LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet dosja/ Iraniani hapi ‘Telegram’ me të dhënat e gruas që firmosi kontratën e qirasë, spiunoi muxhahedin

12 Tetor 2020, 17:43 Nga DOSJA
Zbardhet dosja/ Iraniani hapi ‘Telegram’ me të dhënat e

TIRANË– Bijon Pooladrag, iraniani që u la sot në burg, është denoncuar nga një grua dhe vajza e saj, të cilat kishin bërë një kontratë qiraje me të huajin. Në dosjen e publikuar nga “BalkanWeb”, nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se vajza në fjalë ka zbuluar se përmes telefonint të saj por edhe të nënës iraniani ka hapur llogari në Telegram.

Vetë ai ka pranuar para gjykatës se ka jetuar në shpinë e tyre, se ka përdorur telefonin e nënës, por mohon të ketë ndërhyrë në rrjet, për çështje kompjuterike.

Pjesë nga dosja:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur kërkesën për: Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bijon Pooladrag, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, Keqpērdorimi i paisjeve” dhe Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” parashikuar nga nenet 293/a,b,c,çi K.Penal. të
Nga shqyrtimi gjyqësore i akteve dhe provave të paraqitura nga prokurori rezultoi se: Kallëzuesja, më datë 05.10.2020, është takuar me kushëririn e saj të quajtur F mbiemrin nuk ja di pasi janë kushërinj të tretë. Ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit. Në këtë moment shtetasi i quajtur F ka komunikuar me shtetasen X se kjo e fundit ka dhe një llogari në aplikacionin Telegram. Ajo i ka thënë që nuk ka hapur kurrë më parë llogari në këtë aplikacion. Në telefonin e saj dilnin sikur ajo kishte llogari në Instagram, Facebook, ËhatsApp, Messenger dhe Telegram, të gjitha në emrin e shtetases X. Menjëherë ajo ka instaluar në telefonin e saj, aplikacionin Telegram dhe e ka regjistruar me numrin e telefonit 068xxx të cilin ajo e ka në posedim.

Ka konstatuar se llogaria kishte numrin e saj të telefonit, si emër profili kishte shënimin në gjuhë të huaj të pakuptueshme nga ana e saj dhe si foto profili një foto të një aktori të njohur. Në kētë aplikacion shtetasja X ka konstatuar se kishte biseda me shtetas që ajo nuk i njihte por dhe me shtetas që i nijhte.
Ka parë mesazhe të cilat nuk i kuptonte pasi ishin në gjuhë të huaj (iraniane). Shtetasja X ka vënë re se vetëm një nga komunikimet ka qenë në gjuhën angleze. Pas këtij momenti ka telefonuar motrën e saj e cila quhet X, nëpërmjet aplikacionit Telegram për ta pyetur nëse e ka hapur ajo këtë llogari me numrin e saj. Motra e saj nuk është përgjigjur. Ka telefonuar kunatin e saj, burrin e motrës, X, i cili është shtetas Iranian, i qujtur Sarafaraz Rahimy, por dhe ky nuk i është përgjigjur. Qëllimi i telefonatës me motrën dhe kunatin e saj ishte pasi donte ti pyeste, duke qenë se janë njohës të gjuhës iraniane dhe ajo ka menduar se mos e kanë hapur ata. Këtë e ka lidhur me faktin pasi mesazhet ishin në gjuhën iraniane dhe ajo nuk e di këtë gjuhë. Gjithashtu ka telefonuar kushëririn e saj shtetasin e quajtur F për të kuptuar rreth kësaj.

Po atë ditë, në mbrëmje kallzuesja X ka parë të gjitha mesazhet të cilat shumica prej tyre ishin në gjuhën iraniane, ka parë numra telefoni të ndryshēm, adresa email të ndryshme, foto të ndryshme dhe një bisedë në gjuhën angleze ku personi prezantohet si Bijan. Gjithashtu ka parë që nga llogaria e telegramit janë dërguar mesazhe drejt llogarisë së Bijan pasi dhe ai posedon një llogari në këtë aplikacion. Shtetasja X menjeherë i ka bere scrén shot të gjitha mesazheve dhe bisedave. Më datë 08.10.2020, ajo ka hyrë ně aplikacionin Telegram dhe ka konstatuar se shumica e bisedave ishin fshire. Në atë moment, ajo ka dyshuar se personi i cili ka hapur llogarinë në Telegram është shtetasi Bijan Salman Pooladrag.

Ky shtetas prej muajit janar të vitit 2020 jeton në të njëjtën shtëpi me shtetasen X. Burri i motrës së saj i ka thënë mamasë së kësaj shtetase që të rrijë në shtëpinë e tyre pasi është në gjendje të keqe ekonomike. Shtetasi Bijan Salman Pooladrag është refugjat në Shqipëri dhe është i pajisur me leje qëndrimi. Ai jep një shumë prej 10.000 lekë të reja për shpenzime të vogla. Gjate qëndrimit të tij në banesë dhe bisedave të kryera ky shtetas u ka thënë se është Bijan, vinte nga Irani dhe ka ardhur këtu në Shqipëri pasi nuk mund të qëndronte në vendin e tij prej regjimit politik. Ai u ka thënë se një organizatë Iraniane këtu në Shqipëri u jep si ndihmë ekonomike një shumë prej 300 euro.

Shtetasja X i ka thënë shtetasit iranian të quajtur Bijan që ta ndihmonte për një vend pune por ai i ka thënë se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter, por ajo nuk i ka parë asnjë kompjuter. Ajo ka deklaruar se ky shtetas posedon një telefon dhe një tablet.

Fakti se përse ajo dyshon tek shtetasi Bijan për hapjen e llogarisë në Telegram është se ai hyn në banesën e tyre dhe shtetasja X telefonin nuk e mban gjithmonë me vete dhe si pasojë ai mund të ketë pērfituar nga kjo. Telefoni i saj nuk ka kod sigurie. Gjë tjetër që e ka bërë të dyshonte është pasi komunikimet ishin në gjuhën iraniane dhe tek bisedat ka parë foto të mikes sē saj që njihet dhe nga shtetasi iranian Bijan.

Ajo me shtetasin iranian Bijan janë shokë në Instagram si dhe kanëshkëmbyer numrat e telefonit. Numri i telefonit të shtetasit Bijan është 069XXXX. Në rrjetin social Instagram ai ka proflin emërtuar “bijanpooladrag me adresë https://ëëë.instagram.com/bijanpooladrag/. Shtetasja X ka deklaruar se është shumë shqetësuar pasi është përdorur numri i saj i telefonit për hapjen e një llogarie në Telegram. Ajo ka theksuar se nuk ka hapur asnjëherë një llogari në aplikacion Telegram. Kjo llogari mund të keqpëdoret nga personi i cili e ka hapur dhe mund të krijojë probleme. Eshtë përpiluar procesverbali për marrjen e të dhënave që ka dijeni për veprën penale, shtetases Z e cila është pyetur për pretendimet e shtetases X dhe ka deklaruar si më poshtë:

Shtetasi Bijan Salaman Pooladrag më datë 22.01.2020, ka firmosur një deklaratë me shtetasen Z personalisht, në të cilēn shprehet gadishmëria e tij për të qendruar jo më pak se gjashtë muaj me qera në shtëpinë e saj, dhe se do të respektonte kushtet e vendosura nga ana e saj me tej per mirëfunksionimin e marrëveshjes. Ka qëndruar korrekt gjithë kohës me pagesat, dhe me mirembajtjen e shtepise, madje ka cilësuar faktin se ajo është sëmurë nga zemra dhe ai i ka qëndruar tek koka duke i shërbyer, në momentin që ajo nuk kishte vajzat në shtëpi. Me pak fjalë ka qenë njeri i shtepisë për ta. Mirëpo një ditë vajza e saj shtetasja X i ka thënë se sipas saj ky shtetas i kishte marrë telefonin pa dijeninë e saj dhe kishte përdorur një program. Shtetasja Z ka deklaruar që me moshën që ka nuk i kupton mirë kēto punë, por thënë se nëse ai e ka bërë një punë të tillë, mund ta ribëjë përsëri, me te gjitha sendet në shtëpi, kështu që nëse është ai autori, pas vërtetimeve tuaja, të mbajë përgjegjësi. Është përpiluar procesverbali i dorëzimit të dokumentave nga shtetasja X, fletë të printuara, scrën shot të mesazheve në aplikacionin

Telegram, një fotokopje kontrate datë 22.01.2020 ndërmjet Z dhe shtetasit Bijan Pooldrag. Konkretisht mesazhe ne gjuhë të huaj të dërguara nga aplikacioni Telegram. Nga kqyrja e telefonit të shtetases X ku gjatë kqyrjes, ndër të tjera kanë rezultuar foldera emertuar screenshot, B.qera, Telegram dhe Rubrika/ card/dcim/camera në të cilat janë konstatuar foto screenshot-e të cilat janë kopjuar hedhur djegur në një CD e cila i është bashkëlidhur këtij proçesverbali. Nga të dhënat e mësiperme dhe nga veprimet hetimore të kryera nga Policia Gjyqesore, rezulton se ka te dhëna të mjaftueshme që krijojne dyshimin e
arsyeshem se në rastin konkret personi nên hetim, Bijon Pooladrag të ketë konsumuar elementët e figures së veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, ” Keqpërdorimi i paisjeve” dhe * Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, të parashikuar nga nenet 293/a, b,c,çi K.Penal. Për këto fakte të sipër përmendura, nisur nga rrezikshmëria e veprave penale për të cilën dyshohet dhe e personit, organi i prokurorisë ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim atë të “arrestit ne burg”.

Lidhur me vleftësimin e ndalimit. A. E drejta për tu mos u privuar nga liria në mënyrë arbitrare është një nga të drejtat themelore që gëzon një person. Shtetit i njihet e drejta që të kufizojë këtë të drejtë themelore, kur duhet të mbrohet një interes privat ose publik. Privimi i lirisë në rastet e arrestit në flagrance dhe ndalimit, e vendos individin në një situate të vështirë ku atij i privohet liria e lëvizjes, prandaj del nevoja që proçedurat e heqjes së lirisë të jenë ligjore dhe të kontrollohen nga gjykata

253 të K.Pr. Penale. LIDHUR ME CAKTIMIN E MASË SË SIGURIMIT. Për sa i përket kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal, gjykata në vendimin e saj mbajti parasysh nenin 27 dhe 28 të Kushtetutës së Repubikës së Shqipërisë. Gjithashtu, gjykata, bazuar në nenet 228 dhe 229 të K.Pr.Penale, sipas të cilëve askush nuk mund t’i nënshtrohet një mase sigurimi personal në qoftë se në ngarkim të tyre nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova. Pra që të caktohet një masë sigurimi personal ndaj një personi duhet të ekzistojë një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova se personi është autor për kryerjen e veprës penale të dyshuar në rastin konkret. Nga provat e paraqitura nga prokuroria Gjykatës iu krijua bindja se ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Bijon Pooladrag, ka kryer veprat penale për të cilën po hetohet. Kjo pasi i arrestuari është ndaluar nga punonjësit e policisë në kryerje e sipër të veprave penale.

Gjithashtu, gjykata vendos një masë sigurimi personal kur ekziston të paktën vetëm një nga rastet e parashikuar nga nenin 228/3 i K.Pr.Penale:”Masat e sigurimit personal vendosen:

Sa me lart parashtroi gjykata cmon të caktojë ndaj personit nên hetim Bijon Pooladrag masën e sigurimit “arrest në burg në bazë të nenit 238 të K.Pr. Penale, e cila është në raport me rēndësinë e faktit dhe pērshtatet me nevojat e sigurimit në rastin konkret..

PËR KËTO ARSYE: Gjykata, në mbështetje të neneve 251 259, 228-230, 238, 244, 252 dhe

Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

245 të Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nen hetim Bijon Ghahreman Pooladrag.

Caktimin si masé sigurimi personal ndaj personit nen hetim Bijon Pooladrag, até të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. Urdherohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Iraniani Bijon Pooladrag u la sot në burg dhe akuzohet për veprat penale: “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”.

46-vjeçari hyri në Shqipëri në 2016 dhe filloi veprimtarinë kundër anëtarëve të Mek. Ai përmes një aplikacioni komunikonte me të tjerë duke u lidhur me numrat e telefonit të shtetasve të ndryshëm. Sipas Policisë, iraniani siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit duke e bërë të disponueshëm në aparatet e tij kompjuterike. Policia gjeti në banesen e tij tre dokumente identifikimi dhe një sërë dokumentash të tjera nën hetim, 10 karta sim, katër aparate celulare dhe një usb.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bijon pooladrag arrestohet iraniani bijon pooladrag arrestohet bijon pooladrag arrestohet iraniani bijon pooladrag

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër