LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhje në Bjellorusi: Gruaja që sfidon Lukashenkon

9 Gusht 2020, 06:53 Nga DOSJA
Zgjedhje në Bjellorusi: Gruaja që sfidon Lukashenkon

BJELLORUSI- Një grua e re kërkon të sfidojë “diktatorin e fundit të Europës“, presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko në zgjedhjet e së dielës (09.08). Kush është Svetlana Tichanovskaja?

„Unë nuk jam politikane”, kështu e përshkruan Svetlana Tichanovskaja veten në një miting zgjedhor në Bjellorusi. „Unë dua të më kthehet familja ime dhe të skuq sërish qofte.” Një grua shtëpiake që kthehet në shpresëdhënëse. Në zgjedhjet e së dielës, (09.08), 37 vjeçarja konsiderohet si rivalja më e rrezikshme e presidentit autoritar, Aleksander Lukashenko, që kërkon të rikonfirmohet për të gjashtën herë në post.

Tichanosvskaja u bë rastësisht kandidate për presidente. Në të vërtetë Lukashenkon donte ta sfidonte, bashkëshorti i saj, Sergej Tichanovskij, por ai u ndalua që në fillim. Pak para fushatës zgjedhore ai u arrestua nga policia, për shkak të pjesëmarrjes në një demonstratë të palejuar. Kështu ai nuk mund të regjistronte në kohën e duhur ekipin e tij zgjedhor dhe gruaja vendosi spontanisht të dilte në garë.

Svetlana Tichanovskaja për habi u lejua të marrë pjesë në zgjedhje. Bashkëshorti i saj u lirua më vonë, dhe për disa ditë e drejtoi fushatën e saj deri në arrestimin e ri. Që atëherë 41 vjeçari ndodhet në paraburgim. Drejtësia e akuzon atë për dhunë ndaj forcave të policisë. Përkrahësit e tij flasin për një provokim.

Një grua drejtuese e opozitës

Brenda dy muajsh, Svetlana Tichanovskaja ka arritur të bëjë një ngjitje spektakolare. Nuk dihet shumë për të. Ajo vjen nga një qytezë provincë në jugperëndim të ish-republikës së dikurshme sovjetike, ka studiuar gjuhë të huaja dhe ka punuar si përkthyese në Homel, qytetin e dytë më të madh të vendit. Aty ajo u njoh me bashkëshortin. Tani është nënë e dy fëmijëve dhe shtëpiake.

Për politikën ajo nuk treguar ndonjëherë interes, sipas të dhënave të saj. Bashkëshorti i saj, Sergej Tichanovskij ka udhëtuar shumë brenda vendit për videoblogun e tij në fillim të vitit 2019. Si shoqëruesja e tij në këto udhëtime, kam mësuar shumë për vendin, thotë Svetlana.

Pjesëmarrja e një gruaje jashtë politikës në zgjedhjet presidenciale është një eksperiment unik. Por përgatitjet kanë ecur mirë dhe kandidatja e re ka zënë një vend të mirë ndër ata që konsiderohen me shanse në zgjedhje.

Tichanovskaja i mblodhi 100.000 firmat për kandidaturën e saj dhe u lejua në zgjedhje. Ekipi i saj zgjedhor u ndihmua nga dy njerëz të njohur të politikës, kandidaturat e të ciilëve nuk u pranuan: Ish-bankieri, Viktor Babariko dhe ish-diplomati Valreij Zepkalo. Mitingjet zgjedhore të Tichanovskajas tërheqin dhjetëra mijëra vetë – një rekord historik për marrëdhëniet bjelloruse, ku popullsia për një kohtë të gjatë ose ishte pasive ndaj politikës ose e trembur. Presidenti i përhershëm, Lukashenko e cilësoi Tichanovskajan dhe mbështeteset e saj, „të shkretat vajza”.

Programi zgjedhor i saj u zhvillua „në fushatë e sipër”. Kandidatja ka vetëm disa teza qendrore, që janë më të rëndësishmet: pavarësi të Bjellorusisë, liri për të burgosurit politikë, edhe për bashkëshortin e saj, zgjedhje të reja demokratike brenda gjashtë muajsh pas fitores. Pas kësaj ajo dëshiron të tërhiqet nga politika dhe të jetë sërish grua shtëpiake.

Një grua që mëson shpejt

Tek ajo mund të shikosh, se si një njeri i zakonshëm arrin të përballojë një detyrë të jastëzakonshme. Në mitingjet e saj në fillim, Tichanovskaja dukej shumë e pasigurtë, por autentike dhe jo teatrale. Fillestarja e politikës mësoi shumë shpejt, nuk ka bërë gabime të mëdha dhe del më më vetëbesim tani në mitingje. Për çështjet e komplikuara ekonomike apo në politikën e jashtme, ajo e pranon, se nuk është eksperte. Ajo i mënjanon temat kontroverse dhe kundërgodet kur sulmohet nga Lukashenko. Tezës së presidentit, se kush ka shërbyer në ushtri mund të jetë kreu i shtetit, ajo iu kundërpërgjigj me propozimin, që të lejohen të kandidojnë vetëm nënat. Deri më tani ajo nuk ka lejuar të frikësohet dhe pas një kërcënimi anonim i dërgoi fëmijët e saj jashtë.

Fushata zgjedhore e Tichanovskajas tregon, se shoqëria bjelloruse po ndryshon pandalshëm. Suksesi i saj në një vend, ku dukej se gjithçka ndodhej nën kontroll, i ka habitur shumë vetë. Atmosfera e protestës pas 26 viteve sundim të Lukashenkos duket kaq e madhe, saqë për shumë vetë nuk ka rëndësi, se kush do të jetë presidenti i ri, mjafton të ketë një ndryshim. Për momentin duket, se Lukashenko ende mund ta mbajë postin, por kritikët dyshojnë që tani në fitoren e mundshme dhe sjellin ndërmend faktin, që nuk do të ketë vëzhgues të pavarur zgjedhor. Organizata për Bashkëpunim e Siguri në Europë, OSBE, raportimet e së cilës vlerësohen në shkallë ndërkombëtare për neutralitetin e tyre, nuk është ftuar.

Marrë nga:DW

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota svetlana tichanovskaja svetlana tichanovskaja

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale