratorëve, në dëshminë e tij në datë 22 shkurt, tha që “Po, kjo procedurë nuk ekziston më sepse APP e kundërshtoi”. Ndërkohë që të gjitha shkresat, aktet, provat qe ne kemi, korrespondenca e ministrit Koka me ministritë e tjera, procesverbalet e mbledhjes se koncesionit, tregojnë se kjo procedure ka vazhduar dhe ka vazhdimësinë e saj dhe është finalizuar si VKM-ja, Nr.907. Një VKM e cila përsëri kalon nga Engjëll Agaçi, për të kaluar nga forma e projekt akteve, në formën e vendimit të këshillit të ministrave, në formën e asaj që do të ishte koncencioni i Elbasanit. Procedure tjetër nuk ka, procedure tjetër qe te jete ne forme shkresore apo nuk ekziston ne asnjë prove te vetme nga gjithë hetimi qe eshët bere nga komisioni hetimor por edhe gjithë institucionet. Vete Engjëll z.Agaçi ne komisionin hetimor tha qe do te sjelle relacionin qe ka shoqëruar VKM Nr.907. Ne fakt ky relacion nuk erdhi kurrë sepse ky relacion, tregon atë për te cilën është arrestuar edhe z.Lefter Koka. Sepse sikurse te gjithë shqiptaret e kane pare njoftimin e SPAK, dy akuzat e SPAK –ut  ndaj z.Lefter Koka lidhet me procedurat e ndjekur ne koncesionin e Elbasanit është një procedure joligjore dhe ne shkelje te ligji. Me siguri edhe SPAK është ne dijeni dhe ka provat sesi kjo procedure ka vazhduar edhe pse ishte joligjore. Ne baze te ligjit, Engjëll Agaçi është autoriteti ne Këshillin e Ministrave qe ka detyrimin qe te ktheje ne baze te argumenteve ligjore projektet e paraqitura kur ato bien ne kundërshtim me Kushtetutën apo me ligjin. Engjëll Agaçi nuk e ka bere këtë funksion qe i jep ligji.  Nga ana tjetër kontrata e bashkëlidhur me këtë VKM, kontrata e koncensionarit prej 60 faqesh qe kaloi me VKM-ne 907 po te lexoni ne Fletoren Zyrtare, VKM-ne Nr.907, 17.12.2014 ne piken 6 thotë “Autoriteti Kontraktues, ne baze te ligjit 125, viti 2013. Ju kujtoj qe kjo është baza ligjore me te cilën APP-ja i ka kthyer përgjigje qe kjo procedure nuk ekziston, sepse pikërisht ky ligj e ndalon këtë procedure. Dhe thuhet se ka shpallur procedurën për dhënie me negocim, për dhënie koncensioni te përzier te koncesionit partneriteti publik –privat për ndërtimin dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.Çfarë do te thotë koncesion i përzier, koncesion miks qe nuk e njeh asnjë baze ligjore por del me VKM? Sepse duket qarte qe përpjekja është qe te fshehin atë procedure joligjor, qe i ka thënë APP-ja por  qe nuk e kane ndalur por e kane bere faktike ne VKM.Aq i madh ishte zelli për te kaluar këtë VKM dhe për ta bere faktike këtë draft kontratë dhe Engjëll Agaçi e ka për detyre qe ti shqyrtoje te gjithë projektet aktet para se te kalojnë ne VKM, sesi janë kaluar 17 procedura brenda 8 ore punë për një kontrate 60 faqe nga ministritë e linjës.Pra, 17 procedura te bëra brenda një dite, brenda datës 16 Dhjetor 2014 për te arritur ne miratimin e kësaj VKM-je e cila ka shkelur çdo procedurë ne datën 17 Dhjetor 2014. Për transparence te qytetareve unë do t’ju lexoj te 17 procedurat qe duhet te kryhen për te arritur tek VKM e  datës 17 Dhjetor 2014: 16 Dhjetor 2014 mbahet gara për inceneratorin e Elbasanit. Gare nuk kishte sepse ishte vetëm një kompani “Albtech” e parashikuar dhe e parashpallur fituese e këtij koncesioni. Pra nga 7 ditë u bë 7 minuta sepse