LIVE UPDATES
Politike

“Me reforma të vazhdueshme mund të ndryshojë”/ Yuri Kim: Në gjyqësor dhe politikë, jemi të shqetësuar nga korrupsio

12 Mars 2021, 18:58 Nga DOSJA
“Me reforma të vazhdueshme mund të

TIRANË – Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në fjalën e mbajtur sot në Forumin Ekonomik të Tiranës shprehu shqetësimin për korrupsionin në gjyqësor dhe në politikë në Shqipëri.

Në fjalën e saj, ajo ka thënë se integrimi më i madh ekonomik në rajon dhe me BE-në është absolutisht thelbësor nëse shtetet që duan anëtarësim shpresojnë të rritin ekonomitë e tyre, të kundërshtojnë influencat keqdashëse.

Përsa i përket Shqipërisë, Kim ka thënë ndër të tjera se, vendi ynë, nga njëra anë është e lakmuara e rajonit, me gati 100% prodhim hidrik dhe nga ana tjetër, ajo varet nga infrastruktura aktuale e hidrocentraleve, duke e bërë të cënueshme nga mungesat hidrike.

Ajo ka thënë se ka shumë shpresë te Shqipëria dhe rajoni, duke shtuar se këto të fundit do të përballen me rreziqe dhe sakrifica gjatë rrugës, duke shtuar se vendi ynë me reforma të vazhdueshme, veçanërisht në luftimin e korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë, mund të ndryshojë.

FJALA E PLOTË: 

Le të fillojmë me atë që unë besoj se është besimi ynë kryesor i përbashkët: Një rajon më i fortë i Ballkanit Perëndimor do të thotë një Europë më e fortë dhe një partneritet më i fortë transatlantik. Një rajon në paqe dhe i integruar me veten dhe fqinjët e tij të BE do të lejojë investitorët e huaj ta shohin rajonin si një vend të stabilitetit dhe mundësive. Një vend ku integrimi më i madh ekonomik dhe lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe personave do t’u mundësojë njerëzve, industrive dhe vendeve të kenë begati, stabilitet dhe mundësi më të mëdha. Pozicioni i SHBA në Ballkanin Perëndimor ka qenë dhe do të mbetet i përqendruar në një rajon në paqe me veten dhe me fqinjët e tij; një rajon që është i qëndrueshëm, i begatë dhe i integruar në kuadrin europian dhe euro-atlantik. Ne besojmë se integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor, i të gjashtë vendeve, e bën Europën, partnerin tonë, më të fortë. Angazhimet e përtërira – më së fundmi në Samitin e Sofjes – për integrimin evropian, për Marrëveshjen e Europës Qendrore për Tregtinë e Lirë (CEFTA), dhe për Procesin e Berlinit, të kombinuara me nismat e kohëve të fundit, si “Korridoret e gjelbra” dhe përparimi në sigurinë 5G dhe standardet digjitale, u provojnë drejtuesve të rajonit se begatia vjen nga partneriteti. Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik nuk janë vetëm thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-it, por edhe për konkurreshmërinë afatgjatë të rajonit. Shtetet e Bashkuara duan të punojnë me të gjitha palët për të siguruar që secili vend të maksimizojë përfitimet nga integrimi më i madh. Për të përmbushur plotësisht potencialin e tyre, vendet e rajonit duhet të bëjnë më shumë sesa një angazhim publik për rritjen ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal. Ata duhet të ndërmarrin veprime reale për të ecur përpara në reformat e vështira, për të zgjidhur çështje të vështira politike brenda vendit dhe me fqinjët, për të forcuar demokracitë e tyre shumë-etnike dhe gjyqësorët, dhe për të ecur drejt një të ardhmeje më të begatë, më të integruar – një pikë e përmendur në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Europian. Për Shqipërinë, kjo do të thotë që duhet të bëhet më shumë brenda vendit për të forcuar institucionet dhe ekonominë e Shqipërisë. Korrupsioni mbetet një shqetësim kryesor i Shteteve të Bashkuara si në gjyqësor ashtu edhe në politikë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë punuar ngushtë me partnerët tanë shqiptarë për të nxitur një proces të dhimbshëm të reformës në drejtësi. Kjo ka filluar të japë fryte dhe, me gjykata të pastra do të shohim investime të huaja më të mëdha, më shumë vende pune për të rinjtë e talentuar të vendit dhe drejtësinë e paanshme të shumëpritur të sistemit gjyqësor nga ata që kanë nevojë. Gjithashtu besojmë se lidhja e ekonomive të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë një prioritet dhe se duke bërë këtë, rajoni do të bëhet një zonë më tërheqëse e investimeve. Ekonomistët vlerësojnë që PBB i rajonit mund të rritet me shtatë për qind nëse Shqipëria dhe vendet e tjera në rajon zbatojnë së bashku reformat e nevojshme për integrimin në nivelin e BE. Integrimi më i madh ekonomik në rajon dhe me BE-në është absolutisht thelbësor nëse shtetet që duan anëtarësim shpresojnë të rritin ekonomitë e tyre, të kundërshtojnë influencat keqdashëse, të ndalojnë rrjedhjen e jashtëzakonshme të trurit në rajon dhe të krijojnë vrullin e nevojshëm për anëtarësimin përfundimtar në BE. Ne duam ta shohim Shqipërinë të bëhet një partnere më e fortë, më e aftë, të bëhet më tërheqëse si një destinacion për investime dhe më e gatshme dhe e aftë për të marrë role udhëheqëse në rajon dhe në Europë. Më pyesin rregullisht se si mund të udhëheqë dhe të tregojë forcë, Shqipëria. Mua më vijnë ndër mend sektorë dhe zona të caktuara. E para është energjia. Ndryshimi i klimës është sfida e jetës sonë dhe ne po jetojmë në një cep të Evropës, që përballet me sfida të mëdha nga varësia në termocentralet e vjetëruara me qymyr, që janë disa nga më ndotësit në Evropë. Nga njëra anë Shqipëria është e lakmuara e rajonit, me gati 100% prodhim hidrik. Nga ana tjetër, ajo varet nga infrastruktura aktuale e hidrocentraleve, duke e bërë të cënueshme nga mungesat hidrike. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura ta shohin Shqipërinë duke punuar me kompani amerikane dhe europiane për të zgjeruar prodhimin dhe për t’i dhënë larmi burimeve të saj të energjisë, për të përfshirë solarin dhe gazin e lëngshëm natyror. Ne po shohim një arkitekturë të re të energjisë që po shfaqet në rajon dhe projektet e ndryshme në zhvillim këtu – nga Skavica në Vlorë – do ta pozicionojnë Shqipërinë për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të energjisë dhe çështjeve të ndryshimit të klimës, jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e BE-së gjithashtu. Shqipëria ka treguar se mund të jetë e fortë edhe në forumin ndërkombëtar. Siç e kanë bërë të qartë Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken, është e domosdoshme që vendet me të njëjtin këndvështrim të bashkohen për të kundërshtuar përpjekjet e Kinës për të minuar sistemin ndërkombëtar – rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet – që kemi luftuar kaq shumë për t’i krijuar. Shqipëria ka qenë një udhëheqëse në mbrojtjen e infrastrukturës së saj kritike nga aktorët keqdashës, duke përfshirë edhe zmbrapsjen e pajisjeve teknologjike nga Huaëei dhe ZTE. Lejimi i furnitorëve kinezë të telekomunikacionit si Huaëei ose ZTE të marrin pjesë ose të kontrollojnë ndonjë pjesë të një rrjeti 5G, krijon rreziqe të papranueshme për sigurinë kombëtare, infrastrukturën kritike, privatësinë dhe të drejtat e njeriut. Ne i përshëndesim veprimet e Shqipërisë dhe nxisim të tjerët të ndjekin shembullin e saj. Kam shumë shpresë te Shqipëria dhe rajoni, por nuk është pa rrezik dhe sakrifica gjatë rrugës. Me reforma të vazhdueshme, veçanërisht në luftimin e korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë, gjërat mund të ndryshojnë, dhe do të shohim më shumë mundësi për Shqipërinë, si dhe për të gjithë rajonin.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll
Politike 12 Mars 2021, 18:48

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, thotë se Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejten të kenë seli shtetërore nëse marrin mandat deputeti ap...

Politike 12 Mars 2021, 17:38

TIRANË – Në Shqipëri përplasjet sot mes policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës