Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Autoritetet shëndetësore thonë se arma më e përhapur kundër COVID , maskat kirurgjikale, duhet të hidhen pas një përdorimi të vetëm, por shqetësimet mjedisore po detyrojnë disa shkencëtarë të rishikojnë këtë rekomandim.
Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, maskat janë bërë të detyrueshme në shumë vende. Por kostot janë bërë problem, ashtu si edhe fakti që kaq shumë maska plastike të disponueshme përfundojnë në rrugë, dhe lumenj.
Një nga alternativat janë maskat e ripërdorshme, por shumë njerëz preferojnë maskat e disponueshme kirurgjikale sepse ato janë më të lehta dhe individualisht më të lira.
“Maskat mjekësore janë vetëm për një përdorim. Hidhni maskën menjëherë, mundësisht në një kovë të mbyllur”– tha Organizata Botërore e Shëndetësisë”.
Por në kontekstin e mungesave gjatë valës së parë të pandemisë COVID-19, OBSH-ja në një raport të prillit lejoi ripërdorimin e maskave kirurgjikale kur kishte një “mungesë kritike të PPE (pajisje mbrojtëse personale)”. Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA) lejoi në rrethana të jashtëzakonshme avujt e peroksidit të hidrogjenit për të dekontaminuar maskat N95 të veshura nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Metoda të tjera për pastrimin e maskave kirurgjikale përfshijnë ekspozimin ndaj temperaturave të larta ose rrezatimit ultraviolet.
Por këto metoda nuk janë shumë të përshtatshme për njerëzit në shtëpi, tha mikrobiologu francez dhe anëtar i Adios Corona, Denis Corpet.
Adios Corona një grup shkencëtarësh të cilët japin informacion në lidhje me COVID-19 për publikun rekomandon “të vendosni një maskë në një zarf letre me një datë të shënuar qartë që nuk do ta prekni për shtatë ditë”.
“Disa studime shkencore tregojnë se pothuajse të gjitha viruset kanë vdekur në maskë pas shtatë ditësh,” tha Corpet.
Një studim i botuar në The Lancet zbuloi se vetëm 0,1 përqind e virusit në sipërfaqen e jashtme të maskës mund të zbulohej ende pas shtatë ditësh. Megjithatë, kjo metodë nuk është e përshtatshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj ngarkesave të larta virale.
Peter Tsai, shpikësi i materialit filtrues të ngarkuar elektrostatikisht për maskat N95, pajtohet me metodën shtatë-ditore. Por ai sugjeron të lini maskat e përdorura jashtë për shtatë ditë para se të përdoren përsëri, një cikël që ai thotë se mund të përsëritet pesë deri në dhjetë herë.
Maskat e disponueshme mund të vendosen gjithashtu në furrë, tha Tsai për AFP, idealisht në një temperaturë midis 70 dhe 75 gradë Celsius – jo shumë e lartë për të shmangur djegien e plastikës, por mjaft të nxehtë për të vrarë virusin.
Por larja e tyre në lavatriçe nuk është ide e mirë.
“Larja pa detergjent mund të mos largojë virusin,” tha Tsai. “Dhe, larja me detergjent do të fshijë ngarkesat (elektrostatike)”, duke zvogëluar efektivitetin e tij.
Grupi francez për të drejtat e konsumatorit UFC-Que Choisir lau maskat kirurgjikale në 60 ° C, i vendosi në një tharëse dhe i hekurosi. Pas 10 cikleve të tilla, maskat vazhduan të filtronin të paktën 90 përqind të grimcave 3 mikronë.
“Përveç ndjeshmërisë së butë, maskat kirurgjikale të lara ishin të paktën po aq efektive sa maskat më të mira prej liri,” raportoi UFC-Que Choisir javën e kaluar.
Studiuesi Philippe Vroman nga Universiteti francez i Inxhinierisë Ensait doli në të njëjtin përfundim.
Pas pesë larjesh, “praktikisht nuk ka ndryshime (filtrime) për grimcat 3 mikronë”, tha Vroman, bazuar në rezultatet paraprake që, vëmë re, nuk janë botuar ende në një revistë shkencore të vlerësuar nga kolegët.
“Dhe unë preferoj të ndërroj maska çdo katër orë dhe t’i laj, sesa t’i mbaj me ditë të tëra siç bëjnë disa njerëz”, tha ai.
Sidoqoftë, jo të gjithë shkencëtarët pajtohen me këtë propozim.
“Larja e maskës në shtëpi mund të shkaktojë ndotje dytësore dhe përhapjen e virusit nëse larja nuk është bërë siç duhet,” tha Kaiming Ye, kreu i departamentit të inxhinierisë biomjekësore në Universitetin Binghamton në Nju Jork.
Derisa të publikohen më shumë kërkime, këshillat zyrtare të autoriteteve shëndetësore nuk do të ndryshojnë: “Maskat kirurgjikale duhet të hidhen në kosh pas përdorimit”, tha autoriteti shëndetësor francez SBS, por vuri në dukje se më shumë studime janë duke u zhvilluar.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë se masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit nuk po respektohen. NË një postim q...
SHBA– Pas një rinumërimi me dorë të votave, zyrtarët e Xhorxhias çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, duke konfirmuar f...
KALIFORNI- Rritja e rasteve me Covid-19 ka bërë që Kalifornia të marrë vendimin drasti. Sipas mediave të huaja mbrëmjen e sotme Kalifornia do të vendos shtetrre...
GREQI- Rekord infeksionesh dhe viktimash janë regjistruar ditën e sotme në Greqi.Sipas të dhënave të publikuara gjatë 24 orëve e fundit janë regjistruar 2,309 r...
KOSOVË- Në pjesën e fundit të intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24 me Nisida Tufën, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tregoi ambiciet e tij politike...
RUSI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. MEdat vendase bëjnë me dije se shtatë persona kanë humbur jetën në Rusi, derisa dy tjerë janë në gjendje ko...
KOSOVË-Sa për qëndrimin e kryeministrit Rama, në lidhje me deklaratat e kameramanit kosovar se Lulzim Basha e ka fshehur kasetën e masakrës në Krushë të Ma...
ARABI- Tri vjet më parë, qindra anëtarë të elitës mbretërore qëndruan 24 orë dramatike prapa dyerve të mbyllura të hotelit Ritz Carlton Hotel.Sipas mediave të h...
KOSOVË- Ramush Haradinaj beson që nga gjykimi për lidershipin e Kosovës në Hagë do dalë e vërteta dhe për të shkuar tek e vërteta, ai thotë se duhet të kri...
KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë, në Kosovë, Armend Zemaj së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Saudin Maliqi, ka vizituar ditën e so...