LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët amerikan ngrejnë alarmin: Rritje e ndjeshme e terrorizmit të brednshëm në SHBA

22 Shtator 2021, 12:46 Nga DOSJA
Zyrtarët amerikan ngrejnë alarmin: Rritje e ndjeshme e terrorizmit

SHBA– Agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit po luftojnë me atë që ata e përshkruajnë si një “rritje domethënëse” të kërcënimit nga terroristët vendas, shumë prej të cilëve po veprojnë të vetëm dhe të motivuar nga armiqësia racore ose ideologjia anti-qeveri.

Zyrtarët, duke dëshmuar para ligjvënësve të martën, i bënë jehonë paralajmërimeve të fillimit të këtij viti se kërcënimet më vdekjeprurëse ndaj Shteteve të Bashkuara janë vendase, me ideologjinë e supremacisë të bardhë dhe pakënaqësitë personale që nxisin një numër në rritje të të ashtuquajturve aktorë të vetëm që të ndërmarrin veprime.

Sigurisht, çështja e terrorizmit të brendshëm ka shpërthyer“, tha Christopher Wray, drejtor i FBI -së, në një komision të Senatit, duke e quajtur parandalimin e sulmeve terroriste përparësinë kryesore të FBI-së “tani dhe në të ardhmen e parashikueshme”.

Ne kemi dyfish ngarkesë me çështje të terrorizmit të brendshëm, nga rreth 1.000 në rreth 2.700 hetime“, tha zoti Wray për 16-18 muajt e kaluar. “Kemi rritur personelin në dyfishin e numrit të njerëzve që punojnë kundër këtij rreziku, krahasuar me një vit më parë“.

Një pjesë e këtij kërcënimi rrjedh nga sulmi i 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, që rezultoi në vdekjen e pesë personave dhe është pasuar nga më shumë se 600 arrestime.

Por në dëshminë e përgatitur, zoti Wray paralajmëroi se sulmi ndaj Kapitolit “demonstron gatishmërinë e disave për të përdorur dhunën kundër qeverisë në avancimin e qëllimeve të tyre politike dhe sociale”.

Ai tha gjithashtu se shumë nga të mbiquajturit aktorët e vetëm, të motivuar nga pakënaqësitë e brendshme apo nga grupet e huaja terroriste, janë duke u mbështetur shumë tek interneti, diçka që ai tha se e bën të vështirë për t’i gjetur.

Për shkak se ata veprojnë të vetëm dhe lëvizin shpejt nga radikalizimi tek veprimi, shpesh duke përdorur armë lehtësisht të disponueshme kundër objektivave të pambrojtura, këta sulmues nuk lënë shumë gjurmë pas“, u tha zoti Wray ligjvënësve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vetëm në dy vitet e fundit, FBI-ja ka arritur të parandalojë sulmet terroriste në një numër qytetesh të mëdha amerikane, përfshirë Nju Jorkun, Las Vegasin dhe Majamin.

Kërcënimet e terrorizmit të huaj

Pavarësisht kërcënimit në rritje nga ekstremistët vendas, zyrtarët amerikanë paralajmëruan se kërcënimi nga grupet e huaja terroriste, si Shteti Islamik (IS) dhe al-Kaida, është vetëm disi i zvogëluar.

Grupet terroriste të huaja vazhdojnë të japin një shpërblim të lartë për sulmet kundër Shteteve të Bashkuara“, u tha ligjvënësve Christine Abizaid, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kundër Terrorizmit, duke e përshkruar kërcënimin vetëm si “më pak akut” sesa ishte 20 vjet më parë, kur al-Kaida kreu sulmet e 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon.

Ndërsa vitet e presionit [të kundërterrorizmit] kanë degraduar rrjetin e al-Kaidës, grupi dhe anëtarët e tij vazhdojnë të synojnë të përdorin individë me qasje në Shtetet e Bashkuara për të kryer sulme“, tha ajo.

Irani

Përveç grupeve si al-Kaida dhe ISIS, zonja Abizaid paralajmëroi se zyrtarët e antiterrorizmit janë të shqetësuar për përpjekjet e Iranit dhe të aleatit të tij, organizatës Hezbollah, për të sulmuar SHBA-në.

Në mënyrë të veçantë, ajo paralajmëroi se udhëheqësit iranianë vazhdojnë “të synojnë të hakmerren në Shtetet e Bashkuara për vrasjen e ish-komandantit të Forcës Quds, Qassem Soleimani”.

Zonja Abizaid më tej paralajmëroi në dëshminë me shkrim për përpjekjet e vazhdueshme të Teheranit për të “ndërtuar kapacitete operacionale kundër organizatave dhe njerëzve të lidhur me SHBA-në”.

Kina

Megjithatë, drejtori i FBI-së Wray u tha ligjvënësve se asnjë vend nuk paraqet një kërcënim aq të madh për SHBA-në, madje edhe më shumë se Irani, sa Pekini që e ka detyruar FBI-në të hapë një hetim të ri kundërzbulimi gati çdo 12 orë.

Unë mendoj se nuk ka asnjë vend që paraqet një kërcënim më të madh për inovacionin tonë, sigurinë tonë ekonomike dhe idetë tona demokratike sesa Republika Popullore e Kinës, kjo është arsyeja pse ne kemi mbi 2000 hetime aktive të lidhura me qeverinë e Kinës në të gjitha 56 degët tona në terren”, tha ai. “Është një rritje gati 1.300% në hetimet e spiunazhit ekonomik të lidhura me Kinën nga rreth një dekadë më parë“.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu akuzuan Kinën se po përpiqej të shfrytëzonte pandeminë e koronavirusit për të “përfituar nga prodhimi i pajisjeve mbrojtëse personale të falsifikuara dhe furnizimeve mjekësore”.

Kina “vazhdon të angazhohet në vjedhje të pronësisë intelektuale, shfrytëzimin e zinxhirëve të cënueshëm të furnizimit dhe përdorimin e presionit ekonomik për të kërcënuar sigurinë tonë ekonomike”, u tha ligjvënësve Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

Ransomware (Pirateria kibernetike)

Si zoti Wray dhe zoti Mayorkas gjithashtu përmendën si kërcënim të vazhdueshëm sulmet kibernetike të llojit ransomware, shumë prej tyre të lidhura me Rusinë.

Vitin e kaluar, viktimat paguan rreth 350 milionë dollarë shpërblim, një rritje prej 311% në krahasim me vitin e kaluar, me pagesën mesatare që i tejkalon 300 mijë dollarët”, tha zoti Mayorkas.

Tani jemi duke hetuar mbi 100 lloje të ndryshme të ransomware, secili me viktima pafund“, shtoi drejtori i FBI-së Wray./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alejandro mayorkas christopher wray cia alejandro mayorkas christopher wray cia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale