All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“1500 euro më ka ofruar”, 45-vjeçarja shet mbiemrin te djemtë që kanë probleme

23 Tetor 2021, 10:52 Nga DOSJA
“1500 euro më ka ofruar”, 45-vjeçarja shet mbiemrin te
All - Paragraf - 1

TIRANË- “Është martuar për letra” është një shprehje që e kemi dëgjuar prej disa vitesh tashmë për të rinjtë shqiptarë që martohen jashtë vendit për të marrë letrat dhe leje qëndrimin. Por, ka një tjetër ‘lloj martese’ që është bërë trend në vendin tonë. Është martesa me vajza shqiptare për të ndryshuar mbiemrin.

L. Xh është 45-vjecare, beqare me një jetë normale në periferi të Tiranës. Ajo jeton vetëm dhe siç tregon për Gazetasi.al, jeta e saj ka qenë shumë e vështirë pasi më shumë nuk punonte sesa punonte.

Para tetë vitesh, një i afërm i saj i bëri një propozim, të martohej në shkëmbim të parave. Po, dikujt i duhej të ndryshonte mbiemrin dhe ishte gati të paguante për këtë “shërbim”.  L. Xh pranoi, më së shumti sepse pagesa ishte 1500€.

“Nuk i njoh fare, m’i gjejnë të tjerët dhe unë thjeshtë hedh firmën se pranoj të martohem e marr lekët“, thotë duke qeshur L.Xh.

Ajo tregon se deri më tani është martuar tre herë, pa asnjë problem.

Herën e parë, siç thashë, ma gjeti “burrin” një i afërm. Herën e dytë dhe të tretë erdhën vetë dhe më gjetën“, tregon L.Xh e cila shton se në të vërtetë nuk ka pasur asnjë kontakt me ‘bashkëshortët’ e saj dhe as nuk e di arsyen e vërtetë pse ato kanë dashur të ndryshojnë mbiemër.

“1500€ më ka ofruar burri i parë dhe pastaj vendosa të mbaja këtë çmim. Në fakt asnjëri nga dy të tjerët nuk më kanë bërë naze për çmimin”.

Një përgjegjës i gjendjes civile thotë për Gazetasi.al se ka disa vite që martesa për të ndryshuar mbiemrin është kthyer në një trend.

“Në vitin 2019 kam bërë afërsisht 20 martesa të tilla. Nuk ka nevojë ta thotë njeri se është një martesë interesi pasi janë gjithmonë i njëjti lloj çifti. Djali është rreth të 22-30 dhe gruaja është më e madhe në moshë, ku duket fare mirë nga rrobat dhe mënyra si shprehet se është në kushte jo të mira ekonomike dhe nuk është e arsimuar”.

Punonjësi I gjendjes civile thotë se shumica e djemve shkojnë tek ai më parë që të ‘informohen’ për martesën dhe të sigurohen se nuk do të kenë asnjë problem.

Thënë kjo, duket se një martesë për të ndryshuar mbiemrin ju kushton të rinjve shqiptarë plot 2 mijë € pasi 500€ janë për punonjësin e gjendjes civile, ai që do i martojë, që dhe kujdeset që mos të ketë asnjë problem kurorëzimi edhe pse ai e ka për detyrë të martojë këdo që vjen me dëshirë të plotë për t’u martuar.

Por, ka dhe të rinj të tjerë që janë me fat dhe kanë gjetur një “nuse” pa para. A.M (iniciale të ndryshuara) para disa vitesh u arrestua në Greqi ku qëndroi për disa javë në paraburgim. Pasi u lirua, u dërgua në Shqipëri dhe nuk i lejohej të lëvizte më jashtë vendit… me mbiemrin e tij.

E vetmja mënyrë që kishte për të dalë jashtë Shqipërisë ishte të ndryshonte mbiemrin dhe këtë mund ta bënte nëse martohej me dikë dhe merrte mbiemrin e bashkëshortes. Si një martesë që nuk ka asnjë vlerë, ai martua me shoqen e tij të fëmijërisë dhe kështu arriti të shkonte në Francë ku dhe po jeton sot.

A.M tregon për Gazetasi.al se shumë shokë të tij janë martuar në këtë mënyrë por duke dhënë një shumë të caktuar që varion nga 1000€ në 2000€, në varësi të vetë personit tjetër që vendos një çmim “merre ose lere”.

Marrë nga Gazeta Si

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet martese me interes shet mbiemerin martese me interes shet mbiemerin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës