Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
3 orë duke u marrë në pyetje/ Alqi Bllako ‘rrëfehet’ në SPAK: Unë dërgova vetëm shkresën
14 Prill 2022, 13:53Nga DOSJA
TIRANË- Ka përfunduar pas 3 orësh marrja në pyetje e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako për çështjen e inceneratorëve. Në orën 13:00 të pasdites së sotme, Bllako ka shkuar për herë të dytë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e çështjes.
Sipas deklaratës së siguruar nga Fax News, Bllako ka mohuar akuzat dhe pretendimet e SPAK si i përfshirë në këtë aferë korruptive, duke pretenduar se nuk ka pasur funksion vendimarrje. Sipas tij procedura është kryer dhe është ndjekur nga komisioni i ngritur për këtë çështje në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa ai vetëm i ka përcjellë shkresën Këshillit të Ministrave për Miratim.
“Dërgova vetëm shkresën për miratimin në qeveri. Kontrata për punësimin e babait tim nuk u firmos nga Klodian Zoto, u firmos nga administratori italian. Babai ka prishur kontratën e punës disa muaj përpara se të firmosej aktmarrveshja për inceneratrin e Fierit,“-mësohet se është shprehur ai para hetuesëve.
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kritikuar Ermonela Felajn për mënyrën se si e drejton Kuvendin në munge...
TIRANË– Debate në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka akuzuar qeverinë për blerje votash. Pas tij mori fjalën kreu i grupit parlam...
TIRANË– Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba ka bërë me dije se gjoba e vendosur ndaj tre kompanive të importit të plehrave kimike është...
TIRANË– Në apelin e grupit parlamentar demokrat, Agron Gjekmarkaj do jetë mungesa e parë dhe e përhershme për sa kohë Sali Berisha do jetë pjesë e tr...
BULQIZË– Godina e shkollës fillore në Fushë Bulqizë ndërtuar para viteve 90 me mur guri me balte rrezikohet nga shembja per arsye te rrjedhjeve te uj...