nuk e lejuan që të kalonin ditët për të parë nëse do të kishte ankimime apo jo. 3-Përcaktohet abuzivisht se nuk ka asnjë  ankesë po brenda datës 16 dhjetor por siç e thashë duhej të pritet 7 ditë dhe më pas të përcaktohej nëse ka apo jo ankesë. Hartohet një  draftkontratë për kompaninë fituese po me 16 dhjetor, dërgohet draft-kontrata për mendim në Ministrinë e Financave. Po në datën 16 dhjetor dërgohet draft-kotrata për mendim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik  të Tregtisë dhe Sipërmarrjes pra te Arben Ahmetaj. Po me 16 dhjetor dërgohet draftkontrata për mendim në ministrinë e Gjiknurit pranë Infrastrukturës dhe Energjisë po në datën 16 dhjetor. Dërgohet draft-kontrata për mendim te Ministria e Drejtësisë, Nasip Naço po në datën 16 dhjetor. Duhet të dërgohet drafti për mendim në APP në datën 16 dhjetor dhe kjo t’ia nisi Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë po në të njëjtën datë. Vjen përgjigja e draft-kontratës të dërguar për mendim nga ministria e Financës po brenda datën 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik po brenda datës 16 dhjetor. Vjen përgjigja nga ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës po brenda datës 16 dhjetor. APP-ja duhet të sjelli përgjigje në lidhje m e draft-kontratën po brenda datës 16 dhjetor. Vjen përgjigje pozitive  nga ministria e Drejtësisë po në datën 16 dhjetor. Hartohet një kontratë përfundimtare dhe negociohet mes palëve po në datën 16 dhjetor dhe kalohet në një kontratë me 40 faqe. Firmoset kontrata tashmë midis Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë fituese po datës 16 dhjetor dhe me datë 17 dhjetor miratohet financimi i kontratës i lidhur në firmë pra midis Koldian Zotos pikërisht në mbledhjen e qeverisë, pikërisht në këtë vendimin 907 të datës 17 dhjetor.. Personi përgjegjës që të ndjekin të gjitha procedurat deri sa të arrijmë tek kjo VKM ra këto 17 procedura që u listova është pikërisht Ëngjëll Agaçi sipas ligjit 9 mijë të viti 2003. Dhe gjithë ky zell i madh për të bërë rekord Guinnes me 17 procedura ku qeveria edhe në rastin e paketave Covid i duhej një javë edhe dy javë që njerëzit ishin në kushte pandemie dhe kishin nevojë emergjente nuk justifikohet me asgjë përveçse me dëshirën, vrullin e një grupi të strukturuar kriminal që donin që ta bënin sa më shpejt këtë koncesion, të jepnin sa më shpejt paratë tek AlbTec tek një firmë e cila ishte krijuar një ditë para se të merrte kontratën, një ditë para se të shpallej gjendja e emergjencës, 1 muaj eksperiencë kur mori kontratën, kishte zero eksperiencë  në fushën e mbetjeve dhe kishte një kapita vetëm 800 euro. Kjo për të kuptuar se si janë menaxhuar të gjithë anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal, në rastin tonë përgjegjësitë janë  direkt të zotit Ëngjëll Agaçi dhe ne mendojmë se këto përgjegjësi duhet të çohen në SPAK me një padi penale dhe SPAK të vërë para përgjegjësisë edhe zotin Agaçi për të gjithë veprimet dhe mosveprimet e tij në dhënien e këtij koncesioni për të cilin sot është në burg edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka. Pikërisht për këto procedura që pa i kaluar zoti Agaçi nuk do  të kishin asnjë fuqi ligjore dhe nuk do të prodhonin efekt financiar për buxhetin e shtetit shqiptar.

Pyetje: Pse nuk keni depozituar një padi për të gjithë por  keni bërë padi të ndara?

Ina Zhupa: Ç’është e drejta është një grup i strukturuar kriminal. Është detyra e SPAK që ta trajtojë si grup të strukturuar kriminal në çdo padi që ne bëjmë për individë të veçantë janë edhe individë të tjerë pjesë e skemës. Arsyeja pse ne bëjmë padi penale për secilin është e qartë: që askush të mos ketë mundësi që të shmanget përgjegjësive ligjore dhe  që SPAK të mos harrojë në mënyrë të  vetëdijshme apo në mënyrë rastësore Asnjë nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal pa vënë  përpara përgjegjësisë për këtë vjedhje që u është bërë qytetarëve shqiptarë me 430 milionë euro. Dhe kjo është arsyeja se pse Partia Demokratike bën edhe padi penale të veçanta për individët pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal që përgjegjësia të shkojë deri në fund për secilin individualisht pavarësisht se kanë vepruar si një grup. I takon prokurorisë pastaj kur të japi dënimet që kur t’i takojë si grup të strukturuar kriminal.

Pyetje: A ka Partia Demokratike informacione se kush janë individët që SPAK po i shmang nga hetimi?

Ina Zhupa: Partia Demokratike është munduar gjatë gjithë kësaj kohe që të mos ketë ndërhyrje në rrugën e ndjekur nga SPAK, që  do të thotë që hetimi i SPAK është një hetim penal dhe ka kompetencat e tij ligjore dhe  hetimi që ne kemi bërë qoftë si Parti Demokratike, qoftë më pas edhe si  komision hetimor, as për të mos i prishur provat, as për të mos i rënë ndesh, por vetëm për të ndihmuar me informacione de me materiale SPAK-un dhe opinion publik për përgjegjësitë.

Ne pikërisht sepse duam që të mos shmanget askush nga përgjegjësitë sado të jetë i madh presioni politik, ne e dimë shumë mirë dhe ju  keni edhe deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike se si ka informacion të  klasifikuar, po bëhet gjithçka për të shmangur përgjegjësitë. Njerëz që sot duhej të ishin prapa hekurave siç është Lefter Koka dhe për këtë arsye ne vazhdojmë duke qëndruar e ditë pas ditë duke bërë padi penale e duke bërë publike fakte dhe prova vetë e vetëm për mos t’i lënë asnjë hapësirë qoftë organit të akuzës, SPAK, për të ngritur alibi në mospasjen e provave apo në m mospasjen dijeni të përfshirjes së anëtarëve të tjerë të këtij grupi të strukturuar  kriminal. Unë mendoj që  Partia Demokratike duke bërë këtë gjë , po i bën shërbim më  të mirë qytetarëve që vetë shqiptarët të jenë të qartë se çfarë ka ndodhur me këtë skemë, që vetë shqiptarët të jenë të qartë se kush janë përgjegjësitë ligjore të atyre njerëzve që u përfshinë në vjedhjen e 430 milionë eurove. Dhe sigurisht që shqiptarët të ngrenë pyetjen që duan të qëndrojnë në anën e të korruptuarve, duam të qëndrojmë në anën e këtyre që na vjedhin paratë, në anën e këtyre që  funksionojnë si një grup i strukturuar kriminal për të marrë gjithçka nga  taksat tona apo duan të qëndrojnë në anën e atyre që i denoncojnë, në  anën e atyre që kanë  mision interesin publik, në anën e atyre që qëndrojnë aty vetëm për të bërë publike çdo denoncim, çdo vjedhje, çdo masakër që u bëhet interesit të qytetarëve dhe sigurisht për të treguar se ne do të qëndrojmë në anën e qytetarëve dhe do të bëjmë më të mirën për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë.

(Fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore engjell agaci ina zhupa partia demokratike engjell agaci ina zhupa partia demokratike

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë