LIVE UPDATES
Bota

A duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut?

21 Dhjetor 2019, 08:52 Nga DOSJA
A duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut?

MAQEDONI E VERIUT– Kjo iniciativë është marrë nga partitë e vogla parlamentare e që mbështetet edhe nga LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev. Nisma synon që zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parapara më 12 prill 2020 të mbahen me modelin e ri zgjedhor. Kjo do të forconte demokracinë, thonë propozuesit, sepse do t’u mundësonte përfaqësim në institucionin ligjvënës edhe partive të vogla parlamentare, në veçanti partitë e pakicave, të cilat për t’u përfaqësuar në Kuvend gjithmonë kanë bërë koalicione parazgjedhore me dy partitë e mëdha LSDM dhe VMRO DPMNE.

BDI dhe VMRO-DPMNE kundër ndryshimit të Kodit Zgjedhor

Por dy partitë, BDI-ja në pushtet dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë, në komisionin parlamentar për sistem politik kanë dorëzuar afër gjashtëmijë amendamente, për të bllokuar ndryshimet që janë iniciuar nga partitë e vogla parlamentare. Paraqitja e një numri kaq të madh amendamentesh nënkupton edhe bllokimin e nismës dhe këtë e pranon edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për sistem politik Aleksandar Kiracovski.

“Mund të them se kjo formë e paraqitjes së një numri kaq të madh të amendamenteve gjithmonë shfrytëzohet kur kanë për qëllim bllokimin e një procedure ligjore në Kuvend. Duke marrë parasysh numrin e madh të amendamenteve gjasat janë të vogla që ky propozim të miratohet”, ka deklaruar Kiracovski. Ai ditë më parë paralajmëroi debat publik për ndyshimin e Kodit Zgjedhor me qëllim që të tërhiqen afër 6 mijë amendamente të dorëzuara nga BDI dhe VMRO-DPMNE. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Xhaferi tha se rregullorja e parlamentit nuk parashikon debat publik për një ligj të propozuar me procedurë të shkurtuar.

“Nëse një projektligj është në procedurë të shkurtuar, cili është kuptimi i stërzgjatjes së debatit eventual publik ? Procedurat dhe praktikat parlamentare i kanë paraparë këto rregulla dhe nuk mund të lejohet vullnet i këtillë i kryetarit të komisionit, kur t’i kujtohet një çështje ai të vlerësojë në mënyrë individuale”, thotë Xhaferri.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga amendamentet, sepse kjo është mënyra e vetme për të penguar ndryshimet për të cilat siç thonë, nevojitet debat i gjerë dhe konsensus nga të gjitha partitë e mëdha. “VMRO DPMNE-ja nuk do të tërhiqet pasi konsiderojmë, se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk mund të miratohen pa një mbështetje të gjerë apo pa pëlqimin edhe të partive të mëdha politike”, ka deklaruar Nikolla Micovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kundërshtimin e nismës për ndryshimin e njësive zgjedhore e kanë arsyetuar me pretendimin se me një model të ri me një njësi zgjedhore shqiptarët do të humbnin mandate deputetësh në Kuvend.

“Debati për ndryshim të Kodit Zgjedhor duhet të ishte hapur shumë më herët dhe se tani tashmë është vonë. Nuk mund të bëhet ndryshim i Modelit Zgjedhor pa konsensus, pa përgatitur qytetarët. Vendimi i duhur është që në këtë zgjedhje të shkohet me gjashtë njësi zgjedhore dhe më pas të hapet debat”, vlerëson Bujar Osmani zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Deralla: Kodi Zgjedhor nuk mund të ndryshohet në prag të zgjedhjeve

OJQ “Civil” konsideron se nisma për ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore për një afat të shkurtër kohor nuk është ide e rekomandueshme. Standardet ndërkombëtare thonë se Kodi Zgjedhor nuk duhet ndryshuar gjashtë muaj para zgjedhjeve.

“Nuk mund të ndryshosh modelin zgjedhor më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve, në situatën kur kemi kod të keq zgjedhor. Janë listat zgjedhore, të cilave qytetarët nuk u besojnë dhe në këtë mënyrë shkelen të drejtat e qytetarëve. Konsideroj se kjo nismë është skajshmërisht joserioze”, u shpreh kryetari i OJQ-së “Civil” Xhabir Deralla. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka 120 deputetë, të cilët sipas modelit aktual zgjidhen në gjashtë njësi zgjedhore.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kodi zgjedhor politika ne maqedoni kodi zgjedhor politika ne maqedoni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet