LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ 13-vjeçarja me fëmijën 1 muajsh në krahë: Me nxirrni burrin nga burgu, s’më ka dhunuar

9 Qershor 2020, 19:53 Nga DOSJA
VIDEO/ 13-vjeçarja me fëmijën 1 muajsh në krahë: Me

TIRANË– Këtë të martë në “Stop” trajtohet rasti skandaloz i sjelljes së strukturave të shtetit dhe drejtësisë, që çuan në thellimin e një traume sociale. Një çift të miturish, 16 vjeç djali dhe 13-vjeçe nusja, janë prindër të një foshnjeje 1-muajsh.

Mamaja e 16-vjeçarit kërkon ndihmën e “Stop”, pasi djali i saj ka 6 muaj në burg, i akuzuar për dhunë ndaj të miturës, që e bëri baba.

Por sot 13-vjeçarja thotë se ai nuk e ka dhunuar dhe gjithçka e ka bërë e shtyrë nga e ëma, që nuk e donte këtë lidhje. Kallëzimi për 16-vjeçarin u bë në Korrik 2019 dhe prokuroria e vuri në pranga pas 6 muajsh, në Janar 2020.

Nëna e 16-vjeçarit: Në radhë të parë dua të them këtë që ju kam thirrur vetëm për drejtësi. Kërkoj drejtësi për djalin tim. Është 16 vjeç, është dashuruar me një vajzë të mitur nga Elbasani, vajza është 13-vjeçe. Sot e kësaj dite vajza jeton me ne, djali im akuzohet për përdhunim dhe keqtrajtim të miture. E ka akuzuar vajza bashkë me nënën.

Gazetari: Pse? Ndërkohë që nusja juaj minorene ka edhe një djalë me djalin tuaj? Pse e ka bërë këtë akuzë dhe në çfarë kohe e ka bërë?

Nëna e 16-vjeçarit: Në Korrik të vitit 2019.

Gazetari: Në Korrik të vitit 2019, nusja juaj ka bërë një denoncim, por për çfarë arsyeje?

Nëna e 16-vjeçarit: Ka bërë akuzë të rreme, se po të ishte kjo gjë, ajo vajzë nuk do të ishte tek unë deri sot. Ajo siç e bëri kallëzimin, pas dy ditësh erdhi tek shtëpia ime. Pa e ditur unë që kishte bërë kallëzim të rremë. E kemi marrë vesh pas 5-7 muajsh.

Gazetari: Nga Korriku deri në Janar, a e kanë thërritur në polici që është bërë një kallëzim nga një minorene për keqtrajtim dhe përdhunim?

Nëna e 16-vjeçarit: Nuk kishim asnjë njoftim nga policia?

Gazetari: Po pse e arrestuan në Janar? Çfarë ju thanë?

Nëna e 16-vjeçarit: Ne na thanë të na e sillni djalin për një firmë? Ne e dërguam, ata bënë arrestimin dhe pastaj thanë se e arrestuam në flagrancë.

Gazetari: Ndonjë avokat keni marrë? E keni ndjekur çështjen?

Nëna e 16-vjeçarit: Na drejtoi policia, që të takoni Todo Avdiun se është avokati i djalit.

Gazetari: Ishte vendosur nga shteti?

Nëna e 16-vjeçarit: Po nga shteti, ngaqë ne nuk kishim mundësi të kapnim një avokat.

Prindërit e djalit marrin avokat Toto Avdiun, i cili fillimisht u paraqit si avokat kryesisht e më pas u mori atyre prokurë përfaqësimi. Avokati Toto Avdiu i kërkon 5 mijë euro familjarëve për prokurorin e çështjes. Kur “Stop” interesohet për rastin, avokati, ndryshe nga sa faktohet në kamerën e fshehtë, e mohon që ka kërkuar 5 mijë euro.

Avokati Toto Avdiu: Po, që të marr përsipër si avokat, që të dali.

Babai i minorenit: Po!

Avokati Toto Avdiu: Duhet një shumë lekësh … ju (nuk kuptohet) të flas me prokurorin.

Babai i minorenit: Për 5 mijë euro…?

Avokati Toto Avdiu: Po, 5 mijë euro…

Babai i minorenit: Pa …!

Avokati Toto Avdiu: Ti me mua llafosesh ..pa kë?

Babai minorenit: Aaa ok, se jam…

Avokati Toto Avdiu: Pa kë pyet për çfarë?

Babai minorenit: Është totalja me një fjalë? Me anë prokurori, gjykate dhe për ty?

Avokati Toto Avdiu: Nuk merr as prokurori, as gjyqtari lekë. Ata marrin rrogën e shtetit.

Babai i minorenit: Po!

Avokati Toto Avdiu: Mua më krijon mundësinë, që të ashtu, për të…

Vetë fakti që prokurori i çështjes e ka shtyrë këtë hetim edhe me 3 muaj të tjerë, pas asnjë shkak ligjor, tregon shumë më shumë se çfarë ka konstatuar ky prokuror në çështjen e dy minorenëve.

Psikologia që ka ndjekur procesin pranon se prokurori është vënë në dijeni që akuzat për djalin kanë qenë të rreme, por ia hedh topin prokurorit Petrit Vukaj, i cili është dënuar më parë me 3 vite burg për korrupsion.

13-vjeçarja: Po se pate problem, mund të të pyes disa gjëra?

Psikologia: Për ça do më pyesësh për shembull?

13-vjeçarja: Për shembull nesër është gjyqi…

Psikologia: Në ça ore e ke?

13-vjeçarja: Është në orën 9:30. Edhe unë kam problem tani se jam edhe me fëmijën. Letrat që unë shkrova, që dhashë deklaratën se janë gënjeshtra…

Psikologia: Moj vajzë, ti e the, që mamaja ime më ka shtytur, kaq…Nuk janë gënjeshtra, se nëse ti ke thënë gënjeshtra, ke përgjegjësi penale.

13-vjeçarja: Po, kam. Tëra të vërtetat që janë gënjeshtra…

Psikologia: Po e ka, e ka të shkruar të gjitha fjalët e tua gjykatësi.

13-vjeçarja: Pse nuk e nxjerrin ata atëherë?

Psikologia: Sepse kështu janë procedurat ti **** tashi, mos më bëj në telefon njëmijë pyetje. Tani do ndonjë informacion që të nevojitet, apo do më thuash pse, pse, pse?

13-vjeçarja: Po pra, unë po them më shumë të sigurohem…

Psikologia: Po ka procedura mi shpirt, nuk është ëëë, do lirohet sot, do lirohet nesër. Atë nuk e di unë. Ka procedura që do ndiqen.

13-vjeçarja: Procedurat nuk kuptohen.

Psikologia: Si me?

13-vjeçarja: Asnjë procedurë nuk kam kuptuar unë.

Psikologia: Tani kur të vish nesër këtu të sqaroj unë. Hajt se kam edhe një punë.

13-vjeçarja: Ok.

Emisioni “Stop” mundi që t’i marrë personalisht një intervistë 13-vjeçares dhe nënës së saj, duke vërtetuar katërcipërisht që kallëzimi nuk ka qenë i vërtetë.

E mitura, tashmë nënë e një foshnjeje pranon se bashkëshorti i saj nuk e ka dhunuar.

13-vjeçarja: Unë jam 13-vjeçe. Unë u njoha me **** nëpërmjet Facebook në Qershor të vitit 2019.

Gazetari: Ku jetonit më përpara?

13-vjeçarja: Më përpara jetoja në Elbasan. Ndërsa ai jetonte në Fier. Mbajtëm lidhje deri në Korrik të vitit 2019 dhe pastaj ika tek shtëpia e tij.

Gazetari: Ju ishit shtatzënë në atë kohë?

13-vjeçarja: Jo.

Gazetari: Na trego pak se pse e bëtë kallëzimin në Korrik të vitit 2019?

13-vjeçarja: Unë e bëra kallëzimin për **** në 2019 ngaqë mami, kur isha tek shtëpia e familjes së tij, mami im debatonte me mua që ta lija. Unë kërkoj drejtësi nga shteti tani që të më nxjerrin burrin nga burgu pasi ai mbahet brenda për akuzë të rreme. Mbas të gjithë këtyre debateve, pavarësisht se jemi zënë, pavarësisht se është futur burri im brenda, unë jetoj tek familja e tij qëkur u lidhëm. Edhe tani që është futur brenda. Unë bëra gabim, vajta bëra denoncim pa menduar pasojat që do të vinin më pas. Jam edhe unë fajtore. Pasi u bë kallëzimi i rremë, e detyruar, e shtyrë nga mamaja ime.

Gazetari: E keni deklaruar këtë më pas kur tërhoqët denoncimin? Ia keni vënë në dispozicion prokurorit, avokatit tuaj mbrojtës, ose tek policia se kjo është e vërteta?

13-vjeçarja: E kam deklaruar unë tek të tërë që kam vajtur, tek policia dhe tek prokuroria. E kam deklaruar, por nuk m’i marrin për bazë fjalët e mia.

Gazetari: Ju jeni mamaja e 13-vjeçares, keni qenë në dijeni të lidhjes së vajzës suaj me ****, kur e keni marrë vesh dhe a keni qenë dakord për këtë lidhje se të vegjël?

Nëna e 13-vjeçares: Ajo u njoh me atë djalë në Facebook, pas disa ditësh e kam marrë vesh. Jam interesuar për atë djalë, shumë nuk kam pasur qejf që të lidheshe, sepse është një vajzë e vogël, jo për shkollën, jo për shumë arsye të tjera…

Gazetari: Të ka treguar vajza që mund të ketë qenë e dhunuar, ose, është shprehur vajza me ju si nënë?

Nëna e 13-vjeçares: Jo, ka patur një rast kur ka patur një debat me mamin e atij. Nuk di as për dhunë as për probleme që mund të ketë patur me atë djalë, përkundrazi ka ardhur edhe djali me vajzën, nuk e kam parë si të dhunuar.

Gazetari: Çfarë ndodhi në Korrik të vitit 2019 kur u bë edhe kallëzimi, ju keni qenë edhe prezent me vajzën tuaj?

Nëna e 13-vjeçares: Ne kemi folur me psikologe, me polici, kemi folur, është hetuar edhe vajza.

Gazetari: E keni tërhequr d.m.th. atë që ndodhi në…?

Nëna e 13-vjeçares: Po e kemi tërhequr.

Pas gjithë kësaj shurdhërie e mosreagimi, papritur 13-vjeçarja braktisi fëmijën dhe la shtëpinë e bashkëshortit.

Nëna e djalit: Pasi ikën gazetarët, nusja minorene më braktisi fëmijën. Është 13-vjeçe, nuk di se çfarë bën. Ju lutem, i kërkoj drejtësisë, të më ndihmojë për këtë fëmijë. Djalin e kam në burg, e ka akuzuar nusja minorene, ju lutem më ndihmoni të gjej drejtësi.

Kjo është një kambanë alarmi për institucionet shtetërore dhe ato të drejtësisë, që e çuan këtë rast në këtë pikë. Prokurori dhe avokati presin paratë, për të nxjerrë 16-vjeçarin nga qelia, ndërsa Shërbimi Social është inekzistent në një situatë të tillë.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 13 vjecarja me femije elbasani 13 vjecarja me femije elbasani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës