LIVE UPDATES
Bota

A mundet të sfidojë Kinën partneriteti ndërkombëtar i Presidentit Biden?

18 Qershor 2021, 21:08 Nga DOSJA
A mundet të sfidojë Kinën partneriteti ndërkombëtar i

SHBA- Njoftimi fundjavën e kaluar se G-7a do të mbështeste një propozim të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të krijuar një alternativë ndaj Iniciativës tetëvjeçare “Një Brez Një Rrugë” të Kinës u prit me optimizëm të matur nga ekspertët ndërkombëtarë të zhvillimit.

Ekspertët mirëpritën fokusin për të ndihmuar kombet me të ardhura të ulëta dhe të moderuara që të zhvillojnë infrastrukturën e nevojshme, por ngritën shumë pikëpyetje për zbatimin që nuk morën shpjegime të menjëhershme.

Plani synon të “nxisë një total prej qindra miliarda dollarë investimesh në infrastrukturë për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në vitet e ardhshme”, thuhet në një dokument të Shtëpisë së Bardhë. Është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë që po promovohet nga Presidenti Joe Biden, i cili tha se G-7a dhe demokracitë e tjera anembanë botës janë angazhuar në një betejë me regjimet autokratike si Kina dhe Rusia për të ushtruar ndikim në vendet në zhvillim.

Përpjekja, e quajtur “Partneriteti Botëror i Rindërtimit Më Mirë”, ka për qëllim “bashkimin e demokracive të botës për të përmbushur sfidat me të cilat përballet bota dhe për të dhënë rezultate për njerëzit tanë dhe për njerëzit sinqerisht kudo”, tha Presidenti Biden.

‘Një hap jashtëzakonisht pozitiv’

“Sigurisht, fakti që Shtetet e Bashkuara ishin të pranishme dhe shumë të angazhuara në G-7 ështe një hap jashtëzakonisht pozitiv”, tha Lisa Bos, drejtore e marrëdhënieve qeveritare për World Vision, një organizatë e krishterë humanitare globale. “Fakti që ne treguam inciativë ishte një hap jashtëzakonisht pozitiv. Por tani, a do të udhëheqim për të arritur rezultatet dhe objektivat dhe për t’i bërë ato objektiva vërtet domethënëse?”, tha ajo.

Zonja Bos tha se rrethanat aktuale, në të cilat pandemia ka përqendruar vëmendjen tek bota e ndërlidhur dhe vlera e institucioneve të forta, kanë krijuar edhe një lloj mundësie.

“Tani ekziston momenti kohor kur ne mund të… ringjallim dhe rigjallërojmë punën që shumë nga vendet më të zhvilluara po përpiqen të bëjnë për krijimin e një bote më të sigurt, më të begatë, më të shëndetshme”, tha zonja Bos. “Nëse nuk do të ndodhë tani, atëherë kur do të ndodhë? Jemi në një moment vërtet kritik dhe … tani nuk është koha të tërhiqemi. Tani është koha për t’i dhënë gaz”.

Ndjekja e vazhdueshme është e domosdoshme

“Mendoj se është me të vërtetë pozitive që vendet e G-7ës ta njohin çështjen dhe të njohin nevojën për të reaguar“, tha Eric Farnsworth, nënkryetar i Shoqërisë së Amerikave / Këshillit të Amerikave. “Ka nevoja të vërteta që duhet të plotësohen. Dhe njerëzit në tregjet në zhvillim dhe gjetiu, gjithashtu nëse nuk shohin zgjidhje që vijnë nga demokracitë, do kërkojnë një zgjidhje kudo që të mund ta gjejnë një të tillë. Dhe Kina, natyrisht, ka shumë para”.

Për të qenë e suksesshme, iniciativa B3W, siç po e quan administrata e Presidentit Biden, do të kërkojë përpjekje të qëndrueshme nga të gjitha vendet e përfshira, tha zoti Farnsworth. G-7a përbëhet nga kombe të pasura, shumë të industrializuara – Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

“Njoftimi mund të bëhet, por çelësi do të jetë jo thjesht ndjekja, por ndjekja kuptimplotë, e qëndrueshme, në mënyrë që të mos jetë vetëm për një herë,… por që të jetë në fakt një përparësi”, tha ai. “Qëndrueshmëria, për mendimin tim, është thelbësore gjithashtu, sepse, ju e dini, kjo duhet të jetë diçka tek e cila njerëzit të dinë se mund të mbështeten … që nëse regjistrohen në një marrëveshje kompakt, ose diçka të tillë, me Shtetet e Bashkuara ose BE-në, do të jetë ende në funksionim tre vjet më vonë ose pesë vjet më vonë”.

Jo saktësisht konkurrencë me Pekinin

Ndërsa u prezantua nga Presidenti Biden si një sfidë e qartë për Kinën, është e dukshme se fushat në të cilat do të përqendrohet plani – klima, shëndetësia dhe siguria shëndetësore, teknologjia dixhitale, dhe barazia gjinore, sipas Shtëpisë së Bardhë – nuk janë në të vërtetë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me pjesën më të madhe të asaj që Kina ka bërë përmes programit “Një Brez Një Rrugë”.

Fokusi i Kinës ka qenë kryesisht në projektet e mëdha të kategorisë së investimeve tradicionale të infrastrukturës, përfshirë portet, autostradat, aeroportet, digat, etj.

Kjo nuk do të thotë se fushat e identifikuara si fokusi i programit B3W nuk kanë nevojë për investime të konsiderueshme.

Jetësore dhe të ndërlidhura

“Secila prej këtyre katër fushave është e rëndësishme dhe ato janë të ndërlidhura“, tha Michelle Brown, drejtore e asociuar në organizatën “Veprim kundër Urisë”.

“COVID-i ka demonstruar se mungesa e investimeve në infrastrukturën jetësore në shëndetësi dhe sigurinë shëndetësore mund të ketë pasoja shkatërruese. Mungesa e shërbimeve themelore përkeqësoi ndikimin e pandemisë në vendet e pasura dhe ato të varfëra. Pabarazitë sociale, ekonomike dhe gjinore thelluan më tej ndikimet negative të COVID-it“, tha ajo.

Efektet e ndryshimit të klimës dhe mungesa e infrastrukturës dixhitale në pjesët më të pazhvilluara të botës, shtoi ajo, vetëm se e shtuan më tej dëmin e shkaktuar nga pandemia.

Më shumë kufizime

Është shumë e vështirë që programi B3W të jetë në gjendje të veprojë me aq pak kufizime sa ka regjimi një-partiak i Pekinit.

Iniciativa “Një Brez Një Rrugë” shpesh ka përfshirë marrëveshje dypalëshe financimi mes bankave kineze dhe vendeve në zhvillim, me vetë projektet e infrastrukturës që shërbejnë si kolateral për kreditë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere që veprojnë në demokraci me kufij të qartë mes shtetit dhe bizneseve private, nuk do të jenë në gjendje të orientojnë fondet me atë lloj preçizioni.

Projektit B3W do t’i duhet të mobilizojë agjenci private dhe ndërqeveritare, ndoshta përmes programeve të garancive të huasë dhe masave të tjera të financimit që kërkojnë shumë më tepër për sa i përket transparencës dhe shmangies së riskut, sesa ka kërkuar Pekini.

Kompleksiteti mund të jetë një gjë e mirë

Liria e Pekinit për të vepruar siç e sheh të arsyeshme në arritjen e marrëveshjeve në kuadrin e iniciativës “Një brez një rrugë” nuk ka qenë gjithmonë e dobishme, qoftë për Kinën apo për vendet që supozohet se kanë përfituar nga programi.

Në një numër rastesh, vendet e kanë gjetur veten në pamundësi për të shlyer huatë që u ka dhënë Kina, duke krijuar shqetësime se statusi i Pekinit si kreditor i jep një influencë të pazakontë mbi vendimet e politikës së brendshme që mund të prekin firmat kineze.

Në raste të tjera, projektet janë ndërmarrë pa përfshirjen e komuniteteve që do të preken më shumë prej tyre. Disa, si një projekt në vazhdim për një port në Peru, kanë dëmtuar mjedisin lokal dhe kanë prishur jetesën e njerëzve të cilët supozohej se duhej të ishin përfituesit.

Projekte të tjera, si diga Coca Codo Sinclair në Ekuador, kanë shkaktuar turpërimin e të gjitha palëve të përfshira për shkak të planifikimit të dobët dhe ekzekutimit të dobët që bëri që projektet të mos përmbushnin premtimin e përfitimeve ekonomike që ishte arsyeja primare për ndërtimin e tyre.

Mundësia ekziston

Sipas zotit Farnsworth të Shoqërisë së Amerikave, “Partneriteti i Rindërtimit Më Mirë” ka të paktën shansin për të rikonfirmuar pozicionin e kombeve demokratike si alternativa më e mirë për zhvillimin e kombeve në të ardhmen.

Ai thotë se kjo do të jetë kështu nëse Presidenti Biden dhe udhëheqësit e tjerë mund ta paraqesin si një përfitim strategjik për votuesit e tyre ndërmarrjen e një roli udhëheqës global ndërsa bota rimëkëmbet nga pandemia COVID-19, në vend që të lihet Kina të ndihmojë vendet në zhvillim që të marrin veten.

“Kjo nuk është vetëm një çështje financash, shlyerje borxhesh dhe gjëra të tilla, por ekziston një këndvështrim strategjik këtu – nëse Perëndimi do të mund të reagojë, apo nëse Kina do të mbetet huazuesi de facto i mundësisë së minutës së fundit“, tha zoti Farnsworth.

Diplomatët kinezë nuk i pranuan rezultatet e samitit G-7, me një zëdhënës nga ambasada kineze në Londër që tha për agjensinë e lajmeve Reuters se “ditët kur vendimet globale diktoheshin nga një grup i vogël vendesh kanë kaluar“, dhe shtoi se, “Ne gjithmonë besojmë se vendet, të mëdha apo të vogla, të forta ose të dobëta, të varfra ose të pasura, janë të barabarta dhe se çështjet botërore duhet të trajtohen përmes konsultimit me të gjitha vendet”.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden konflikti shba-kine samiti i g7 joe biden konflikti shba-kine samiti i g7

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës