LIVE UPDATES
Aktualitet

“17 vjeç dhe e virgjër? Nuk mund ta besoj”. E përdhunon për 2 vjet dhe e mban peng me kërcënime

8 Tetor 2020, 12:25 Nga DOSJA
“17 vjeç dhe e virgjër? Nuk mund ta besoj”. E

TIRANË– Një 51-vjeçar me inicialet B. K., i cili jeton në Britaninë e Madhe është shpallur në kërkim policor nga komisariati numër 1 pas denoncimit të një 19-vjeçareje, që pretendon se u abuzua seksualisht prej tij dhe u mbajt për dy vite rresht nën shantazhin se video do shpërndahej dhe se ai do t’u tregonte prindërve që vajzën nuk e kishin të virgjër.

Vajza dyshohet se e ka njohur burrin kur ishte 17 vjeç në qytetin ku ajo ndiqte gjimnazin në Kukës dhe pas njohjes përmes rrjeteve sociale ai i propozoi se do ta merrte për nuse për kunatin, edhe ai emigrant në Angli.  E reja i doli në takim burrit për t’u takuar përballë, por ai pasi e nxori jashtë qytetit me automjetin e tij e abuzoi seksualisht dhe më pas e mbajti nën kërcënim dhe kanosje se do t’u tregonte prindërve të saj. Çështja u mbajt e fshehtë deri ditën kur nëna e 19-vjeçares kërkoi ndërhyrjen e forcave të policisë, pasi e bija kishte fikur numrin e telefonit dhe se familja nuk kishin asnjë informacion për të.

Zbulimi…

Në tentativë për t’u lidhur me të bijën, në fund të muajit shtator prindërit udhëtuan nga Kukësi drejt Tiranës dhe aty u informuan që e reja ishte larguar nga konvikti ku qëndronte. Por nga marrja në pyetje e sportelistit, ai ka treguar listën e emrave si dhe ka dhënë detaje “vajza juaj u largua dy ditë më parë, në tre të natës erdhi një burrë dhe e kërkoi. Vajza pohoi- është babai im. Po ikim në spital”, sipas këqyrjes së kryer në bllokun e shënimeve të sportelistit vërehet sipas burimeve se arsyeja e daljes nga punonjësi i konviktit është nënvizuar “për spital – erdhi i ati”. Sportelisti shpjegon më tej sipas burimeve të Gazetës Si “ky burrë rreth të 50-ve më tha se dëshiron të takojë vajzën e tij. Nuk e lejova sepse nuk lejohet. Më pas studentja zbriti poshtë dhe pasi pa hezitimin tim më tha se ai burrë ishte i ati”.

Sipas burimeve policore të Gazetës Si, agjentët janë vënë në kërkim të së resë dhe e kanë gjetur në Tiranë. Ajo ka vendosur të flasë dhe të hapë letrat.

Ajo pretendon se gjithë lidhja e saj me burrin ka nisur kur ajo ishte nën moshë se dhe vazhdimisht kishte tentuar të njoftonte policinë, por nuk lejohej nga 51-vjeçari që sipas këqyrjeve në sistemin TIMS rezulton të ketë hyrë e të ketë dalë nga Shqipëria gjatë shtatorit. I dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, ndaj tij rëndon sipas burimeve policore edhe vepra e kanosjes, pasi në telefonin e të resë janë gjetur një sërë mesazhesh, jo vetëm të tij, por edhe të gruas e të vajzës të cilët së bashku e kërcënojnë ”nëse shkon në polici, do të shuajmë”.

Si nisi çështja? Vajza tregon…

Nipi i gruas së B.K erdhi të më kërkonte në shtëpinë time në Kukës. Në njëfarë mënyre po kërkonte leje që ne të dilnim bashkë. Por në rrjetet sociale hyri një person që filloi të më flasë kundër tij dhe të thoshte fjalë të këqija. Kishte moshën e babait tim dhe më tregoi se ai djali nuk e kishte seriozisht me mua dhe se kishte një marrëdhënie tjetër. Një ditë më kërkoi ta takoja dhe dola pa vënë në dijeni prindërit. Kur mbërrita në pikën e takimit ishte hera e parë që e pashë LIVE, gjatë bisedës kërkoi të kryenim marrëdhënie”, dëshmon vajza.

19-vjeçarja shpjegon në qëndrimin e saj përpara policisë se abuzimi seksual nga 51-vjeçari ndodhi në takimin e dytë, ku ai i kishte thënë se do t’i tregonte sekrete, për djalin që po i kërkonte dorën në shtëpi dhe që ai e ka vëllain e gruas.

Vajza thotë: Mbaj mend që gjatë gjithë kohës qaja duke ju lutur dhe kur ai mbaroi qëllimin e tij u largova në shtëpi duke qarë. Përpara se të kryente marrëdhënie me mua më pyeste “si ka mundësi që një vajzë 17-vjeçare të jetë ende e virgjër. Në vijim më shkruante në telefon, nuk ju përgjigja ndërsa nuk ju thashë prindërve se çfarë kishte ndodhur dhe nuk e dhashë veten në shtëpi.” Vajza shton se nga Anglia 51-vjeçari ndërhynte në të gjitha llogaritë e saj, përfshi edhe WhatsApp duke e kujtuar se nëse nuk i qëndronte besnike do ju thoshte prindërve të saj.

Kjo gjendje sipas 19-vjeçares ka zgjatur dy vjet dhe siç ajo e përshkruan “nën shantazh dhe kërcënime ajo bindej dhe dilte në takime”.

“Sa herë donte ai, natën ditën, ai thoshte orën dhe vendin dhe unë dilja. Më kujtonte se kishte video të miat, se do ua tregonte prindërve që të mësonin se vajza e tyre nuk ishte e virgjër dhe se më pas do i shpërndante ngado në rrjetet sociale”.

Në dëshminë që policia administroi dhe që burimet e citojnë për gazetën Si, situata është rënduar më tej kur 19-vjeçarja i ka thënë: do njoftoj policinë. Gruaja e tij filloi të më kërcënojë në telefon, këtë gjë e bëri dhe vajza e tij. Gruas dhe vajzës së tij ju thashë që nuk e njoh personin në fjalë, por ajo më kujtoi se donte të më merrte nuse për të vëllain. Kisha frikë t’i thosha çfarë kishte ndodhur, dhe frika më buronte nga B. K.

Kur agjenti i policisë e pyet të renë se përse nuk shkoi në polici ajo përgjigjet:

Ai më tha “kam miq, njoh shumë dhe nuk më bën dot njeri gjë këtu”. Janë marrë në pyetje edhe prindërit e të resë, të cilët konfirmojnë se nuk kishin asnjë dijeni dhe se B. K e njihnin si banor të zonës. Policia thotë se nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se B. K ka hyrë në Shqipëri në datën 6 shtator përmes pikës kufitare të Morinës dhe më pas është larguar përmes aeroportit të Rinasit. Policia deklaron për gazetën Si se 51-vjeçari u shpall në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur dhe kanosje.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 52 vjecari per perdhunim historia e adoleshentes me emigrantin 52 vjecari per perdhunim historia e adoleshentes me emigrantin

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Tetor 2020, 10:19

DURRËS- Policia e Durrësit ditën e sotme ka arrestuar 4 persona, ku dy prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar. Sipas policisë në pranga kanë rënë shte...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës