Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
173.5 milionë euro humbje për Chelsean, në sezonin 2020-2021!
31 Dhjetor 2021, 06:16Nga DOSJA
ANGLI – Kampioni europian, Chelsea, e mbylli vitin financiar 2020-2021 me humbje prej 173.5 milionë euro, pavarësisht 113 milionëve të fituara nga Champions League, njoftoi klubi të enjten.
Nëse xhiroja financiare e klubit u rrit nga 462.4 milionë në 496.9 milionë euro gjatë vitit, falë rritjes së të drejtave televizive në Premier League dhe fitores në finalen e Champions League në maj (1-0 kundër Manchester Cityt), klubi londinez mbetet në deficit. Covid-19 ka ulur të ardhurat nga biletat dhe ka ngadalësuar shitjet e lojtarëve.
“Blutë” kanë shpenzuar 130.9 milionë euro në afatin kalimtar që prej 30 qershorit, duke përfshirë edhe transferimin e sulmuesit belg Romelu Lukaku. Në të njëjtën kohë, vetëm 123.7 milionë euro janë përfituar nga shitjet.
Në “skenarin e mundshëm” të një mbylljeje të re të ndeshjeve për publikun, për shkak të valës Omicron, Chelsea do të duhet të mbështetet në fonde shtesë nga kompania e pronarit të saj Roman Abramovich, tha klubi. Që nga ardhja e rusit në vitin 2003, “blutë” e Londrës kanë fituar pesë tituj të ligës angleze, dy Champions League dhe një FA Cup.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ANGLI – Një mbrëmje tmerri dhe zemërimi i madh për Joao Cancelo dhe familjen e tij. Sulmuesi portugez i Manchester Cityt është grabitur nga shtëpia e tij ...
ANGLI – Ndeshja mes Leicesterit dhe Norwichit, e planifikuar për të shtunën e nesërme të 1 janarit dhe e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit anglez,...
ANGLI-Suksesi i katërt në pesë ndeshjet e fundit të Premier League për Manchester United. “Djajtë” fitojnë 3-1 ndaj Burnley-t dhe me këtë sukses shk...
ITALI– “Pavarësisht thashethemeve që janë shfaqur në orët e fundit, Lega Serie A konfirmon se ndeshja e Superkupës mes Interit dhe Juventusit do të ...
SHKODËR-Situatat në Shqipëri ndryshojnë, jo për herë të parë sigurisht për të gjithë ata që njohin realitetin. Por me siguri diçka e tillë i ka ndod...
ANGLI-Moment shumë i vështirë për Manchester United, që vjen nga një barazim kundër Neëcastle dhe është për momentin vetëm në vendin e shtatë në renditje, 7 pik...
TIRANË-Ndarja nga jeta e Vladimir Grillos ka shokuar ndjekësit e sportit anembanë. Grillo vuante nga një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh. Në moshën 74-vje...
ITALI – Interi dhe Juventusi duan ta shtyjnë finalen e Superkupës së Italisë për në fund të sezonit, të planifikuar për 12 janar, në orën 21:00, në stadiu...