Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka apeluar vendimin e Britanisë së Madhe kundër ekstradimit të themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, ka njoftuar një zyrtar i Departamentit amerikan të Drejtësisë.
Apeli e ka bërë të qartë qëllimin e Bidenit për të gjykuar Assangein për spiunim dhe akuza tjera të lidhura me hakim, për publikimin e qindra mijëra dokumenteve diplomatike dhe ushtarake të SHBA-së më 2009, përmes faqes WikiLeaks.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka pasur kohë deri të premten për të apeluar vendimin e gjyqtares Vanessa Baraitser, e cila ka thënë se Assange vuan nga probleme mendore dhe dërgimi i tij në SHBA do të mund të ndikonte që ai të tentojë të kryejë vetëvrasje.
“Po, ne kemi apeluar vendimin dhe do të vazhdojmë të kërkojmë ekstradim”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Marc Raimondi për agjencinë e lajmeve AFP.
Grupet për të drejta të njeriut i kanë bërë presion Bidenit që të hedhë poshtë këtë rast, i cili ngrit çështje të lidhura me transparencë dhe liri të mediave.
Kur WikiLeaks kishte nisur të publikonte sekretet amerikane më 2009, administrata e ish-presidentit amerikan Barack Obama, nuk është marrë me këtë rast.
Assange ka thënë se WikiLeaks nuk është ndryshe nga mediat tjera të mbrojtura me kushtetutë për publikim të materialeve të tilla.
Më 2019, australiani Assange është akuzuar sipas Aktit amerikan të Spiunimit për kryerje të komplotit dhe për dhënie të urdhrave për të tjerët në periudhën 2009-2019, me qëllim të sigurimit dhe publikimit të sekreteve amerikane në mënyrë joligjore.
Nëse dënohet për të gjitha akuzat, Assange, 49-vjeçar, mund të përballet me dënim deri në 175 vjet.
Ai aktualisht është në mbajtje nga autoritetet britanike, në pritje të vendimit për apel.
Marrë nga: REL
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Valeska Esch, zëvendësdrejtore e Institutit Aspen në Berlin, shpjegon për DW pritshmëritë nga zgjedhjet e Kosovës.Deutsche Welle: Kosova përsëri po përballet me...
SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka nisur një rishikim zyrtar për të ardhmen e burgut ushtarak në Guantanamo Bay në Kubë, me qëllim të rikt...
KOSOVË-Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ditën e sotme është e ftuar në emisionin “Debat Plus”. Osmani është shprehur se ajo me Kurtin, ...
PRISHTINË– Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me objektivat që ka për marrëdhëniet me Shqipërinë nëse zgjidhet në dety...
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ditën e sotme në një intervistë të dhënë për Sole 24 ka dalë në mbështetje të qeverisë më të re italiane, që do...
SHBA– Këngëtarja shqipate me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të rë të titulluar “Bang”.E veshur e gjitha si një vajzë tradicionale s...
KOSOVË- Albin Kurti, kandidat i VV- së për kryeministër ka treguar se pse nuk ka pranuar një debat me rivalët e tij , kreun e PDK-së Enver Hoxhaj dhe kreun...
KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka thnënë se ka krijuar një bashkëpunim shumë të ngushte me LVV-në. E ftuar në emisionin ‘Debat...
KOSOVË– Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka folur për dialogun me Serbinë. I ftuar në emisionin ‘DebatPlus...
Filmi “Furgoni” i Enerik Beqirit është nominuar për çmimet Oskar në kategorinë “Live action short film”.(The Van) ka marrë pjesë më herët në festivalin e...