Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Një 24-vjeçar është proceduar penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” pasi ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë në Rrugën e Arbrit me 10 mijë lekë të vjetra. I riu done të shmangte bërjen e testit të alkoolit, por është proceduar. Në njoftimin e Policisë rrugore bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit: K.S., 27 vjeç; L.M., 58 vjeç; S.S., 30 vjeç; F.P., 32 vjeç; V.R., 24 vjeç dhe E.Xh., 31 vjeç. Si dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi 4 shtetas. Gjithashtu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë Tiranë: Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për evidenimin e ndëshkimin e çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, apo që sjellin vështirësi e bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve në rrugët e kryeqytetit. Kontrollet intensive janë përqëndruar edhe në rrugën e “Arbërit”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Rrugorët e kryeqytetit kanë organizuar kontrolle të dedikuara në zonat më të frekuentuara, dhe si rezultat i kontrolleve gjatë mbrëmjes së djeshme, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi K.M., 24 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Porsche”, i ka ofruar lekë punonjësit të Policisë të Qarkullimit Rrugor për të mos bërë testin e alkolit me drager. Ky shtetas u procedua penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njëkohësisht gjatë kontrolleve, duke përdorur dragerat në rrugët e kryeqyetatit dhe në rrugët interurbane që lidhen me kryeqytetin, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasit: K.S., 27 vjeç; L.M., 58 vjeç; S.S., 30 vjeç; F.P., 32 vjeç; V.R., 24 vjeç dhe E.Xh., 31 vjeç. Si dhe u proceduan penalisht për drejtim mjeti dhe motomjeti pa leje drejtimi 4 shtetas. Gjithashtu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Po si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim policor, ku në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për vjedhje dhe lëndë narkotike.Gjithashtu nga monitorimi me radar në rrugën e “Arbërit”, gjatë ditës së sotme janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 14 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit. Po gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 6 drejtues mjetesh, 8 drejtues mjetesh për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të automjeteve sportive, 11 për errësim të xhamit parapritës, 79 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim, në kundështim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit. Kontrollet do vijojnë intensivisht dhe në këtë kuadër, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rrugët monitorohen me radarë, makinën inteligjente, kamera, aparatë fotgrafikë dhe nga patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Janë lexuar sot emrat e delegatëve të Degës së PD-së Berat, Kamëz, Dajt dhe Njësia nr.2, që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendi...
TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë shkruar një artikull në lidhje me bunkierizimin e vendin tonë në kohën e regjimit komunist. Një artikull i botuar fillimi...
BERAT – Dega e PD-së në Berat ka zyrtarizuar emrat e delegatëve për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sipas tyre 125 nga 198 delegatë kanë firmosur nga dega e PD s...
GREQI– Një shqiptar i moshës 38 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është vetëvrarë brenda furgonit të policisë greke, Mësohet sëe ngjarj...
TIRANË- Kryeministri Rama ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas atletikës, teksa me anë të një postimi në rrjetet sociale,...
VLORË– Një efektiv policie në burgun e Vlorës ka denoncuar politizimin e unifromave. Në një mesazh dërguar në redaksinë e Dosja.al, efektivi që kërko...
ITALI – Gjykata e Palermos në Itali ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për ekonomistin italian, Fabio Petruzello, i cili u arrestua disa ditë m...
TIRANË – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një person, ndërsa ka nisur procedimin për 3 të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kës...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Speciat të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach. Me anë të një pos...
KUKËS– Një 44-vjeçar me inicialet B.R., është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me dh...