LIVE UPDATES
Bota

A mund të infektohemi për herë të dytë nga Covid-19?

22 Prill 2020, 17:52 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE- Kur lajmet për vaksinat dhe testet e reja të mundshme për Covid-19 të zhvilluara nga laboratorët në të gjithë botën,  janë lajme që po raportohen në mbarë botën shkecëtarët vijojnë të plotësojnë “puzzle-in’. 

Mes shumë shkencëtarëve ka edhe optimistë që kanë zbuluar shenja se ne mund të shkojmë drejt lehtësimit të kufizimeve të bllokimit në Evropë dhe SHBA, duke ndjekur zbutjen e masave në Zelandën e Re dhe Australi. Në Mbretërinë e Bashkuar, mungesa e komunikimit nga qeveria për “strategjinë e tyre të daljes” ka shkaktuar kritika nga plotikanët e tjerë, megjithëse shkencëtarët kanë paralajmëruar se pa “mundësi të mira”, publikimi i një strategjie për rihapjen e vendit mund të jetë e rrezikshme.

Pjesa më e madhe e debatit për atë se si ne mund të fillojmë të heqim kufizimet ka përqendruar nevojën për një test të antitrupave. Nëse do të ishim në gjendje të tregonim se kush janë të infektuar dhe kush janë shëruar, dhe nëse ata njerëz mund të kenë imunitet kundër infeksionit të virusit përsëri, dhe a mund të lejohen ata të kthehen në punë? Por kjo s’është aspak e lehtë!

Kjo varet nga shumë elementë, duke përfshirë zhvillimin e një testi të provuar të antitrupave. Antitrupat janë proteina të prodhuara nga sistemi imunitar për të synuar një virus, bakter ose patogjen tjetër. Ata shkatërrojnë patogjenin duke e lidhur atë dhe duke e bërë atë të padëmshëm, ose duke e shënuar atë për shkatërrim të qelizave imune. Antitrupat zakonisht zgjaten në rrjedhën e gjakut pas një infeksioni, në rast se virusi kthehet. Nëse ndodh, antitrupat janë gati dhe presin, që do të thotë se japin përgjigje imune shumë më shpejt,  aq shumë sa që mezi mund të regjistrohet si një infeksion për herë të dytë. Çfarë do të thotë kjo për pacientët?

A janë ata imun pas shërimit? A janë më rezistentë pas rikuperimit të Covid-19?

Përcaktimi i rasteve se kush infektohet pasi shërohet e kush kthehet imun , është një ndër çëshjtet më shqetësuese, sepse nëse askush nuk sëmuret, ne nuk do të shqetësoheshim, thonë ekspertët.

“Ne jemi duke mësuar gjatë gjithë kohës se si sillet  Covid-19.”-  thotë Katrina Pollock, një bashkëpunëtore e lartë e kërkimit klinik në vaksinologji në  Klinikën e Kërkimit  NIHR në Imperial College London.

“Kur jeni imun ndaj virusit, nuk keni qenë në kontakt më parë me dikë që ishte i sëmurë, sistemi juaj imunitar përgjigjet shpejt, përgjigje e cila nuk është specifike për të kontrolluar menjëherë infeksionin.”-  thotë ajo.

Ne zhvillojmë simptoma të ngjashme me gripin ndaj infeksioneve të frymëmarrjes gjatë kësaj përgjigjeje të parë, jo specifike. Ethet, temperatura dhe lodhja që ndiejmë janë të gjitha strategjitë e përgjithshme që sistemi ynë imunitar përdor për të neutralizuar një infeksion. Ne mundohemi t’i bëjmë trupat tanë armiqësorë ndaj qelizave të virusit duke rritur temperaturën e trupit.

“Si pjesë e kësaj përgjigjeje, një pjesë e sistemit imunitar programohet si “programim softuer”. Përgjigja është e rafinuar dhe e zëvendësuar me një përgjigje specifike. Kjo përgjigje specifike përpiqet të pastrojë plotësisht infeksionin.”- thotë Pollock.

Ky quhet reagimi imunitar adaptues. Ky është çelësi i përgjigjes sonë adaptive që ka dy tipe qelizash: Qelizat T dhe B.

Qelizat B janë përgjegjëse për kujtesën, ato prodhojnë antitrupa që janë tashmë specifik për gripin ose antigjenet e ftohtë, gjë që i lejon ata të lidhen shpejt me sipërfaqen e virusit për të ndaluar riprodhimin. Qelizat T shkatërrojnë plotësisht qelizat e infektuara me virus.”-  shprehet  Aikiko Iwasaki, profesor i imunobiologjisë në Yale.

Për shumicën e viruseve, hera e parë kur ju infektoheni nga virusi, bën që trupi  juaj të kërkojë pak kohë për të zhvilluar antitrupat e nevojshëm. Kjo është teoria, megjithëse në praktikë ne nuk e dimë sesi njerëzit mund të reagojnë në infektimin për herë të dytë nga Covid-19.

“Nuk dihet pse disa njerëz kanë infeksione të buta, por një faktor potencial që mund të ndikojë në to është shkalla e ekspozimit. Ne kemi bërë eksperimente me minjtë me ekspozimin ndaj gripit, dhe vetëm 10 grimca virale mund të shkaktojnë infeksion asimptomatik, por jo imunitet. Por deri në një milion grimca virale shkaktojnë prodhimin e antitrupave, ata janë imunë.”- thotë Iwasaki.

Është  gjithashtu e paqartë sesa persona janë të rrezikuar për një infektim të dytë nga virusi, dhe sa prej tyre mbeten imun.

Shpresa është se një pacient i rikuperuar ka zhvilluar mjaft antitrupa specifikë Covid-19 për të luftuar një infeksion të dytë. Sidoqoftë, në një studim mbi pacientët në Kinë, 30% e atyre që u morën në studim kishin shumë pak ose aspak antitrupa të zbulueshëm në plazmën e tyre të gjakut.

Antitrupat nuk janë përgjigjja e vetme

“Antitrupat nuk janë përgjigjja e vetme. Ne nuk e dimë pse njerëzit u shëruan, por unë dyshoj se ishte sepse ata kishin një përgjigje shumë të mirë të qelizave T“.-ka shpjeguar Lwasaki.

Madhësia e kampionit në këtë studim ishte e vogël, kështu që nëse ai raport i pacientëve në Kinë është i vërtet apo jo mbetet për t’u parë. Nëse disa pacientë me koronavirus janë në gjendje të shërohen pa zhvilluar antitrupa, ky është një rast që ngre shumë pyetje. Disa infeksione mund të trajtohen me transfuzione të plazmës së gjakut. Këto antitrupa dihet se janë efektive kundër virusit sepse ato kanë ardhur direkt nga pacientë që janë rikuperuar nga sëmundja.

Ky trajtim ka ekzistuar për një kohë të gjatë. Në fakt  çmimi  i parë Nobel në Fiziologji ose Mjekësi u dha për zhvillimin e terapisë në serum. Transfuzionet në plazmën e gjakut nga pacientët me Covid-19 aktualisht janë objekt i provave klinike në Britaninë e Madhe.

Arsyeja që transfuzioni plazmatik nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë është se, ndryshe nga vaksinat, trajtimi nuk mund të shkrihet dhe të shpërndahet për të gjithë popullatën. Një pacient mund të dhurojë 200-500ml plazëm. Ashtu si me dhënien e gjakut, kjo mund të jetë e lodhshme, por rekomandohet vetëm për pacientë të shëndetshëm pasi  kërkon pak kohë për tu rikuperuar.

Iwasaki thotë se 200 deri 500 ml është një masë vërtetë e madhe. Ky trajtim mund të bëhet më së miri në spitalet ku ka një numër të madh të vullnetarëve, por mund të jetë më i ndërlikuar të administrohet për pacientët që janë në vende të largëta ose që shërohen jashtë spitaleve, si ata karantinohen në shtëpi.

Tjetër faktor kur diskutohet për imunitetin është kohëzgjatja në të cilën dikush mund të mbetet imunitar. Vaksinat e gripit gjatë stinës së dimrit  duhen ri-administruar çdo vit, pjesërisht sepse me kalimin e kohës numri i antitrupave të gripit bie. Shumica prej nesh janë të ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj viruseve që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, kështu që numërimi i antitrupave tanë ndryshon çdo vit.

“Me kohën ata mund të mos zëvendësohen.”-thotë Pollock

Nëse për një arsye të caktuar ne nuk jemi të ekspozuar ndaj tyre për një periudhë të caktuar kohore, ose sistemi ynë imunitar është dobësuar, ne ndiejmë simptoma të ftohjes. Një punim i botuar në ‘Science’ javën e kaluar sugjeroi që distancimi social mund të kërkohej  deri në vitin 2022.

Ekziston gjithashtu një kufi në atë që mund të konkludojmë nga shpërthimet e mëparshme të koronavirusit. Ende nuk ka një vaksinë efektive as për Mers dhe Sars, dhe përkundrazi masa të rrepta të shëndetit publik ishin të nevojshme për të përmbajtur shpërthimet. Ndërsa masat për distancimin shoqëror janë efektive në mbrojtjen nga  Covid-19, ato nuk kanë qenë të shpejta apo efikase sa të ndalojnë përhapjen në mbarë globin.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës