Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VD-21 janari, Gërdeci e CEZ-DIA, Rama: S’bëjmë punën e drejtësisë, njerëzit thonë na shiti
11 Maj 2022, 09:16Nga DOSJA
TIRANE- Kryeministri EdI Rama tha se nuk ka punë Partia Socialiste me punën e drejtësisë. I pyetur nga gazetarët se çfarë ka bërë PS për të ndihmuar drejtësinë në zbardhjen e ngjarjeve të Gërdecit, 21 janari dhe dosja Cez-DIA, Rama tha se PS nuk bën punën e drejtësisë, ndërsa shtoi se PS ka realizuar reformën më të madhe të Republikës.
Pyetja: Ju keni 10 vite që drejtoni
Edi Rama: Jo more si i numëron se e kishim një që shumëzonte gabim, kemi 9 në shtator
Po, ndjesë e lëmë me 9
Edi Rama: Jo se ka rëndësi, e di sa punë bëhen në 1 vit
Çfarë referimesh, ndihme i keni dhënë organeve të drejtësisë për Gërdecin, 21 Janarin, rastin CEZ-DIA?
Edi Rama: Pyetja është çfarë pune keni bërë ju nga punët që ka bërë drejtësia, kjo s’është puna jonë, është habi e madhe të flitet me këtë gjuhë, kush na e ka ngarkuar ne këtë? Kushtetuta? Jo, fare. Populli shqiptar? Nç. Ne nuk jemi këtu për të bërë punën e drejtësisë. Pa asnjë dyshim kam udhëhequr reformën më të madhe të Republikës së Shqipërisë edhe të mbretërisë po të doni, me mbështetjen e SHBA-ve, por e kemi bërë ne, po të mos donim ne, nuk ndodhte kjo, siç nuk ka ndodhur për vite me radhë, me detyrim s’e bënin dot, mund ta kishim torrolisur në njëfarë feje që çfarë të them. i qëndroj asaj që kam thënë në ditën e parë, nuk jam ekspert, garantoj që PS-ja nuk bën politike me draftin e reformës, kështu kam bërë, këtë kam bërë unë, kjo pyetje nuk do të vinte sot, në rast se ata do të kishin bërë detyrën deri në fund. Ata njerëz më shohin mua në sy, por nuk e thonë, Jam i bindur që e mendojnë, Rama s’e ka mendjen tek plaga jonë, jemi shitur nga të katër anët. Pse për çfarë jam unë këtu, për të marrë medalje. Këtu sa më urtë të rrish, aq më shumë të godasin.
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
ITALI– Paraditen e djeshme, efektivët e Policisë së Shtetit në Itali zbatuan dy urdhra për zbatimin e masës së arrestit me burg ndaj njëmbëdhjetë shtetasv...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se shumë shpejt Partia Socialiste do të bëjë kallëzime për brenda socialistëve të cilët e kanë turpëruar PS. Rama tha...
SARANDË-Zyrtari i Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha, është vënë në pranga. Policia informon se 41-vjeçari është vënë në pranga pas denoncimit që u ...
TIRANË– Një tjetër autobus është prishur në Tiranë. Autobusi jeshil i Qytet Studentit i cili ditë më parë u përfshi në një aksident pranë stacionit t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave që u bënë ditë më parë nga ambasadorja e SHBA-së në vend, Yuri Kim. Gjatë konferencës me ga...
TIRANË- Shtyhet sërish caktimi i masës së sigurisë për Ajas Sulejmanin, jepet nesër në orën 09:15.Ajas Sulejmani: Testi i drogës nuk është real, më bëni an...