Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
18 të arrestuar/ Si u fundos banda e drogës nga Itali nga gruaja shqiptare (DETAJE)
15 Dhjetor 2020, 17:23Nga DOSJA
ITALI– Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i anti-drogës në Itali ku u arrestuan 18 persona, shqiptarë dhe italianë, si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës.
Operacioni, i quajtur “Metalba”, me njëqind Karabinierë të angazhuar, i koordinuar nga Drejtoria e rrethit antimafia e Potenza, kundër trafikut të drogës, u zhvillua në provincat e Matera, Potenza, Cosenza, Lecce, Udine, Parma dhe Trapani.
Personat e arrestuar, akuzohen për organizatë kriminale, trafik droge si heroinë, kokainë dhe marijuanë.
Në konferencën e mbajtur prokurori i njohur italian Francesco Curcio dhe prokurorja Anna Gloria Piçininni, u theksua “rreziku” i mafies shqiptare, e cila sipas tyre, është bërë një nga më të fortat në Evropë.
Sipas mediave të huaja, në krye të organizatës qëndronte italiani Roço Russo, 51 vjeç Në burg, përveç tij, është edhe partnerja Vanessa Pellegrino, 24 vjeçe, e cila mori komandën e organizatës kriminale pasi u arrestua i shoqi. Urdhri i paraburgimit është lëshuar nga gjykatësi hetues gjithashtu për Pietro Russo, 41 vjeç, Antonio Argentino (32 vjeç), Pia Maddalena Tofano (27 vjeç), Alfonso Luciano De Salvo (26 vjeç) dhe Bledar Allmuca (36 vjeç).
Ky i fundit sulmoi partneren, e cila më vonë u bë bashkëpunëtore e drejtësisë. Ndërkohë, janë në arrest shtëpie: Donato Fittipaldi (37 vjeç), Antonio Gallo (27 vjeç), Angelo Roço Calvello (36 vjeç), Annamaria Scazzarriello (25 vjeç), Cosimo Damiano Stigliano (30 vjeç), Federica Cuomo (36 vjeç), Tommaso Fazio (36 vjeç), Massimo Restaino Votta (41 vjeç) dhe Hasan Tali (32 vjeç). Përveç kësaj, 17 persona të tjerë janë gjithashtu nën hetim vetëm për krimin e drogës.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI-Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergey Lavrov, pas takimin me ministrin e Jashtëm serb Nikolla Selakoviç, ka folur dhe në lidhje me marrëdhën...
KANADA– Në shtetin e Kanadasë, vaksina e parë Pfizer/BioNTech u dha në një shtëpi pleqsh në Toronto, pasi fushata e vaksinimit ditën e djeshme.Lajmin për ardhje...
SHBA-Udhëheqësi i shumicës së senatit në Shtetet e Bashkuara, Mitch McConnell për herë të parë ka pranuar se Joe Biden është presidenti i zgjedhur, pasi Kolegji...
GREQI-Shifra e të infektuarve në Greqi është rritur. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv 1,240 persona nga ku 14 u zbuluan pas kontrolleve të personav...
SHKUP-Maqedonia e Veriut ditën e sotme ka pranuar paketën e masave të propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive. Masat e reja kanë të bëjnë kryesisht me ...
ANGLI-Dukesha Kate Middletor do të bëhet sërish teze. Sipas mediave të huaja, motra e saj Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj James Matthews po presin të bëhe...
SHBA– Zhvillimi i vaksinave të para kundër Covid-19 mund të bëjnë një kthesë në teknologjinë mjekësore për mposhtjen e sëmundjeve të tjera nga kanceri, deri te ...
ANGLI-Rowan Thompson një djalë 18-vjeçar i cili një vit më parë ka vrarë nënë e tij me thikë është gjendur i vdekur në paraburgim.Sipas mediave të huaja,...
KOSOVË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Kosovë. Sipas mediave të Kosovës, një 13-vjeçar është sulmuar me thikë nga një nxënës t...
GJERMANI- Shifra e lartë e të infektuarve ka detyruar vendin të marri masa shtrënguese për të parandaluar infektimin masiv të popullsisë.Masat shtrënguese janë ...