All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

MASAT/ Situata e Covid-19 në Kosovë, 12 gra shtatzëna në spitale, paralajmërimi

4 Shkurt 2022, 15:21 Nga DOSJA
MASAT/ Situata e Covid-19 në Kosovë, 12 gra shtatzëna në
All - Paragraf - 1

PRISHTINË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend është shënuar 1 viktimë. Ndërkohë që gjithashtu janë shënuar edhe 1,853 raste të reja me koronavirus, nga 9,253 testime të kryera, ndërsa të infektuar aktivë janë 31,084 qytetarë. Po ashtu, me dy doza janë vaksinuar deri më tani 807,383, ndërsa janë imunizuar me dozën tretë 86,437 qytetarë.

Si është situata në vend?

Komuna e Prishtinës po vazhdon që të prijë me numrin e rasteve aktive në nivel vendi. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë janë 7.582 raste aktive me Covid-19. Pas Prishtinës renditet Peja me 2.450 raste aktive. E treta për nga numri i rasteve aktive me Covid-19 është Prizreni. Sipas MSH-së atje 2.288 qytetarë janë aktualisht të infektuar me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar qytetarët për rritje të rasteve me Covid-19 në ditët në vijim. Sipas këtij institucioni shëndetësor varianti Omicron po e rëndon situatën epidemiologjike në Kosovë. IKSHPK u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që kanë këto simptoma që të testohen e të mbyllen në shtëpi.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Nga ana tjetër mediat e Kosovës bëjnë me dije se në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) trajtim mjekësor po marrin 232 pacientë, 219 janë të konfirmuar me Covid-19, 9 negativë dhe 4 të tjerë të pakonfirmuar. Sipas raportimeve, 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 16 pacientë. 12 gra shtatzëna janë duke u trajtuar në Klinikën Gjinekologjike për shkak të infektimit me virusin Covid-19.

Gjithsesi, Qeveria e Kosovës është në një mbledhje ku po diskutohet lidhur me masat kufizuese ndaj virusit Covid-19, Pas kësaj mbledhje pritet që të mbahet një konferencë për media nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, mbajnë konferencë për media. Ora 17:00”, thuhet në njoftim.

Të enjten u mblodh Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë, për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur dje se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilat do të miratohen të premten ndërsa të shtunën do të hyjnë në fuqi. Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndërsa restorantet do të punojnë deri në orën 23:00.

Të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës. Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR. Po ashtu, maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme dhe të hapen palestrat.

(k.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës